- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Janë instaluar 3 stacione automatike nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në tri fshatra të Komunës së Kamenicës
Bëhet e ditur nga faqja zyrtare e kësaj komune se këto stacione mund të regjistrojnë këta parametra: Në Desivojcë (reshjet, temperaturën dhe rorën), në Hogosht (reshjet dhe temperaturën) dhe në Roganë poashtu reshjet dhe temperaturën. Ndërka, këto pajisje së shpejti do të futen edhe në funksion./GJILANI INFO/
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tri aktakuza për dhunë në familje dhe lëndim trupor
Për 24 orë, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tri aktakuza, kundër katër personave, për vepra të ndryshme penale. Aktakuzat penale të ngritura janë: Një aktakuzë, kundër dy personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe ”Dhunë në familje”. Një aktakuzë, kundër një personi për veprat penale “Dhunë në familje”. Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”./GJILANI INFO/
Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, ka mbajtur konferencë për medie në selinë e LDK-së në Gjilan. Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, z. Lutfi Haziri, ka mbajtur konferencë për medie, ku para qytetarëve të komunës së Gjilan ka paraqitur programin e Degës për muajt e ardhshëm. Gjithashtu, sot janë bërë publike edhe katër kandidaturat e Degës për zgjedhjet e përgjithshme të cilat do të mbahen me 9 shkurt 2025. Jemi në takime të shpeshta me qytetarë, me shoqëri civile, dhe me një punë të madhe të komisioneve tona profesionale në Degë, së bashku me Forumin e Rinisë dhe…
Marrëveshja e nënshkruar mes Ministrit Nenad Rasic dhe Nënkryetares Aleksandra Jovanovic, në vlerë prej 72,549 eurosh, po i jep përgjigje një nevoje të kahmotshme të banorëve të kësaj zone, ka thënë kreu i Kamenicës, Kadri Rahimaj. Kryetari Rahimaj është shprehur i lumtur që investimet po japin përgjigje për secilën kërkesë të secilit komunitet, e po prekin të gjitha lokalitetet./GJILANI INFO/
Ismajl Kurteshi – Lëvizja Vetëvendosje, Gjilan Sot jam këtu, në cilësinë e këshilltarit komunal, që ta përsërisë apelin që në seancën e Kuvendit Komunal, të pesë shtatorit, ia drejtova të gjithë këshilltarëve komunal, që ta votojnë bartjen e mjeteve të pashpenzuara vitin e kaluar në buxhetin e këtij viti. Kështu do të mundësohet shfrytëzimi i mbi 2,5 milion euro, që mund të mbeten të pashfrytëzuara, për shkak të inateve politike të krerëve politik, që e kanë sjell vonesën e paarsyeshme të shqyrtimit të kësaj çështjeje. Jemi këtu ku jemi, tani duhet të bëjmë atë që është e mundur. Riorganizimi…
Bëhet e ditur se 23-vjeçari Qendrim Berisha nga Kosova ka humbur jetën në vendin e tij të punës në Slloveni, shkruan albinfo.ch. Sipas informatave të para, thuhet se i riu nga Kosova ishte duke punuar në ndërtimtari dhe në rrethana ende të paqarta ka ndërruar jetë pikërisht në vendin e punës. Pavarësisht ndihmës së shpejtë, për shkak të lëndimeve të rënda, pas disa orëve Qendrimi ndërroj jetë në spitalin slloven. Autoritetet e sigurisë sllovene ende nuk kanë lëshuar një komunikatë lidhur me rastin, ndërkohë ekspertiza e rastit pritet të publikohet ditët në vijim. Trupi i pajetë i të ndjerit është…
Rashiti (PDK): Gjilani nuk e meriton një kryetar komune që manipulon edhe me projektin e USAID-it
Riad Rashiti, kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjilan, ka thënë sse në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, kryetari i Gjilanit duke e arsyetuar propozimin për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti i kaluar, keqpërdori foltoren e kuvendit duke tentuar që të manipulojë publikun. Rashiti shtoi se kryetari i Gjilanit duke dashur të akuzojë opozitën për mos votimin e propozimit tij dhe të viktimizojë veten e tij siç e ka zakon, pa fije turpi e tha një të gënjeshtër shumë të madhe. ”Projekti i miratuar përmes mbështetjes nga USAID-i, e që buron nga kontrata…
Statistikat policore brenda një dite, tregojne se janë shqiptuar 1 mijë e 998 tiketa gjobitëse, për drejtuesit e automjeteve që kanë ra ndesh me ligjin. Pram jane regjistruar 56 aksidente, prej tyre 24 me lëndime në njerëz dhe 32 aksidente trafiku vetem me dëme materiale. Ndërkaq, janë arrestuar 21 persona, 17 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/
Osmani: Miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut hodhi themelet juridike të Republikës së Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut. “7 shtator i vitit 1990, dita kur është miratuar Kushtetuta e Kaçanikut është moment historik në udhëtimin e Kosovës drejt lirisë”. “Ky akt historik simbolizon guximin, unitetin dhe vendosmërinë e popullit të Kosovës në luftën e pandërprerë për liri e pavarësi. Në këtë ditë nderojmë vizionarët, ligjvënësit dhe patriotët që rrezikuan gjithçka për të ardhmen e Kosovës”. “Miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut hodhi themelet juridike të Republikës së Kosovës dhe hapi rrugën drejt pavarësisë më 2008. Guximi i atyre që miratuan këtë…
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur dy raste sulmesh seksuale, njëri prej rasteve në Prishtinë, kurse tjetri në Ferizaj, bëri me dije sot Policia e Kosovës. Personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimeve, me vendimet e prokurorëve që janë marrë me restet, janë dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/

