Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar klubin “KF Vllaznia”, në stadiumin “Ibrahim Kurteshi” në Pozheran.
Ai ka thënë se gjatë kësaj vizite ka parë entuziazëm të jashtëzakonshëm për rikthim të madh të këtij klubi me traditë 51 vjeqare.
“Publikisht iu garantova mbështetje, e gjithashtu së bashku me kryetarin e fshatit dhe kryesinë e klubit vizituam edhe parkingun e përfunduar tashmë, i financuar nga buxheti komunal”, ka thënë kreu i kësaj komune.
Sipas tij, fusha dhe zhveshtoret e reja garantojnë parakushte për përgaditje sa më të mirë të klubit, e për sukseset ka shprehur bindjen se nuk do të mungojnë./GJILANI INFO/




