Author: admin

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka akuzuar autoritetet serbe se sa herë e kalon kufirin me Kosovën ajo ndalohet, duke e konsideruar këtë trajtim një përndjekje të orkestruar. Sinani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “si përfaqësuese e shqiptarëve në Preshevë dhe si kryetare e Preshevës, sa herë kaloj kufirin, ndalohem dhe mbahem pa asnjë arsye të justifikueshme, me raste edhe deri në një orë. Ky trajtim është i papranueshëm dhe është një formë e qartë presioni dhe diskriminimi”. “Tashmë zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka pranuar hapur krijimin e një ‘liste të zezë – blacklist’ të…

Read More

Këto janë grupet më të mëdha të të huajve, sipas FSO: Italianët (332,700 persona), gjermanët (315,963), portugezët (253,589), francezët (157,031), kosovarët (115,302), spanjollët (91,393), turqit (70,279), maqedonasit e veriut ( 69.155), serbët (58.970) dhe austriakët (45.961) Popullsia e përhershme e Zvicrës arriti në 8,962,300 njerëz në 2023 – 1,7 për qind më shumë se në 2022. Por çfarë tregojnë statistikat e reja për banorët e huaj të qarkut? Një studim i ri në shkallë të gjerë, i lëshuar nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) këtë muaj, tregoi disa zhvillime interesante, duke përfshirë se “kjo rritje demografike është më e…

Read More

Një person i moshës 36-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një veturë në Velekincë të Gjilanit. Ismet Hashani, zëdhënës i policisë rajonale të Gjilanit, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:10, në dalje të fshatit Velekincë. “Dyshohet se viktima, shtetas i Kosovës, rreth moshës 36-vjeç, duke trupuar rrugën, është goditur nga një veturë me tabela vendore. Mjeku kujdestar ka njoftuar se përkundër ndihmës së ofruar në Emergjencën rajonale në Gjilan, viktima ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të pësuara në aksident”, ka thënë ai. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit,…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, ka ndaluar të dyshuarin E.A., në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale  ‘’Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Dyshohet se i lartshënuari, në afërsi të vendbanimit të tij, në komunën e Vitisë, me dashje, pa autorizim dhe me qëllim të prodhimit të narkotikëve, ka kultivuar bimën e kanabisit, ashtu që më datë 29 Gusht 2024, gjatë realizimit të urdhërkontrollit nga ana e zyrtarëve policor,…

Read More

Dëgjimet buxhetore për vitet 2025-2027 nga Komuna e Gjilanit, kanë vazhduar me komunitetin e sportit. Drejtoresha për Buxhet e Financa, Herolinda Murati Leka, tha se po vazhdojnë me dëgjimet buxhetore. Ajo para sportistëve, tregoi se për sportin, kulturën e rininë planifikohen të jenë mbi 700 mijë euro më 2025. “Ka rritje e sipër të buxhetit për sport nga viti në vit”, tha drejtoresha Murati Leka. Kushtrim Zeqiri, drejtor për Sport, Kulturë e Rini, tha se kërkesat e komunitetit të sportit do të përfshihen në planifikimet buxhetore të vitit të ardhshëm. Ai tregon se mbështetja ndaj kësaj fushe nuk do…

Read More

Rrahman Jasharaj kryetar i SBASHK-ut, ka folur për fillimin e vitit të ri shkollor dhe aktivitetet e Sindikatës së Arsimit. Ai tha se sa i përket SBASHK-ut, viti i ri shkollor do të fillojë sipas planit të paraparë. Jasharaj tha se drejtoritë arsimore nëpër komuna kanë bërë të ditur se nga ana teknike shumica absolute e shkollave janë të përgatitura pbr vitin e ri shkollore, por ai shtoi se mbetet pikëpyetje pajisjet me tekstet shkollore, duke u bazuar në përvojën e vitit të kaluar lidhur me pajisjet e mjeteve mësimore, që sipas tij ka pasur vonesa të mëdha. Jasharaj…

Read More

Kushte të motit jostabil do të vijojnë përgjatë ditës së premtë. Orëve të pasdites me zhvillime të vransirave, priten rrebeshe e bubullima në pjesë të vendit. Temperaturat minimale zbresin në 15C e 18C, derisa ato maksimale gjatë ditës shkojnë në 27C e 30C. Frynë erë veriore e verilindore 5-10m/s.

Read More

Drita është eliminuar nga Play Off-i i Ligës së Konferencës pas dy ndeshjeve ndaj Legia Varshavës, me fitoren e polakëve që vije në kohën shtesë në Fadil Vokrri. Pavarësisht përpjekjeve të mëdha dhe një paraqitjeje të mirë në ndeshjen e kthimit, bardhekaltrit nuk arritën të përmbysin rezultatin nga ndeshja e parë, ku Legia kishte fituar me dy gola diferencë. Ndeshja e sotme tregoi një ekip të Dritës që luftoi fort dhe krijoi disa mundësi të mira, por Legia arriti të mbrojë me sukses epërsinë e krijuar në ndeshjen e parë. Ky eliminim është një fund zhgënjyes për rrugëtimin e…

Read More

Policia e Kosovës gjatë një operacioni policor konfiskon mbi 40 paketime me substancë narkotike të dyshuar të llojit kokainë, para dhe armë zjarri. Policia e Kosovës në vazhdën e luftës kundër kriminalitetit dhe dukurive të tjera negative, pas pranimit të informacioneve për dy persona të dyshuar që në bashkëveprim dyshohet se janë marrë me veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve’ të llojit kokainë, ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe operative të cilat kanë rezultuar me arrestimin e tyre. Me datë 28.04.2024 Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik- Prishtinë ka realizuar një operacion policor të…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka prit kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinanin. Në takim është diskutuar lidhur me forcimin e bashkëpunimit mes dy komunave. I pari i Komunës së Gjilanit, tha se me kënaqësi të veçantë priti në takim kryetaren e Preshevës, Ardita Sinanin. “U takuam përsëri dhe biseda vazhdoi aty ku e kishim lënë”, tha Alban Hyseni. Kryetari thekson, se komunat dhe qytetet tona janë të pandashme nga njëra-tjetra. “U zotuam për bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve tona. Së shpejti, bashkë me ekipet tona, do të takohemi përsëri në Preshevë”, tha kryetari Hyseni. Ndërsa…

Read More