- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave. Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Kanosja’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra…
Në Komunën e Kamenicës është mbajtur aksioni për pastrimin e ambientit, ku është bërë pastrimi i qytetit në tërësi si dhe janë pastruar disa deponi ilegale në Topanicë, Berivojcë, dhe në qytet. Në aksion kanë marrë pjesë edhe NPL “Dardana” Sh.A. Aksioni është mbajtur me rastin e Ditës Botërore të Pastrimit, i cili ishte i paraparë të mbahet me 20 shtator, por për shkak të kushteve atmosferike është mbajtur sot më 23 shtator. Thasët, dorezat dhe maskat për pjesëmarrësit janë siguruar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit. Edhe ditëve në vijim do të vazhdohet me pastrimin e deponive…
Universiteti Publik “Kadri Zeka” forcon bashkëpunimin me Shoqatën e Miqësisë Austriako-Kosovare
Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, së bashku me Prorektorin për Bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, kanë qëndruar në një vizitë zyrtare në Austri. Ata kanë vizituar Shoqatën e Miqësisë Austriako-Kosovare, ku u zhvilluan bisedime konstruktive mbi mundësitë e bashkëpunimit mes dy institucioneve. Në takim mori pjesë Sekretari i Përgjithshëm i shoqatës z. Arbër Marku, me të cilin u diskutua për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi që pritet të realizohet së shpejti. Gjatë këtij takimi u shpreh angazhimi për krijimin e mundësive për studentët e UKZ-së që të…
Hidromorava: Intervenimet që do zhvillohen gjatë ditës të sotme (24 shtator) në rrjetin e ujësjellësit
KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan Intervenimet që do zhvillohen gjatë ditës të sotme në rrjetin e ujësjellësit në zonën e mëposhtme Rr. “Nazmi Hoxha” Rr. “Hamdi Kurteshi” Pasjan Përlepnicë Gjatë periudhës të intervenimit, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në këto lagje. Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë kësaj periudhe. Për çdo informatë shtesë, ju lutemi të na kontaktoni në linjën e kujdesit ndaj konsumatorëve: 0800 61 000 Tel: 044983071 Kujdestaria: 044719813
LDK: As pas 3 vitesh qeverisja e VV-së nuk arriti ta përfundojë çerdhen në lagjen Arbëria, kundërligjshëm rekrutuan staf e regjistruan fëmijë
Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, ka mbajtur konferencë për medie sot, pranë çerdhes në lagjen Arbëria, ku anëtarja e Kryesisë, Shqipe Kastrati – Haziri, ka paraqitur shqetësimin e radhës në fushën e arsimit. Ja komunikata e plotë: As pas 3 vitesh qeverisja e VV-së nuk arriti ta përfundojë çerdhen në lagjen Arbëria, kundërligjshëm rekrutuan staf e regjistruan fëmijë Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, ka mbajtur konferencë për medie sot, pranë çerdhes në lagjen Arbëria, ku anëtarja e Kryesisë znj. Shqipe Kastrati – Haziri, ka paraqitur shqetësimin e radhës në fushën e arsimit. Çerdhja në lagjen Arbëria nuk…
Rashiti: Buxheti i Gjilanit sikur në gjendje lufte, 88 milion euro për katër projekte dhe asnjëri nuk po nis të realizohet fare
“Raportet financiare çdo ditë po i tmerrojnë qytetarët e Gjilanit, qeverisja e VV-së po e falimenton çdo mundësi të zhvillimit për komunën tonë. Duken të pabesueshme, por fatkeqësisht faktet janë të vërteta”, thotë Riad Rashiti, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan. “Vetëm për katër projekte kapitale, komuna e Gjilanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi në vlerë prej 88 milion euro me qeverinë e Republikës së Kosovës dhe me BERZH-in. E këto projekte janë: 20 milion, Projekti i bulevardit të qytetit, 15 milion, Projekti i stadiumit të qytetit, 27 milion, Projekti i qarkores së re të qytetit,…
Space SyntaKs fillon dokumentimin e Shtëpive Shkolla që nga vitet ’90, përfshirë edhe ato në Gjilan
Në kuadër të projektit “Shtëpitë Shkolla”, Space SyntaKs fillon dokumentimin e Shtëpive Shkolla që nga vitet ’90, përfshirë edhe ato në Gjilan. “Sot, jemi të lumtur të njoftojmë nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Shpend Nuhiut, Drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan dhe Gresa Nezirit Drejtoreshë Ekzekutive”, thuhet në njoftimin e DKA-së, së Gjilanit. Të dhënat e mbledhura do të publikohen në platformën e tyre digjitale: www.shtepiteshkolla.org. “Faleminderit të gjithëve që mbështesin këtë iniciativë të rëndësishme për ruajtjen e trashëgimisë sonë arsimore”, thuhet në njofitmi ne DKA-së. /GJILANI INFO/
Me projekt të përbashkët për funksionalizimin e kabineteve në SHMLM “Kongresi i Manastirit” USAID dhe Komuna e Vitisë
USAID dhe komuna e Vitisë me projekt të përbashkët për funksionalizimin e kabineteve në SHMLM “Kongresi i Manastirit”në Pozheran dhe krijimin e mundësive për vetëpunësimin e grave me aftësi të kufizuara Në Shtëpinë e Kulturës në Viti, janë mbajtur sot dy konsultime publike lidhur me Agjendën e Kontratës Sociale, të organizuara nga USAID dhe Komuna e Vitisë. Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të Institucioneve komunale, drejtoritë, stafin profesional dhe qytetarët, që me fokus kishte zhvillimin e arsimit dhe mundësitë për vetëpunësim. Diskutimi i parë me qytetar, përfshinte funksionalizimin e kabineteve për mësim dual në SHMLM “Kongresi i Manastirit”…
Sot, përfaqësuesit e LDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Avdyl Aliu, Gentrit Murseli dhe Gresa Avdiu, ishin në takimin e thirrur nga i pari i ekzekutivit në Gjilan, Alban Hyseni dhe se sipas tyre, LDK gjeti zhgënjim në ndërtesën e Komunës nga mosgatishmëria e parë sot në takim. “Me vullnetin e mirë të këshilltarëve të LDK-së, pjesëmarrja në takim ishte në frymën e bashkëpunimit për të tejkaluar situatën e krijuar tash e sa muaj nga vetë i pari i ekzekutivit, z. Hyseni. Si LDK nuk kemi asnjë kusht specifik për votimin e buxhetit të vitit 2025 dhe as për…
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se qyteti që drejton nuk mund të mos ishte vendi i cili do t’i bënte bashkë shqiptarët e Luginës, duke folur për protestën e sotme që u mbajt. “Sot, dëshmuam edhe një herë që shqiptarët e Luginës as nuk nënshtrohen e as nuk heshtin, edhe përkundër mos implementimit të marrëveshjeve të nënshkruara nga vetë Beogradi”. “Betejat tona si shqiptarë do t’i vazhdojmë edhe më tej, sado e vështirë të jetë rruga deri në realizimin e plotë të të drejtave tona”, ka thënë Sinani

