- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
Edhe sot ka dështuar mbajtja e seancën së rregullt e Kuvendit Komunal në Gjilan. Dhe kështu ndodhi ngase seancën e braktisi opozita,- LDK, e cila është shumicë në këtë përbërje. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdyl Aliu ishte i pari që mori fjalën. Ai pos tjerash u ankua duke thënë se për mbajtjen e seancës së radhës, ende nuk ka kushte për transparencë minimale. “ Ne nuk do të jemi pjesë e seancave, përderisa nuk përmbushen kërkesat tona të kahershme” , tha ai. Aliu ka thënë se nuk mund të qëndrojnë në seancë, pasi siç u shpreh ai,…
U mbajt takimi Iniciues për Themelimin e Këshillit Publiko-Privat në Viti për nxitjen e investimeve Lokale
Në Viti u mbajt sot takimi iniciues për themelimin e Këshillit Publiko-Privat, një iniciativë që synon të forcojë bashkëpunimin midis sektorit publik dhe privat në zhvillimin e projekteve lokale. Në këtë takim që u organizua nga USAID-i amerikan, morën pjesë përfaqësues të qeverisjes lokale, bizneseve të Vitisë, si dhe ekspertë të fushës së ekonomisë dhe menaxhimit publik. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, theksoi rëndësinë e këtij këshilli, duke deklaruar se “Këshilli Publiko-Privat do të funksionojë si trup konsultativ joformal dhe këshillëdhënës për të ndarë përvojat dhe për të lehtësuar konsultimet mes meje si kryetar dhe sektorit privat,…
“Në bashkëpunim me Syrin Vizon, Më datë 24 shtator 2024, u mbajt takimi i rregullt i Asamblesë Komunale të Fëmijëve (AKF) në Gjilan, ku u diskutuan çështje kyçe që lidhen me fillimin e vitit të ri shkollor, po ashtu”, ka bërë me dije, Ardian Foniqi, udhëheqës i sektorit për të drejtat e njeriut dhe komunitet. Sipas tij, qëllimi kryesor i këtij takimi ishte ri -konstituimi I AKF-se për arsye se shumica e asamblistëve kanë përfunduar mandatin dhe kanë kaluar ne shkolla te mesme. Foniqi tha se gjatë takimit me ndihmën e stafit te Syri i Vizionit u përzgjodh edhe…
Me Halil Kastrati, Ministrin Elbert Krasniqi dhe deputeten Fitore Pacolli, sot kemi vënë gurëthemelin e kuzhinës popullore, ka njoftuar kryetari I komunës së Kamenicës, Kardi Rahimaj. Sipas tij, kjo kuzhinë në vlerë prej 503,518 eurosh do të shërbejë më shumë se 2500 shujta në ditë për nxënësit dhe rastet sociale. Projekti që po realizohet bashkë me Shoqatën Jetimat e Ballkanit është edhe një tjetër premtim I përmbushur, ka theksuar I pari I kësaj komune./GJILANI INFO/
Sot në Shkollën e Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë ‘’ Sahit Baftiu’’, Gjilan, është mbajtur një takim përshëndetës me rastin e pensionimit të profesorit Hajrush Zeqiri. Drejtori i shkollës zotëri Xhelal Jetishi , në emër të mësimdhënësve, nxënësve dhe stafit teknik të shkollës , e falënderoi profesorin Hajrush Zeqiri për kontributin e tij të dhënë, në edukimin e shumë brezave. Ai po ashtu i uroi pensionimin si mësimdhënës duke i dëshiruar shëndet të mirë dhe gëzime të shumta./GJILANI INFO/
Kryetari Hyseni: Shprehim vullnetin e gatishmërinë tonë për tejkalimin e situatës së prodhuar!
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se, në prag të seancës së Kuvendit Komunal, si reagim e përgjigje në situatën e krijuar, shprehin, për të disatën herë me radhë, vullnetin e gatishmërinë për tejkalimin e situatës së prodhuar. “Sipas kërkesave tashmë të bëra publike nga opozita, pavarësisht që nuk kanë fare ndërlidhje direkte me buxhetin dhe bartjen e mjeteve nga viti i kaluar, jemi të gatshëm që të përgjigjemi pozitivisht në kërkesat e tyre”, ka thënë kryetari Hyseni. Sipas tij, “bllokada e sajuar artificialisht, skenarët e përgatitura tashmë nga opozita e bashkuar, me qëllim që të…
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi me Universitetin Jana Długosza w Częstochowie të Polonisë. Marrëveshjet u nënshkruan nga Prof. Dr hab. Janusz Kapuśniak rektor i Universitetit Jana Długosza w Częstochowie si dhe Rektori i UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku i cili së bashku me Prorektorin për Bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Poloni. Njëra nga marrëveshjet përfshin bashkëpunimin e përgjithshëm mes dy universiteteve, ndërsa tjetra mbulon programin e mobilitetit Erasmus+ KA171. Gjatë qëndrimit në Universitetin Jana Długosza w Częstochowie, u diskutua për…
Riad Rashiti, kryetar i PDK-së së Gjilanit ka thënë se ky subjekt politik kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, sipas tij, duke e vlerësuar gjendjen e jashtëzakonshme në aspektin buxhetor të komunës së Gjilanit dhe dështimet e jashtëzakonshme në realizimin e 58 milion euro buxhet për investime në projektet kapitale të planifikuara nga viti kaluar dhe gjatë këtij viti. “Ne i ftojmë të gjitha subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal LDK, LVV, AAK, Vatra, AKR, KDTP etj, që të jenë pjesë e mbështetjes dhe kërkesës tonë, që kjo seancë të mbahet në ditët në vijim, me këtë…
“Vazhdojnë inspektimet në Zonën e Shërbimit në Viti, ku ekipet tona kontrolluese kanë hasur në konsumatorë të pandërgjegjshëm që keqpërdorin shërbimet e ujësjellësit. Vetëm gjatë ditës së parë të inspektimit janë identifikuar 10 raste të keqpërdorimit apo vjedhjes së shërbimeve të ujësjellësit në qytetin e Vitisë me rrethinë”, thuhet në njoftimin e Kompanisë “Hidromorava”. Të gjitha rastet e keqpërdorimit, si lidhjet e paautorizuara do të trajtohen sipas LIGJI Nr. 05/L -042, PËR RREGULLIMIN E SHËRBIMEVE TË UJIT dhe KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Vjedhja e ujit përveç që është vepër penale, është edhe jo humane…
Drejtori i Bujqësisë e Pylltarisë dhe ai i Zhvillimit Ekonomik, inkurajojnë e motivojnë fermerët
Në vazhdën e vizitave në teren, drejtori për Bujqësi dhe Pylltari, bashkë me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik Enver Shabani, për t’u njohur nga afër me problemet e fermerëve, sot kanë vizituar dy pemishte në fshatin Kravaric tek fermerët Agim Isufi dhe Enver Isufi. Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, tha se problemet me të cilat ballafaqohen fermerët janë të natyrave të ndryshme, duke u nisur nga pajisjet teknike, depot e ruajtjes, problemet e shitjes, fuqia punëtore etj. Ai tregoi se gjatë qëndrimit në pemishte të dy fermerëve Agimi me 58 ha dhe Enveri me 35 ha me mollë, dardhë, kumbull,…

