Author: admin

Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, ka mbajtur konferencë për medie pranë Drejtorisë së Arsimit në Gjilan. Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Valentina Bunjaku – Rexhepi, ka mbajtur konferencë për medie sot pranë Drejtorisë së Arsimit në Gjilan. Ajo ka ngritur edhe njëherë shqetësimin qytetar në lidhje me konkursin e fundit në Drejtorinë e Arsimit. “Është e papranueshme që administratori i Komunës, së bashku me vartësit e tij, të favorizojnë vetëm kunata e balldëska në konkurs, e në këtë mënyrë të shuajnë shpresat e të rinjve e të rejave për punësime meritokoratike”,- tha deputetja Bunjaku- Rexhepi. “Ky…

Read More

KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan Intervenimet që do zhvillohen gjatë ditës të sotme në rrjetin e ujësjellësit në zonën e mëposhtme  Rr. “Nazmi Hoxha” Rr. “Mulla Idrizi” Gjatë periudhës të intervenimit, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në këto lagje. Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë kësaj periudhe. Për çdo informatë shtesë, ju lutemi të na kontaktoni në linjën e kujdesit ndaj konsumatorëve: 0800 61 000 Tel: 044983071 Kujdestaria: 044719813

Read More

Një grua ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende. Sipas saj, djali ka probleme shëndetësore psiqike. “Me 24.09.2024 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Sipas ankueses viktima ka probleme shëndetësore psikike. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Komandantin Florim Klaiqi dhe drejtorët komunal Zotrim Kastrati e Diana Kryeziu kanë pritur në takim Kolonelin Agron Rukiqi, Nënkolonelin Fazli Rugova, Majorin Alban Ramushi, Kapitenin Rashit Rashiti, Kapitenin Nazif Hajrizi dhe S.c Zenel Telaku. Ata kanë diskutuar sa i përket çështjeve të sigurisë si dhe mundësisë së punimeve për rregullimin e stacionit policor në fshatin Muçiverc. Bashkëpunimi i ngushtë ndërinstitucional mes Policisë dhe Komunës së Kamenicës do të vazhdojë duke kontribuar dhe siguruar ambient të sigurt për të gjithë./GJILNANI INFO/

Read More

Është mbajtur dëgjimi publik për Rregulloren e ndarjes së bursave për studentë në Sallën e Kuvendit Komunal të Gjilanit. Gjatë këtij takimi, u diskutuan kriteret dhe procedurat e reja për ndarjen e bursave. Pjesëmarrësit, përfshirë edhe studentët, ndanë mendimet dhe sugjerimet e tyre, duke kontribuar në përmirësimin e kësaj rregulloreje. Kjo rregullore përcakton procedura të detajuara për menaxhimin e ndarjes së bursave për studentët e Komunës së Gjilanit, që studiojnë në universitetet e Kosovës dhe ato brenda Komunës së Gjilanit, pa bërë dallime mbi baza etnike, gjinore, racore, fetare apo politike. Po ashtu, përcaktohen kriteret e poentimit, kushtet e…

Read More

Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës Dobërqan-Pogragjë, ku lidhen dhe zhvillohen disa fshatra të kësaj ane. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Infrastrukturë e Banim, Kushtrim Ibrahimin, kanë dalë tek vendi ku po realizohen punimet. I pari i komunës, tha se mbi 620 mijë euro dhe 3740 metra gjatësi me 5.50 metra gjerësi është rruga Dobërqan- Pogragjë, ku kanë filluar punimet. Sipas tij, kjo po bëhet për zhvillimin e fshatrave, për fshatra me potencial turistik dhe zhvillim ekonomik local. “Po e zbatojmë me përpikëri projektin tonë politik, i cili garanton zhvillim”, tha…

Read More

Organizata Jo-Qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ta ndalojmë dhunën dhe dukuritë negative nëpër shkolla”, ka mbajtur debatin lidhur me “Parandalimi i dhunës dhe dukurive negative nëpër shkollat e Komunës së Kamenicës” Qëllimi i organizimit të debatit ishte diskutimi dhe pasqyrimi i formave të dhunës qoftë dhuna fizike, psikologjike, ekonomike, familjare apo dhuna përmes rrjeteve sociale , duke mos i anashkaluar edhe dukuritë negative përdorimi i duhanit, alkoolit, drogave dhe armëve nëpër shkolla si dhe parandalimi i dhunës, roli i Mekanizmave Koordinuese kundër dhunës. Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve kanë shprehur mendimet e tyre se si duhet bërë parandalimi i dukurive negative…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka takuar zëvendës ministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Taulant Kelmendin, me të cilin kanë biseduar lidhur me zhvillimet në fushën e arsimit në këtë komunë. I pari i komunës, tha se janë të përkushtuar për më shumë investime nëpër shkolla, për rritje të cilësisë në arsim dhe për një rini të shëndoshë. Zëvendës ministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, tha se me kryetarin Hyseni, kanë diskutuar rreth arsimit në Komunën e Gjilanit, investimet dhe projektet e reja që do të përmirësojnë infrastrukturën arsimore atje. “Përkushtimi ynë i përbashkët është krijimi…

Read More

Janë përuruar sallat e edukatës fizike në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini” dhe në Shkollën e Mesme Teknike “Mehmet Isai” në Gjilan. Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit, tha se përkushtimi i qeverisë komunale është për më shumë investime nëpër shkolla, për rritje të cilësisë në arsim dhe për një rini të shëndoshë. Sipas tij më kryesorët janë nxënësit tanë, të cilëve u duhet një arsimim cilësor, trup dhe mendje e shëndoshë. I pari i Gjilanit, falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar e janë angazhuar që këto shkolla të bëhen me salla të sporteve të bukura. Shpend Nuhiu, drejtor i…

Read More

Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për bujqësinë, Komuna e Vitisë ka shpërndarë sot 21 pllugj për lëvrim dhe 20 mbjellëse misri për fermerët lokal. Këto mjete janë financuar nga buxheti komunal dhe synojnë të ndihmojnë fermerët në rritjen e prodhimit bujqësor. Në ceremoninë e shpërndarjes ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili theksoi rëndësinë e kësaj mbështetjeje për përmirësimin e kushteve të punës së fermerëve. “Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë vazhdimisht mbështetje për bujqit tanë, përmes investimeve në mekanizëm dhe teknologji moderne, duke forcuar kapacitetet e tyre prodhuese,” tha Haliti. Po…

Read More