- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
Haziri (LDK): Rugovistët bëhen bashkë në Gjilan, edhe 128 ditë deri te rrëzimi i sistemit që solli depresion të thellë politik e ekonomik
Nën udhëheqjen e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka ftuar të zgjedhurit e Kuvendit XII punues në seancën pune. Kuvendi i sotëm, ka miratuar orientimet programore, ristrukturimet dhe përgatitjet e para formale për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit. “Me unanimitet të plotë, Kuvendi miratoi pesë kandidaturat për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit, të prirë nga Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, z. Lutfi Haziri, së bashku me znj.Lirije Kajtazi, znj.Valentina Bunjaku Rexhepi, z.Avdyl Aliu e z. Bardhyl Syla, të cilët janë personalitete të dëshmuara, me kredo e…
Këtë të shtune vëmendja e sportdashësve kosovar do të rikthehet në Gjilan, pasi do të takohen dy rivalët e vjetër nga qyteti, FC Drita dhe SC Gjilani. Për rivalitetin e derbit lokal është i vetëdijshëm edhe kryetrajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, duke theksuar se janë munduar që presioni të largohet nga futbollistët. “Jam munduar që nga dita e parë e kësaj jave që ta heqi presionin nga futbollistët, por ta mbajmë ne si staf dhe ata të mendojnë se thjeshtë është xhiro e radhës. Pavarësisht cila skuadër është ne duhet të futemi për fitore, ne duhet të japim maksimumin. Një…
Lojtari i Gjilanit, Besir Ramadani është paraqitur në konferencën për media në prag të sfidës kampionale ndaj FC Dritës, derisa ka folur për atmosferën dhe gjendjen e grupit. Ramadani theksoi në prezencën e gazetarëve se tashmë e di mjaft mirë rëndësinë e këtij derbi, ndërkohë që ka potencuar se pikët kanë vlerë edhe më të madhe për tifozët. “Na pret një ndeshje e vështirë, pasi që gjithë e dijmë rëndësinë e kësaj ndeshje. Ne jemi të përgatitur maksimalisht dhe kemi punuar për këtë ndeshje. Do të dalim në fushë për të treguar karakter dhe të luftojmë për t’i gëzuar…
“Përgatitjet për duelin e radhës kampional, i vlefshëm për xhiron e tetë në Albi Mall Superligë, përballë rivalit Drita, tashmë kanë përfunduar me shumë sukses. Pavarësisht motit me temperaturat që kanë variuar me ulje dhe ngritje, atmosfera dhe disponimi i futbollistëve ishte tejet pozitiv gjatë gjithë javës dhe me shumë optimizëm përballë sfidës së radhës, thuhet në njoftimin zyrtar të SC Gjilanit. Më tutje thuhet se gjithë grupi ka qenë i përkushtuar dhe përqendruar në punë duke pritur me padurim përballjen derbi ndaj rivalit lokal Drita. “Ekipi ka marrë mbështetje të vazhdueshme edhe nga tifozët para një takim tejet…
Morina Bunjaku: Në vend të kritikave, duhet mbështetur përpjekjet për të ndërtuar një sistem shëndetësor më të fuqishëm
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjaku, thotë se është e pakuptimtë dhe e pabazuar që përmirësimi i kujdesit shëndetësor të paraqitet si skandal. Ajo thekson se shëndetësia është prioritet, jo politikë. Punësimi i mjekëve dhe infermierëve është një ndërhyrje e domosdoshme për përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët e Gjilanit. “Kjo përpjekje për të manipuluar opinionin publik përmes kritikave është një sulm i pajustifikueshëm ndaj një iniciative që i shërben shëndetit publik”, tha Morina Bunjaku. Nënkryetarja e komunës, shton se shtimi i personelit mjekësor është më se i nevojshëm për të adresuar sfidat e mëdha në…
Hidromorava: Njoftim për riparimin e FPU Velekincë dhe ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë
NJOFTIM PËR RIPARIMIN E FPU VELEKINCË DHE NDËRPRERJE TË PËRKOHSHME TË FURNIZIMIT ME UJË Të nderuar konsumatorë, Në kuadër të investimeve kapitale për përmirësimin e shërbimeve tona, dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, po realizojmë rehabilitimin e FPU Velekincë. Ky projekt përfshin riparimin e puseve, zhvillimin e softuerit, riparimin e pajisjeve elektro-mekanike, dhe përmirësime të tjera të rëndësishme. Për shkak të punimeve që do të kryhen, do të jetë e nevojshme të ndërpresim furnizimin me ujë SOT në intervale të caktuara dhe uji mund të vijë me ngjyrë, prandaj rekomandohet që mos të përdoret për pije gjatë ditës. Kërkojmë…
Të pranishëm në pranim dorëzimin e tyre ishte zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtori i bujqësisë, Naim Pira. Zv.Kryetari Aliu i përgëzoi fermerët përfitues për këto mekanizma bujqësor, duke shtuar se qeverisja lokale në Viti, këtë vit ka përkrahur rreth 500 fermerë me mekanizëm të ndryshëm bujqësor. Ai tha se komuna e Vitisë, synon që vitin që vjen të vazhdoj përkrahjen të fermerëve në sektorët e ndryshme bujqësore. Për këtë ai tha se do të shikohen edhe mundësitë buxhetore të rritjes së përkrahjes. Drejtori Pira, tha se sot janë shpërndarë 71 freza për fermerët vitias…
Po vazhdon mbështetja e bujqve nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari. Kjo po bëhet duke u bazuar në planin e punës për vitin 2024. Bajram Isufi, drejtor i Bujqësisë dhe Pylltarisë, tha se prioritet ndër prioritete e kanë prodhimin e grurit. “Jemi një ndër komunat e vetme që e subvencionojmë farën e grurit dhe misrit në nivel të Republikës së Kosovës”, tha Isufi. Ai tregoi se kanë shpall thirrje për aplikim për farë të grurit për mbjelljet vjeshtore të vitit 2024. Sipas tij të drejtë aplikimi kanë të gjithë fermerët e Komunës së Gjilanit, të…
Mbahen ligjërata për sigurinë e nxënësve gjatë lëvizjes në rrugë prej shtëpisë deri te shkolla dhe anasjelltas
Në bazë planit vjetor të punës të Drejtorisë së Inspeksionit, saktësisht në kuadër të sferës së komunikacionit-siguria e nxënësve nё trafikun rrugor, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale së Policisë Gjilan, njësitet përkatëse policore dhe zyrtarë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, janë mbajtur ligjëratat nëpër disa shkolla fillore për klasat e ulëta. Ligjëratat kishin të bëjnë me sigurinë e nxënësve gjatë lëvizjes së tyre nëpër rrugë prej shtëpisë deri te shkolla dhe anasjelltas. Projekti ishte i hartuar në atë mënyrë që më së miri i’u përshtatej nxënësve nga klasa 1 deri në klasën e 5. Për të…
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore gjatë periudhës kohore 27.09.2024 – 03.10.2024 në vazhdën e implementimit të planeve operative ka shqiptuar njëmijë e pesëqind e trembëdhjetë (1513) gjoba. Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, Hetim i dymbëdhjetë (12) aksidenteve të trafikut me të lënduar, Njësite policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan janë në implementim të planit operativ ‘’Makineria bujqësore’’, në kuadër të së cilit plan me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor…

