Author: admin

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se bashkë me FSK-në dhe Njësinë e Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës kanë testuar aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën. “Trupat specialë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës testuan së bashku aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën.” MM ka thënë se trupat specialë kanë simuluar skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione të zbulimit taktik,…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj sot ka qenë i pranishëm përgjatë pranimit të pajisjeve për mirëmbajtjen e hapësirave publike. Këto janë pajisje që do të jenë në dispozicion të Ndërmarrjes Publike “Dardana”. Investimi për blerjen e këtyre pajisjeve kap vlerën e 62,000 eurosh. Në të njejtën kohë kjo ndërmarrje ka pranuar donacion edhe një kamionetë. Kujtojmë se ndërmarrja në fjalë tashmë ka nisur punën e saj edhe në kuadër të marrëveshjeve që tashmë ka me Komunën e Kamenicës./Gjilani Info/

Read More

Banorë shqiptarë nga Lugina e Preshevës në jug të Serbisë kanë protestuar të hënën për “identitet dhe dinjitet”, duke e akuzuar Qeverinë serbe për diskriminim ndaj tyre. Ata protestuan në Bujanoc duke mbajtur në duar flamuj kombëtarë shqiptarë dhe amerikanë, si dhe pankarta me mbishkrime si: “Stop pasivizmit selektiv”, “Të shtypur po, të nënshtruar jo” dhe “kthema adresën”, si dhe të veshur me fanella me mbishkrimin “Për identitet dhe dinjitet”. Përfaqësuesi i komunitetit shqiptar në jug të Serbisë, Shaip Kamberi, e akuzoi Qeverinë serbe për mohimin e të drejtave të pakicës shqiptare, duke thënë se ajo “nuk dëshiron integrimin e…

Read More

Ylli i Kosovës në futboll, Edon Zhegrova mund të transferohet në Serie A. Pas Milanit, garës për transferimin e Zhegrovës i ka hyrë edhe Roma. “Corriere della Sera” raporton se Zhegrova shihet si zëvendësues i Paulo Dybalas. Sulmuesi argjentinas e ka marrë një ofertë të çmendur nga Arabia Saudite: 2 vjet kontratë me 20 milionë euro rrogë në vit në klubin e kontrolluar nga fondi PIF. Në rast se ish-futbollisti i Palermos e Juventusit përfundon në Saudi Pro League, atëherë do t’i hapej rruga futbollistit të Lillet të përfundojë në kryeqytetin italian. 25-vjeçari është sot njëri prej futbollistëve më…

Read More

Edhe raporti I fundit i Policisë së Kosovës, njofton për disa dhjetra aksidente rrugore dhe mbi 1 mijë e 600 shqiptime të tiketave gjobitëse në tërë teritorin e vendit. Në raport thuhet se për periudhën kohore në fjalë janë shënuar jo më pak se 97 aksidente trafiku, ku prej tyre, 36 kanë qenë me lëndime dhe 61 rastet tjera vetëm me dëme materiale. Ndërkaq, kur është fjala për gjobitjet në trafikun rrugor, bëhet me dije se gjatë të njejtit rreth kohor janë shqiptuar 1 mijë e 625 tiketa gjobitëse për shkelësit e dispozitave ligjore dhe rregullave ne trafik rrugor./Gjilani…

Read More

Fehmi Ajvazi Nuk të thash kurrë njerkë as s’të bëra hire, sykaltër – lulezemër Shqipëri Një yllnajë në qiell plotë dritë edeni, Pa ty s’di kush do isha tani… S’do rritesha as s’do plakesha nga hija e mjegulles, Po t’mos ishti ti e shtrejta ime – mall, Të ndjeva gjithmonë në vend të nanës, Nanë të kam thanë qysh se nanën time di… Nuk të mora kurrë inat dhe as mëri, As në andërr kur s’hiqej mjegulla dhe as kur këndonte njaj zog i zi, Nuk di kush do isha sot e shtrenja ime, Në qiell çfarë do shihja: pa…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda javës së fundit, përkatësisht nga data 5 – 11 gusht 2024, ka regjistruar gjithsej tridhjeteshtatë (37) kallëzime penale ndaj pesëdhjetetre (53) personave. Gjithashtu gjatë kësaj jave janë proceduar: – dhjetë (10) aktakuza ndaj dymbëdhjetë (12) personave, – njëzetegjashtë (26) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime), – pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave, – dyzetegjashtë (46) urgjenca. Nga prokurorët kujdestarë gjatë…

Read More

Ajo, në intervistën për SRF tregon se, si vajzë 18 vjeçe, në Itali, ka punuar si dado fëmijësh dhe kujdestare të moshuarish, për të përballuar jetesën Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho është intervistuar nga radioja zvicerane e transmetuesit publik SRF, në një emision për muzikën. Intervista është zhvilluar në Aix-en-Provence të Francës, ku ajo po performonte në festivalin e atjeshëm të muzikës oiperistike, shkruan albinfo.ch. Ermonela prezantohet si këngëtarja e personifilkuar sidomos me rolin e madh të Cio-Cio-San të operës së njohur të Pucinit “Madame Baterfly”, të cilin ajo e kaluajtur plot 185 herë! “Sa më e madhe…

Read More

Sot në Bujanoc do të mbahet një protestë kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe. Kjo protestë e cila pritet të nis në orën 11:00, organizohet në përgjigje të politikave diskriminuese dhe trajtimit të pabarabartë që shqiptarët e Luginës së Preshevës po përjetojnë prej vitesh. Banorët e Bujanocit dhe zonave përreth pritet të dalin masivisht në këtë protestë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj situatës së krijuar dhe për të kërkuar të drejtat e tyr Organizatorët e protestës kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë, duke theksuar se kjo është një mundësi e…

Read More