Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

June 24, 2026

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

June 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026
  • Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu
  • Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ndalon tre persona dhe ngre shtatë aktakuza ndaj nëntë personave
  • Policia sekuestron marihuanë, veturë dhe pajisje të dyshuara në Viti
  • Sulmohet me shufër hekuri në Gjilan, një person përfundon në QKUK
  • Vjedhje e rëndë në Gjilan, policia nis hetimet
  • Nxënësit e shkollës “Thimi Mitko” nga Gjilani zhvillojnë ekskursion edukativ në Ujman
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Në Binçë të Vitisë u përurua sheshi dhe u zbulua busti i Imzot Mark Sopit
Lajme Lokale

Në Binçë të Vitisë u përurua sheshi dhe u zbulua busti i Imzot Mark Sopit

adminBy adminAugust 1, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Me një manifestim të hapur sot në fshatin Binçë të Vitisë, është bërë zbulimi i bustit të, Imzot Mark Sopit, ish ipeshkvit të Dioqezës Prizren-Prishtinë, si dhe u përurua sheshi në qendër të fshatit me po këtë emër. Me këtë rast në këtë ngjarje i pranishëm pos kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti ishin edhe personalitetet të shumta nga jeta publike, përkatësisht nga Institucionet qendrore, ish ministra, ambasador, veteranë të luftës e klerikë fetar të bashkësive fetare dhe mysafirë të shumtë.
Në fjalën e tij, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, nën përkujdesjen e të cilit edhe u mbajt ky manifestim, u shpreh se është një ditë e shënuar për të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë përfituar nga mësimet e Imzot Mark Sopit dhe udhëheqja e tij shpirtërore.
“Mark Sopi Ishte një figurë e jashtëzakonshme, një udhëheqës shpirtëror që gjatë gjithë jetës së tij, ia kushtoi Kishës dhe shërbesës së popullit. Lindi më 1938 në këtë fshat, pra në Binçë dhe që nga mosha e re tregoi një prirje të fortë për jetën shpirtërore dhe përkushtimin ndaj Zotit.
Sot, po në vendlindjen e tij, po e përurojmë këtë bust dhe këtë shesh, në shenjë nderimi e kujtimi për veprën e tij që e la gjatë jetës me një kontribut të çmuar prej atdhetari” u shpreh kryetari Haliti. Ai mes tjerash theksoi se ai përballoi me guxim dhe përkushtim sfida të mëdha, duke ndihmuar të varfërit, duke këshilluar të pasigurtit dhe duke ndihmuar në aksionet e pajtimit të gjaqeve në vitet e trazuara.
Imzot Mark Sopi gjithmonë përpiqej të ndihmonte ata që ishin në nevojë. Ai ishte një mbështetës i palodhur i të varfërve, të sëmurëve dhe të përndjekurve. Nën udhëheqjen e tij, Ipeshkvia e Kosovës u bë një strehë e sigurt për të gjithë ata që kërkonin ndihmë dhe ngushëllim. Ai inkurajoi solidaritetin dhe bamirësinë, duke u kujdesur që askush të mos mbetej pas dore.
Përgjatë periudhës së okupimit nga pushteti i atëhershëm në vitet e 90-ta, edhe Kisha e Binçës u shndërrua në një Institucion shëndetësor duke hapur dyert për të ofruar asistencën mjekësore për të gjithë ata që kanë nevojë. Gjithashtu, vatër e mbikëqyrjes shëndetësore të nxënësve të helmuar, për të cilat kjo shtëpi e Zotit, ishte në shënjestër të pushtetit të atëhershëm serb. Andaj, ky bust e ky shesh, është një simbol i përkushtimit dhe dashurisë së tij për Zotin dhe popullin shqiptar. Është një kujtim i përjetshëm për të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë përfituar nga prania e tij në jetën e tyre. Ky bust do të shërbejë si një frymëzim për brezat e ardhshëm, duke kujtuar Imzot Mark Sopin për vlerat e larta që ai përfaqësoi. Le të kujtojmë se Imzot Mark Sopi nuk ishte vetëm një udhëheqës shpirtëror, por edhe një simbol i forcës, guximit dhe përkushtimit ndaj kauzës sonë kombëtare. Na mësoi se pavarësisht nga sfidat dhe vështirësitë, ne duhet të qëndrojmë të palëkundur në besimin tonë dhe të punojmë për një botë më të mirë dhe më të drejtë” tha Haliti. Një fjalë rreth personalitetit të Imzot Mark Sopit, e mbajti edhe Impeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Dodë Gjergji, i cili mes tjerash tha se Mark Sopi la pas një vepër madhore në historinë e Kosovës. “Ndjej dhimbje për atë që ka qenë në shërbim në kohën më te keqe e në rrethana më të vështira. Jeta e tij është një dritë e ndezur në jetën e mirë dhe rrugën e drejtë të popullit tonë” u shpreh Dodë Gjergji. Me nga një fjalë rasti u paraqitën edhe ish ambasadori Anton Kolë Berisha dhe famullitari i kishës në Binqë, Dod Frrok Zefi. Ky manifestim, është organizuar në kuadër të aktiviteteve që po organizohen nën përkujdesjen e kryetarit te komunës për nderë te ditëve te diasporës./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

June 24, 2026

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Nxënësit e shkollës “Thimi Mitko” nga Gjilani zhvillojnë ekskursion edukativ në Ujman

June 24, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

By adminJune 24, 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të organizatave…

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

June 24, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ndalon tre persona dhe ngre shtatë aktakuza ndaj nëntë personave

June 24, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

June 24, 2026

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

June 24, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.