- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
Rezultatet Preliminare të provimit pranues në Fakultetin e Edukimit, Juridik, Ekonomik, Shkenca Kompjuterike dhe Shkenca Sociale, Afati plotësues në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në nivelin Baçelor për vitin akademik 2024/2025 https://uni-gjilan.net/lajmet/rezultatet-preliminare-te-provimit-pranues-ne-fakultetin-e-edukimit-juridik-ekonomik-shkenca-kompjuterike-dhe-shkenca-sociale-afati-plotesues-ne-universitetin-publik-kadri-zeka-n Rezultatet Preliminare (mund të ndryshojnë pas shqyrtimit të ankesave) të provimit pranues në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, në në Fakultetin e Edukimit, Juridik, Ekonomik, Shkenca Kompjuterike dhe Shkenca Sociale– Afati plotësues për vitin akademik 2024/2025. Kandidatët e pa pranuar mund të parashtrojnë Ankesë dhe Raportin ta dorëzojnë në Shërbimin e Studentëve më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve preliminare. Ankesat bëhen më së voni deri më datë 24.09.2024…
Hyseni: Me krenari po ndihmojmë policinë, nga zyrat pa kushte minimale, në ambiente tërësisht të renovuara me kushte të denja për punë
I pari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar objektin e renovuar të ish-QKMF-ës në të cilin tash janë Policia Rajonale e Gjilanit. Ai bashkë me drejtorin e Policisë Rajonale të Gjilanit Agron Rukiqin, kanë parë mjediset e reja të punës për policët e rajonit. “Me krenari po ndihmojmë Policinë e Kosovës. Së bashku me drejtorinë rajonal dhe pjesëtarë të tjerë të PK-së, kemi vizituar ambientet e tyre të reja të punës”, tha Alban Hysnei. Kryetari i Komunës së Gjilanit, tregoi se nga kontejnerët me afat skadimi tash e 15 vite, nga ish-burgu i qytetit dhe zyrat pa kushte…
Hidromorava: Intervenimet që do zhvillohen gjatë ditës të sotme (23 shtator) në rrjetin e ujësjellësit
Intervenimet që do zhvillohen gjatë ditës të sotme në rrjetin e ujësjellësit në zonën e mëposhtme Kufcë e Epërme Bregu i Djegur Rr. “7 Shtatori” Gjatë periudhës të intervenimit, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në këto lagje. Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë kësaj periudhe. Për çdo informatë shtesë, ju lutemi të na kontaktoni në linjën e kujdesit ndaj konsumatorëve: 0800 61 000 Tel: 044983071 Kujdestaria: 044719813
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti Rajonale i Trafikut Rrugorë në Gjilan së bashku me njësitin sektoriale të Stacionit Policor në Gjilan, me qëllim të ngritjes së masave të sigurisë në komunikacionin rrugor në kuadër të objektivave dhe detyrave që dalin nga plani operativ. “Fillimi i vitit të ri shkollor dhe siguria në shkolla” është duke vazhduar me ligjërata vetëdijësuese për nxënësit e shkollave të mesme të ulëta në të gjitha shkollat e zonë së përgjegjësisë me qëllim që të njoftohen nxënësit për rregullat themelore në komunikacion rrugor, ecjen në trotuar, kalimin e rrugës në mënyrë të sigurt në…
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 16 – 22 Shtator 2024, ka pranuar gjithsej njëzetenëntë (29) kallëzime penale, ndaj dyzetetre (43) personave. Gjithashtu gjatë kësaj jave janë proceduar: – tridhjetedy (32) aktakuza, ndaj tridhjetepesë (35) personave, – dyzetenjë (41) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime), – tetë (8) ankesa, – nëntë (9) persona të ndaluar, – nëntë (9) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë (9)…
Lëvizja Qytetare Vatra në Gjilan ka mbajtur kuvendin e katërt zgjedhor duke rizgjedhur kryetar të saj, Kushtrim Kadriun. Me prezencën e delegatëve dhe në prezencën e përfaqësuesit të KQZ-së, u mbajt kuvendi i katërt zgjedhor i Lëvizjes Qytetare Vatra. Në këtë kuvend, u zgjedhën anëtarët e këshillit të përgjithshëm dhe u zgjodh kryetari i Lëvizjes Qytetare Vatra, Kushtrim Kadriu. Kryetari Kadriu falënderoi delegatët për besimin e udhëheqjes politike që ja ofruan. Njëherit kërkoi mbështetje nga çdo qytetarë i komunës së Gjilanit, njofton Zyra për informim e Lëvizjesa Qytetare Vatra./GJILANI INFO/
Vetëm LDK i përgjigjet ftesës publike të kryetarit Hyseni për zhbllokimin e Kuvendit Komunal në Gjilan
Të premten e javës së kaluar, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, u ka bërë ftesë partive politike për takim lidhur me zhbllokimin e Kuvendit Komunal. Siç dihet të ftuar ishin përfaqësuesit e LDK-së, PDK-së, AAK-së dhe Lëvizjes Vatra në takim për të hënën e kësaj jave në orën 09.00. Sipas burimeve tona të besueshme kësaj ftese publike iu ka përgjigjur vetëm LDK-ja. /GJILANI INFO/
Arrestohet në Gjilan personi i dyshuar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, kishte kanosur me armë një mashkull dhe një femër, njofton policia. Sipas policisë nga i njejti është konfiskuar arma e zjarrit me një karikator dhe 10 fishekë, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë, një pushkë gjuetie, një karikator i zbrazët, leja e një arme, dhe 133 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
“Sot takova rininë e mrekullueshme të Forumit të Rinisë së LDK-së në Viti “, ka shkruar kreu i kesaj partie, Sokol Haliti në profilin e tij Facebook. Sipas tij, në takim janë diskutuar çështje të ndryshme që prekin të rinjtë dhe tema aktuale që e preokupojnë rininë tonë të mrekullueshme. “Po ashtu biseduam edhe për çështjet partiake dhe përgatitjet që po i bën dega e LDK-së në Viti për fitoren e radhës”, ka thënë Haliti./GJILANI INFO/
Malisheva ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:1 ndaj Gjilanit. As Gjilani nuk kaloi në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë. Malisheva e nisi ndeshjen me një penallti të shndërruar në gol nga Vesel Limaj, në minutën e 21-të. Gjilani reagoi shpejt dhe barazoi rezultatin me golin e Edi Basha, në minutën e 44-t. Megjithatë, Laurent Xhylani shënoi golin e fitores për Malishevën në minutën e 52-të, duke i siguruar kështu tri pikët e plota. Kjo fitore e vendos Malishevën në pozitën e dytë, me 13 pikë, aq sa ka edhe Suhareka që kryeson renditjen.

