- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
Njoftim për Konsumatorët në Shipashnicë të Epërme Kamenicë, 07 tetor 2024 – Të nderuar konsumatorë, Ju informojmë se për shkak të një defekti në Stacionin e Pompimit të Kopernicë, konsumatorët në Shipashnicë të Epërme kanë mbetur pa furnizim me ujë. Ekipet tona teknike po punojnë me përkushtim për të sanuar defektin sa më shpejt dhe për të rikthyer furnizimin me ujë në gjendje normale. Për çdo informatë shtesë, ju lutemi të kontaktoni Njësinë e Kamenicës të KRU “Hidromorava” Sh.A., Gjilan. Tel: 044 983 093 044 983 106 044 983 107 Ju falënderojmë për mirëkuptimin! KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan
KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan Konkurs publik: Rishpallje të konkursit për Zyrtar i Auditimit të Brendshëm (ZAB) Në bazë të dispozitave të nenit 21. lidhur me nenin 25. Paragrafi 25.2. pika (h) të Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, respektivisht nenit 13. të Ligjit nr.04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03//L-087 për Ndërmarrjet Publike, Komisioni i Auditimit i KRU “Hidromorava”-SH.A. Gjilan, në mbledhjen e rregullt të mbajtur me datë 05.08.2024 mori vendim që të rishpallë: KONKURS PUBLIK (Rishpallje e Konkursit) Për plotësimin e pozitës punuese : Titulli i pozitës: Zyrtar i Auditimit të Brendshëm I përgjigjet: Komisionit të…
Prokuroria Themelore në Gjilan ka regjistruar 56 kallëzime penale ndaj 62 personave gjatë javës së kaluar
Përmbledhje e punës javore nga Prokuroria Themelore në Gjilan Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 30 shtator – 6 tetor 2024, ka regjistruar gjithsej pesëdhjetegjashtë (56) kallëzime penale, ndaj gjashtëdhjetedy (62) personave. Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar: dyzetekatër (44) aktakuza, ndaj pesëdhjetenjë (51) personave, tridhjetegjashtë (36) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime), pesë (5) ankesa, gjashtë (6) kërkesa për shitje të aseteve, tre (3) persona të ndaluar, tri…
I pari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur se ka filluar procedura për ndërtimin e Sallës së Sportit për kampusin e shkollave të mesme në Kamenicë. Kryetari i Komunës ka thënë se ky projekt kap vlerën prej 865,000 Euro. “Që nga funksionimi i shkollave të mesme, mësimi edukativ dhe sportiv nuk ishte i plotë. Me projektet tona kapitale këtë po e mundësojmë dhe po e bëjmë realitet. Ky projekt kapital në vlerë prej 865,000 euro është mbështetur nga MASHTI. Falemnderit Kryeministrit Albin Kurti për mbështetje të parezervë për Kamenicën”, ka thënë Rahimaj./GJILANI INFO/
Reagim publik lidhur me akuzat e ministres Nagavci, kinse komuna nuk ka caktuar lokacionin për ndërtimin e çerdhes publike
Reagim publik lidhur me akuzat e ministres Nagavci, kinse komuna nuk ka caktuar lokacionin për ndërtimin e çerdhes publike Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik komuna e Vitisë, e sheh të arsyeshme që të njoftoj se akuzat e ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci në ditën e dytë të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, për mos përmbushjen e premtimit për 160 çerdhe publike. Ajo thotë se kjo është si pasojë e mos caktimit të lokacioneve nga ana e komunave. Kjo aspak nuk është e vërtetë, së paku për komunën e Vitisë, pasi…
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, këtë vikend ka prezantuar projektin se si do të duhet çerdhja e re që do të ndërtohet në Roganë. Ai ka bërë të ditur se Komuna e Kamenicës ka shpallur procedurat e prokurimit publik në vlerë prej 718,600 eurosh. “Do të vazhdojmë me projekte kapitale në funksion të arsimit cilësor”-ka thënë Kryetari Rahimaj. Ai gjithashtu ka falënderuar Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Ministren e MASHTI-t Arbërie Nagavci për mbështetjen e këtij projekti. /GJILANI INFO/
Tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën Gjilan – Prishtinë. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje” – ka thënë Ahmeti. Sipas saj, Policia aktualisht ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri tek ky aksident.
Mehmeti: S’mjafton kjo rritje ekonomike përballë papunësisë, shqetësuese rritja e kredive familjare
Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë për Ekonomia Online se parashikimet për rritjen ekonomike 3.9 për qind është e pamjaftueshme për të adresuar sfidat që i ka Kosova, e që janë papunësia dhe deficiti i lartë tregtar. Shqetësuese sipas tij është edhe rritja e përqindjes së kredive familjare. Sipas tij, gjendja e rëndë pas inflacionit tregon “se familjet në Kosovë janë duke pasur vështirësi me kalu nga muaji në muaj me pagat të cilat i kanë”. Mehmeti ka thënë se për ta përmbushur konceptin e rritjes ekonomike, duhet ndryshuar struktura e ekonomisë në vend në…
Rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në Prishtinë, Ferizaj, Pejë dhe Malishevë, bëhet e ditur prej raportit të fundit nga Policia e Kosovës. Ndërkaq, njoftohet se në të gjitha rastet e dhunës në familjen viktime e kësaj shëmtie kanë qenë grate. Për dhunën familjare në Prishtinë janë arrestuar një mashkull dhe një femër të dyshuar se janë sjellur dhunshëm ndaj një femre tjetër. Në Ferizaj një burrë që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortës së tij. E poashtu si të dyshuar për dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre janë arrestuar edhe bashkëshërtët në Pejë e Malishevë. Nderkaq, prokuroria…
Sot, në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 17 gradë Celsius. “Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende -vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

