- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
Mirishahe Limani Hiler Po u rrite aty ku mbjellnin lule ato do të dish t’i mbjellësh gjithëkund e gjithmonë. Do ta dish me saktësi sa ujë e sa dhe kërkojnë A çelin herët në mars E a i mbajnë bulëzat e lulëzuara deri në shtator. Do ta dish sa kohë për përkujdesje të kërkojnë Se t’cilat diellin e mëngjesit apo t’pasditës e dojnë Se t’cilat edhe dimrit të ftohtë i rezistojnë. Po u rrite aty ku mbjellnin lule Lulet do të dish t’i mbjellësh në cilindo vend të globit që je Andaj Mbjellni, rritni e shpërndani në çdo shtëpi dashuri…
Nga: Ilir Muharremi Bukuria është një pasqyrë shumëanëshe, një përzierje racash dhe ADN-sh, diçka që ne të gjithë luftojmë për ta arritur. Ajo është ajo që shohim, por edhe ajo që ndjemë; ndjenjat tona janë vetë besimi ynë, dhe kjo ngre pyetje për natyrën e saj. Lufta për të kapur bukurinë është një sfidë e vazhdueshme që pushton çdo zemër dhe çdo krijesë. Dukja e saj është superiore, çdo detaj i ekzagjeruar: skalpi, flokët, vetullat, sytë, mollëzat, hunda, buzët, mjekra pjesët e jashtme që formojnë imazhin tonë të saj. Por, çfarë është bukuria përveç kësaj? A është ajo diçka…
Toronto, aktorja shqiptare do të luaj një serial të ri amerikan Bëhet e ditur se aktorja shqiptare në Kanada, Lyra Xhoci ka filluar xhirimet në serialin më të ri amerikan, i cili po xhirohet në Toronto, transmeton albinfo.ch. Seriali është në fillimet e saj të xhirimeve dhe nuk është emëruar ende se si do të quhet. Lyra është aktore nga Kosova, ka studjuar në Akademinë e Arteve për Aktrim ku morri titullin Bachelor dhe Master. Lyra është e njohur për publikun shqiptar me rolet e saja në serialet shumë të njohura “Kafeneja jonë” dhe “Zyrja për Gjithçka”, po ashtu…
Haradinaj: Zgjidhja e problemit për të siguruar me bollëk ujë të pijshëm prioritet për Gjilanin
Gjatë një vizite në Gjilan, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, para gazetarëve të mediave lokale, ka ngritur shqetësimin e tij për zgjidhjen e problemit që e shkakton mungesa e mjaftueshme e ujit të pijshëm, tash e sa vite për qytetarët e kësaj komune. I pyetur për lexuesit e Agjencisë së Lajmeve “Gjilani Info” , se çka do të bënte për qytetarët e Gjilanit nëse i jepet mundsësia për të ardhur rishtazi në postin e Kryeministrit të Kosovës, Haradinaj ndër tjerash tha: “ Shqetësuese për Gjilani është furnizimi me ujë të pijshëm”. Ai tha se duhet të përmbyllen projektet e…
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) nga Kamenica, ka njoftuar për shfaqjen teatrale “Një dorëzim në Spokan” nga Martin McDonagh, prezantuar nga Teatri i Gjilanit, e cila pritet të realizohet të marten e javës së ardhshme me fillim në ora 20:00, në Teatrin e Qytetit të Kamenicës. “Një dorëzim në Spokan” takon kokë më kokë personazhet dhe historitë e tyre të turbullta. Është tregim për historitë sipërfaqësore të njerëzve që i bëjnë ata të huaj. Regjia: Blendi Arifi Aktorë: Alban Shahiqi, Florent Salihu, Djellza Dema, Blendi Arifi./GJILANI INFO/
Drita – Gjilani, dy skuadra të të njëjtit qytet, rival të përbetuar, i ndanë pikët (1:1) në derbin e javës së 8-të të elitës së futbollit të Kosovës. Ndeshje e luftuar deri në pikën e fundit. Për Dritën realizoi Arb Manaj në minutën e 33-të dhe për Gjilanin Armend Thaqi në atë të 45+4. Drita zë vendin e pestë me 13 pikë e ka dy ndeshje më pak dhe Gjilani është në t e shtatin me 9 sosh.
Gjatë 24 orëve në Kosovë janë raportuar tri raste të dhunës në familje, ku viktima kanë qenë grate, bëhet e ditur nga raportit të Policisë së vendit. Në Prishtinë një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. “Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, njofton policia. Në Pejë të premten është arrestuar një burrë, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit…
“Sot i është nënshtruar operimit të gjurit lojtari ynë Ilir Mustafa dhe sipas raportit mjekësor operacioni ka qenë shumë i suksesshëm”, thuhet në njoftimin zyrtar të FC Drita. Mustafa kishte pësuar lëndim të rëndë në gjurin e djathtë në ndeshjen që FC Drita pati me FC Malisheva duke këputur ACL ligamentin dhe dëmtimin e meniskut. “Iliri pritet që nesër të lirohet nga spitali dhe koha e rehabilitimit do të jetë relativisht e gjatë por që rendësi ka që gjithçka të shkojë mirë gjatë fazës së rehabilitimit. Të presim të kthehesh edhe më i fortë Ilir”, thuhet në njoftimin e…
Trajneri i SC Gjilanit, Ardian Nuhiu në konferencën për media para gazetarëve në prag të sfidës kampionale ndaj Dritës është shprehur optimist, pasi që grupi ka performuar lartë në seancat stërvitore dhe pret që një paraqitje të tillë ta shfaqin edhe në ndeshje. Shefi i shtabit teknik theksoi rëndësinë e kësaj ndeshje, derisa potencoi se ka besim te grupi i lojtarëve të cilët ai drejton. “Një ndeshje e veçantë për tifozët dhe një mundësi e mirë për futbollistët për të treguar karakter dhe personalitet. Kemi analizuar kundërshtarin duke parë pikat e tyre, por normalisht që do të dalim edhe…
Hidromorava: Njoftim i rëndësishëm për konsumatorët që furnizohen me ujë nga FPU Velekincë. Të nderuar konsumatorë, Ju njoftojmë se për shkak të një defekti që ka ndodhur në FPU Velekincë dhe punimeve që po vazhdojnë akoma, ju lutemi të mos konsumoni ujin për pije gjatë deri në njoftimin e ardhshëm. Ky njoftim vlenë për konsumatorët që furnizohen me ujë nga rezervari në “Kodrën e Dëshmorëve” – Livoç i Ulët, – Velekincë, – Rr. Lotë Vaku, – Rr. Idriz Seferi, – Kodra e Dëshmorëve, – Hysen Tërpeza, – Bregu i Djegur. Ekipi i laborantëve tanë është duke monitoruar me kujdes parametrat…

