- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Fehmi Ajvazi E dashur: librin tënd e kam lexuar Gjysmë shekulli më vonë Mes dritës së mekur të robërisë Aty isha dhe unë – diku afër teje Duke i dëgjuar lutjet t’ua Duke e mashtruar vdekjen A mashtrohet vdekja e dashur…? Prandaj isha në ferr dhe unë Kisha frikë si t’i – kisha dhimbje si t’i Anë : ende kam shumë drojë Dhimbja nuk na ka braktisur Liria përgjaket e kryqëzohet shpesh Sa herë vjen mes nesh Mbretëria e të marrëve…
Dr. prof. Sadete Tërnava-Osmani Aq gjatë kemi jetuar nëpër diktaturat e ish Jugosllavisë sa që ende mirë më kujtohet se ajo mënyrë jetese për shumë njerëz në Kosovë u pat shndërruar në një normë provueshmërie dhe realiteti me të cilin vetëdijshëm e pavetëdijshëm është jetuar. Në vitin 1981, kur isha në klasën e shtatë të shkollës fillore, (sot Faik Konica) dhe kur papritmas kujdestarja na tha qe ta lëshonim mësimin e të shkonim ne shtëpi, pa na treguar se pse, disa prej nesh që jetonim ne lagjen Dardania u gjendëm në flakët e demonstratave, të policisë e zhurmës dhe kush…
Kryetari i komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka vizituar banorët e fshatit Hogosht për të pa nga afër punimet që po bëhen për kolektorin. Sipas tij, ky projekt kapë vlerën prej 340,000 eurosh dhe përfshin: Ndërtimin e kolektorit në vlerë prej 144,091.85 eurosh dhe rregullimin e shtratit të lumit në vlerë prej 216,639.67 eurosh. Krryetari i Kamenicës thotë se puna po vazhdon me intensitet të lartë, duke shprehur gatishmërinë për të realizuar edhe projekte të reja në të ardhmen./GJILANI INFO/
Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Reshjet pritet të fillojnë në orët e mëngjesit nga pjesa perëndimore e vendit, e më pas të shtrihen gjatë ditës lokalisht edhe në zona të tjera, ndërsa nuk përjashtohet mundësia për breshër. Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h, njofton Meteo Kosova, transmeton Sinjali. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 28…
Zëvëndësministri Syla ka pritur në takim udhëheqësen e Komitetit Amerikano-Hebraik Avital Leibovich
Sot prita në takim udhëheqësen e Komitetit Amerikano-Hebraik, Avital Leibovich ku fillimisht diskutuam lidhur me situatën e përgjithshme në vend dhe mjedisin e sigurisë globale, duke shprehur vullnetin e përbashkët për angazhim të të gjithëve për sigurinë dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon dhe më gjerë. Ndër tjerash u përmendëm edhe bashkëpunimin e mirë në mes të dy vendeve dhe theksova se ky bashkëpunim, i cili i ka themelet nga historia e përbashkët e miqësisë nga e kaluara, është një dëshmi e përkushtimit të të dy vendeve për paqe dhe siguri, duke ndarë vlera të përbashkëta demokratike dhe qëndrueshmëri…
Policia e Kosovës, respektivisht njësia e Taskforcës, në përbërje nga Policia dhe Dogana e Kosovës, në vazhdën e zbatimit të masave të luftës kundrejt dukurive të kundërligjshme, e në veçanti asaj të kontrabandës, si rrjedhojë edhe e marrjes së veprimeve hetimore dhe operative në terren, në zonën kufitare RKS-SRB ka ndërhyrë në tri raste të ndara, që kanë rezultuar me parandalimin e kontrabandimit të mallrave të ndryshme. Rasti nr. 1: Me datën 05.09.2024, rreth orës 06:35, në brezin kufitar mes fshatit Dobrosinë SRB dhe fshatit Stublinë –RKS, është vërejtur një automjet me targa serbe, nën dyshimin se ishte duke…
KRU “HIDROMORAVA” SH.A. – GJILAN APEL ME RËNDËSI KURSENI DHE MOS E KEQPËRDORNI UJIN! Gjilan, 15 gusht 2024 – Niveli i rezervave të ujit në disa burime ka rënë dukshëm, siç është rasti me burimin nëntokësor “Baja” Gjilan, niveli i ujit në akumulacionin e Përlepnicës ka filluar të bie me të madhe (aktualisht 26.58m), por edhe në burimet tjera ka rënë sasia e rezervave të ujit. Vala e nxehtit të madh në muajt e fundit që ka përfshirë vendin tonë, mungesa e të reshjeve atmosferike në sasi të mjaftueshme, shfrytëzuesit e pandërgjegjshëm si dhe ardhja e bashkatdhetarëve kanë bërë…
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare – Gjilan Lajm Mortor – Me pikëllim të thellë ju lajmërojmë se ka ndërruar jetë infermierja Misrete Zeqiri, *LAJM MORTOR** Me pikëllim të thellë ju lajmërojmë se me datë 04.08.2024 ka ndërruar jetë infermierja Misrete Zeqiri, e cila mbi 4 dekada ishte në shërbim të pacientëve. Ajo u punësua në vitin 1982 në QKMF në Komunën e Vitisë, ku punoi për 10 vite, e më pas vazhdoi të punojë në QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan, deri sa vdekja e ndau prej punës. Humbja e saj do të lërë zbrazëti të madhe jo vetëm…
Gagica i AAK-së shprehet i lumtur që u mbështet propozimi i tij për bartjen e mjeteve buxhetore për disa kategori
“Jam i lumtur që propozimi im për bartjen e mjeteve buxhetore për rritjen e pagave të punëtorëve të Tregut, projekti i varrezave të dëshmorëve, kërkesës së Shoqatës Hendikos, Shoqatës së të Verbërve dhe Shoqatës “Pema”, u miratua sot në seancën e pestë të Kuvendit Komunal në Gjilan’, është shprehur Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, njëherësh anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit. Ai shprehu kënaqësinë që propozimi i tij u vlerësua nga kolegët kuvendarë pasi mori mbështetjen e plotë të Grupit të Këshilltarëve nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nga Partia Demokratike e…
T E L E G R A M N G U S H Ë L L I M I E nderuara familje Zuka Me pikëllim të thellë, e mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, babait , gjyshit, veprimtarit të çështjes kombëtare, humanistit dhe bashkëqytetarit tonë të nderuar Haxhi Tahir Zuka. E sot, kur për herë të fundit ndahemi nga i ndjeri, dhe duke ditur që ndarja nga familjari është e rëndë, ju lus që të gjeni forcë, dhe t’i kaloni këto ditë të rënda mërzie, duke kujtuar përkushtimin e tij për familjen,…

