- Gjilan: Dhurohen 21 pako ushqimore për familjet në nevojë gjatë muajit të Ramazanit
- Moti sot me diell dhe vranësira
- Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”
- Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit
- Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit
- Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës
- Vitia po kremton 17 Shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
- Nderimi për dëshmorët obligim i përhershëm, angazhimi për ta forcuar dhe zhvilluar vendin mënyra më e mirë për ta çuar përpara amanetin e tyre
Author: admin
Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë me paraqitjen e tyre elegante në eventin e ‘Vogue’ në ‘Sydney Opera House’
Taika Waititi dhe Rita Ora kanë mbërritur në edicionin inaugurues të “Vogue Summer Ball”, i cili u mbajt në ambientet ikonike të Sydney Opera House, teksa dielli perëndonte mbi qytetin australian. Eventi u organizua për të festuar aktivitetin e parë “Forces of Fashion” nga Vogue Australia, duke mbledhur disa nga figurat më të shquara kreative të industrisë, si nga Australia ashtu edhe nga skena ndërkombëtare. Waititi ka ndërtuar gjatë dy dekadave të fundit reputacionin si një nga kineastët dhe aktorët më të suksesshëm të Zelandës së Re, duke u dalluar jo vetëm për çmimet dhe sukseset artistike, por edhe për sensin e tij…
Si kultura e punës e kthen dremitjen në shenjë sakrifice Në një vend ku puna është pjesë e identitetit personal dhe përkushtimi matet me orë të gjata e përpjekje të vazhdueshme, gjumi në vendin e punës nuk shihet si mungesë disipline. Përkundrazi, ai interpretohet si shenjë lodhjeje nga puna intensive. Ky vend është Japoni, ku ekziston një fenomen kulturor unik që habit pjesën tjetër të botës. Në zyrat japoneze, nuk është e pazakontë të shohësh punonjës që dremisin për disa minuta në tavolinën e punës, gjatë mbledhjeve apo edhe në transportin publik rrugës për në punë. Ky veprim nuk…
Tensioni i lartë i gjakut, i njohur si “vrasësi i heshtur”, prek gati gjysmën e të rriturve dhe shpesh nuk jep asnjë shenjë. Ai rrit ndjeshëm rrezikun për infarkt, sulm në tru, dështim të zemrës dhe lidhet edhe me rënien e funksioneve të trurit dhe demencën. “Hipertensioni është faktori më i ndryshueshëm i rrezikut për sëmundjet e zemrës, sulmin në tru dhe, sipas provave të reja, edhe për rënien e aftësive njohëse”, ka thënë doktori Eduardo Sanchez nga Shoqata Amerikane e Zemrës, ka shkruar The New York Times. Ja disa hapa të thjeshtë që ndihmojnë realisht: Njihni vlerat tuaja Shumë…
Futbollisti Valmir Matoshi ka treguar formë të lartë në javën e 24 të Kampionatit të Zvicrës. Matoshi është shënues i dyfishtë në fitoren e thellë të Thunit me rezultat 5:1 ndaj Lausannes. Matoshi ka shënuar në minutën e 20-të e 21-të. Golat tjerë i realizuan Reichmuth (72′), Rastoder (85′) e Bertone (90+4′ – nga penalltia). Për Lausanenn realizoi Janneh (45+1′) Kastriot Imeri e Valmir Matoshi u paraqitën titullarë. Matoshi u zëvendësua në minutën e 61-të e Imeri në 62-tën. Alban Ajhdini u aktivizua në minutën e 72 minuta për Lausannen. Thun kryeson me 55 pikë e Lausanne është në…
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova, të cilët po qëndrojnë në Viti në kuadër të manifestimit letrar. Gjatë këtij takimi, Sadije Aliti nga kjo shoqatë falenderoi kryetarin Haliti për mikpritjen dhe bashkëpunimin. Me këtë rast, ajo i ndau kryetarit Haliti një mirënjohje për kontributin e çmueshëm në përkrahje të artit letrar dhe veprimtarive kulturore shqiptare. Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Shoqata e Shkrimtarëve “Ramadan Musliu”, Viti, në krye me Fadil Abazin. Nga ana e tij, kryetari Haliti ndau mirënjohje për përfaqësuesit e shoqatës…
Nga: Albina Hyseni Në çdo shoqëri, shkolla ka qenë hapësira ku ndërtohet raporti mes autoritetit dhe respektit. Aty formohet jo vetëm dija, por edhe ndjenja e kufirit, përgjegjësisë dhe bashkëjetesës. Kur ky raport fillon të lëkundet, tensioni nuk mbetet i izoluar brenda mureve të klasës, por reflekton një realitet më të gjerë shoqëror. Figura e mësuesit, që dikur mbështetej në peshën e dijes dhe në respektin moral të komunitetit, sot përballet me një realitet tjetër. Informacioni nuk është më privilegj i klasës. Nxënësi ka qasje të pakufizuar në dije dhe shpesh e sheh autoritetin si diçka që duhet sfiduar. Transformimi…
Shkruan: Nehat Hyseni Historia e dhimbshme e shqiptarëve në përgjithësi, në të gjitha trojet ku ata jetojnë sot të ndarë në pesë-gjashtë shtete, dhe në veçanti ajo e Kosovës Lindore, përkatësisht e Luginës së Preshevës – Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, si dhe në Vranjë dhe viset e tjera në Serbi – nuk është thjesht histori hapësirash gjeografike. Ajo është histori tragjedish të përsëritura, dhimbjesh kolektive dhe ndërprerjesh të dhunshme të vazhdimësisë etnike shqiptare. Këto hapësira kanë qenë terrene përplasjesh të politikave të mëdha shtetërore, identiteteve, feve, kolonizimit dhe rezistencës. Historia e tyre nuk është e rastësishme – ajo është e…
Një i burgosur me origjinë shqiptare, që po vuante dënimin në burgun e Domokos në Greqi, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e një të burgosuri tjetër me origjinë pakistaneze në Qendrën e Paraburgimit të Burgut të Hanias. Incidenti ndodhi më 20 korrik 2019, kur një grup të burgosurish ku bënte pjesë dhe shqiptari, u përleshën me një grup pakistanezësh, duke rezultuar në plagosjen e tre personave, njëri prej të cilëve u plagos rëndë pasi u godit me thikë të improvizuar. Pakistanezi sipas pamjeve filmike është goditur nga shqiptari. I burgosuri, me origjinë pakistaneze, pas plagosjes u…
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë në edicionin e 62-të të Konferencës së Sigurisë në Mynih – Munich Security Conference 2026 (MSC). Zyra e Kryeministrit tha se krahas pjesëmarrjes në ngjarjet e organizuara në kuadër të MSC, kryeministri gjithashtu do të ketë edhe takime bilaterale në margjina të konferencës.
Në vazhdën e zgjerimit të bashkëpunimeve institucionale, Fakulteti i Shkencave Sociale në Universiteti Publik “Kadri Zeka” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me Organizata “Varg e Vi”, duke forcuar ndërlidhjen me shoqërinë civile. Kjo marrëveshje parashikon realizimin e projekteve të përbashkëta, organizimin e aktiviteteve sociale, trajnimeve dhe debateve, si dhe përfshirjen aktive të studentëve në iniciativa me karakter shoqëror. Dekani i Fakultetit, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, vlerësoi se këto bashkëpunime kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e fakultetit dhe rrisin mundësitë për angazhim praktik të studentëve. Ai theksoi se partneritetet me organizatat e shoqërisë civile forcojnë lidhjen mes akademisë dhe komunitetit,…

