- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Janë kryer edhe 5 kontrolla mjekësore për nëxënsit e Komunës së Kamenicës, të cilët kanë nevojë për syze, bëhet e ditur nga stafi Kryqit të Kuq të Kosovës, Dega në Kamenicë. Stafi në fjalë, ka falenderuar donatorët për përkrahje si dhe të gjitha ordinancat, e në veqanti “OKRASI 1985”, që është kampion për ndihmën që u frohet nxënësve me nevoja për syze dhe kontrolla mjekësore./GJILANI INFO/
Në një ceremoni të organizuar sot në Viti, u promovuan Monografia “Korifeu i valleve të Karadakut” dhe Filmi Dokumentar “Valltari që bëri epokë,” të cilat janë kushtuar ikonës së valleve popullore shqiptare, Zija Aliu. Ky event mblodhi shumë figura të njohura të artit dhe kulturës, duke nderuar një personalitet të shquar që ka dhënë kontribut të madh në zhvillimin dhe ruajtjen e traditës së valleve popullore. Zija Aliu, i njohur për performancat e tij brilante në vallet tradicionale të Karadakut, ka qenë një prej figurave te dashura në botën e artit shqiptar. Për dekada të tëra të angazhimit, ai ka…
Gagica: (AAK): ‘3D’ – qeverisja komunale në Gjilan në vitin e fundit të mandatit të saj akoma nuk ka shënu asnjë rezultat
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, Nazim Gagica, përmes një konference për media, ka thënë se ‘3D’ – qeverisja komunale në Gjilan, në vitin e fundit të mandatit të saj, akoma nuk ka shënu asnjë rezultat. Jo vetëm që nuk arriti t’i përmbushë premtimet megallomane të prezantuara në fushatë, konferenca, fotografi e dronë, por nuk arriti t’i përmbyllë as projketet e mbetura nga qeveritë e kaluara. Gagica tha se raporti financiar i tremujorshit të dytë, paraqet gjendjen reale të keqmenaxhimit dhe hendekun e madh mes planifikimit dhe realizimit buxhetor. Nga 9 milion e 976 mijë…
Deklarohet lidhur me pikën e bartjes së mjeteve buxhetore nga viti 2023 në vitin 2024 në seancën e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Grupi i Këshilltarëve të LDK-së
Kuvendi Komunal i Gjilanit dje e mbështeti vetëm pjesërisht kërkesën për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti paraprak dhe sot Grupi i Këshilltarëve të LDK-së doli me një deklaratë rreth kësaj çështje, përkatësisht për qendrimin e tyre: Deklarata e tyre: Këshilltarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan përkrahin kërkesat e domosdoshme dhe urgjente të Shoqatës HANDIKOS, Shoqatës së të Verbërve, Qendrës së Kujdesit Ditor “Pema”, rritjen e pagave për punëtoret e Ndërmarrjes “Tregu” dhe projektin e Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan Pas takimeve të cilat i kemi mbajtur me këto grupe, dje, në seancen V të Kuvendit Komunal…
Paraqitja e qëndrimit të PDK-së në seancën e Kuvendit Komunal të Gjilanit nga Bujar Nevzati, lidhur me bartjen e mjeteve vetanake 2023 në 2024
Bujar Nevzati ka paraqitur qëndrimin e PDK-së në seancën e Kuvendit Komunal te Gjilan lidhur me bartjen e mjeteve vetanake 2023 në 2024. Në vijim mund të lexoni: Partia Demokratike e Kosovës e ka analizuar dhe shqyrtuar propozimin e kryetarit të komunës për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2023 dhe ka konstatuar e vlerësuar se ky buxhet i propozuar për bartje është i parealizueshëm, si pasojë e dështimeve të mëdha në realizimin e procedurave të projektimit, kontraktimit dhe ekzekutimit të projekteve, sidomos atyre kapitale, gjë është e dëshmuar edhe në vitin e kaluar, për të cilat do të paraqesim…
Dyert për vizitorë hapi sot edhe Policia e Kosovës në Gjilan me rastin e 25 vjetorit të themelimit të sajë
Në përvjetorin e 25-të të themelimit, Policia e Kosovës feston një çerek shekulli përkushtimi dhe shërbimi për sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve. Ky përvjetor është një moment i veçantë që na fton të vlerësojmë përpjekjet dhe arritjet e shumta që kanë kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të sigurt dhe më të qetë. Në këto 25 vite, Policia e Kosovës ka dëshmuar një angazhim të palëkundur në mbrojtjen e rendit dhe ligjit, përballuar sfida të shumta dhe përmirësuar çdo ditë në ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Në këtë përvjetor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan fton të gjithë…
Kryetari Haliti me bashkëpunëtorë ka vizituar komandantin e stacionit policor në Viti me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës
Në 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, kanë vizituar komandantin e stacionit policor në Viti, Afrim Halilin. Kryetari Haliti ka uruar zyrtarët dhe pjesëtarët e këtij institucioni dhe gjithë pjesëtarët e policisë së Kosovës, dhe ka falënderuar komandantin Halili, për bashkëpunimin e shkëlqyer me institucionet komunale. Ai tha se pjesëtarët e policisë së Kosovës, kryejnë detyra tepër të rëndësishme dhe çdoherë e në çdo moment janë në vendin e duhur për të garantuar rendin, qetësinë publike dhe sigurinë për të gjithë qytetarët. Përndryshe më 6 shtator 1999, Misioni i…
Sektori i shëndetësor në Komunën e Gjilanit, vazhdon të shënoi progres të prekshëm për pacientët. Tani më edhe në ambulantat e fshatrave, po bëhen transformime rrënjësor dhe decentralizim të shërbimeve mjekësore. Me laboratorë për analiza biokimike për AMF, po bëhen edhe ambulantat në Bresalc, Cërrnicë dhe Miresh. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar memorandum për laboratorët e tri AMF-ve në këto fshatra me drejtorin e organizatës Qatar Charity, Esam Dabab. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se po bëhen laboratorë për analiza biokimike për AMF-të në fshatrat Bresalc, Cërrnicë dhe Miresh. Ai tregon se së…
Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë teritorin e Kosovës janë arrestuar 28 persona si dhe janë paraburgosur 20 të tjerë. Ndërkaq, në vaujtje tënimt është dërguar vetëm një person, njofton policia e vendit./GJILANI INFO/
Edhe gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur dhjetra aksidente trafiku, por për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk ishte me fatalitet. Sipas policisë, njoftohet se për këtë periudhë kohore kanë ndodhur 52 aksidente, prej tyre 15 me lëndime dhe 37 tjerat me pasoja materiale. Ndërkaq, po për të njejtën kohë, thuhet se janë shqiptuar 2 mijë e 444 tiketa gjobitëse për shkelje të dispozitave ligjore në trafikun rrugor./GJILANI INFO/

