Me Halil Kastrati, Ministrin Elbert Krasniqi dhe deputeten Fitore Pacolli, sot kemi vënë gurëthemelin e kuzhinës popullore, ka njoftuar kryetari I komunës së Kamenicës, Kardi Rahimaj.
Sipas tij, kjo kuzhinë në vlerë prej 503,518 eurosh do të shërbejë më shumë se 2500 shujta në ditë për nxënësit dhe rastet sociale.
Projekti që po realizohet bashkë me Shoqatën Jetimat e Ballkanit është edhe një tjetër premtim I përmbushur, ka theksuar I pari I kësaj komune./GJILANI INFO/




