Me urdhër të prokurorit, njësia policore në Gjilan, ka kontrolluar një veturë e cila ishte sekuestruar, kurse gjatë kontrollit, ka gjetur dhe sekuestruar 60.8 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe një peshore elektrike, bëri me dije policia.
Sipas policisë personi i dyshuar, që paraprakisht kishte braktisur veturën dhe ishte larguar vazhdon të jetë në kërkim policor.
Për rastin thuhet se është në hetime./GJILANI INFO/


