Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Universiteti Publik “Kadri Zeka” forcon bashkëpunimin me Shoqatën e Miqësisë Austriako-Kosovare
Lajme Lokale

Universiteti Publik “Kadri Zeka” forcon bashkëpunimin me Shoqatën e Miqësisë Austriako-Kosovare

adminBy adminSeptember 24, 2024Updated:September 24, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, së bashku me Prorektorin për Bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, kanë qëndruar në një vizitë zyrtare në Austri.

Ata kanë vizituar Shoqatën e Miqësisë Austriako-Kosovare, ku u zhvilluan bisedime konstruktive mbi mundësitë e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Në takim mori pjesë Sekretari i Përgjithshëm i shoqatës z. Arbër Marku, me të cilin u diskutua për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi që pritet të realizohet së shpejti.

Gjatë këtij takimi u shpreh angazhimi për krijimin e mundësive për studentët e UKZ-së që të përfshihen në programe mobiliteti në universitetet austriake, organizimin e aktiviteteve akademike dypalëshe dhe ndërtimin e urave lidhëse mes UKZ-së dhe institucioneve arsimore austriake.

Po ashtu në takim ishte i pranishëm edhe ish Ambasadori i Kosovës në Vjenë, Sami Ukelli, i cili pritet të angazhohet si Guest Speaker në Fakultetin e Shkencave Sociale, në programin “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane”. Po ashtu, u përmend edhe përfshirja e profesorëve austriakë në programet mësimore të UKZ-së, ku shumë shpejt deputeti i Parlamentit Evropian, z. Lukas Mandl, i cili nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ne janar të 2023, me nismën e Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit dhe pas vendimit të Senatit, është nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa” i UKZ-së, do të ligjërojë për studentët e këtij universiteti.

Një tjetër pikë e rëndësishme e takimit ishte mirënjohja për kontributin e jashtëzakonshëm të Z. Erhard Busek në zhvillimin e arsimit në Kosovë dhe njohjen e diplomave gjatë periudhës së okupimit. Në nder të tij, UKZ ka planifikuar ndërtimin e një busti në oborrin e universitetit, emërtimin e një salle mësimore dhe bashkëpunimin me Komunën e Gjilanit për të emërtuar një rrugë në nder të tij.

Me këtë nismë, UKZ synon të zgjerojë horizontet akademike dhe bashkëpunimet ndërkombëtare, duke siguruar mundësi të reja për studentët dhe profesorët e saj. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.