Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

June 24, 2026

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

June 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026
  • Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu
  • Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ndalon tre persona dhe ngre shtatë aktakuza ndaj nëntë personave
  • Policia sekuestron marihuanë, veturë dhe pajisje të dyshuara në Viti
  • Sulmohet me shufër hekuri në Gjilan, një person përfundon në QKUK
  • Vjedhje e rëndë në Gjilan, policia nis hetimet
  • Nxënësit e shkollës “Thimi Mitko” nga Gjilani zhvillojnë ekskursion edukativ në Ujman
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Kuvendarët e Gjilanit miratojnë kërkesën e DKA-së për ndarjen e bursave për studentë në vlerë prej 150 mijë euro
Lajme Lokale

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë kërkesën e DKA-së për ndarjen e bursave për studentë në vlerë prej 150 mijë euro

adminBy adminOctober 31, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, ka diskutuar për raportin financiar janar-shtator 2024, derisa ka miraruar vlerësimin rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr. 016-20437 të datës 23.02.2023 për formimin e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave në procesin e emërtimit të rrugëve dhe numërimit të adresave, sikurse edhe kërkesën e Drejtorisë për Arsim për ndarjen e bursave për studentë në vlerë prej 150 mijë euro.
Sa i përket ndarjes së bursave, kuvendarët kërkuan që konkursi të shpallet në bazë të kritereve të caktuara nga seanca e kaluar.
Paraprakisht, është zhvilluar një debat polarizues pozitë-opozitë, pas kërkesave nga ana e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, për futjen në rend dite të Buxhetit për vitin 2025, themelimin e Inkubatorit të Biznesit dhe bartjen e mjeteve në vlerë prëj 2.5 milionë euro.
Ndërkohë, pas një takimi që kryetari i Komunës zhvilloi me shefat te grupeve të këshilltarëve VV-PDK-AAK dhe Vatra, asamblesisti Ismajl Kurteshi tha se në përpjekje për ta zgjidhur këtë ngërç, nesër (e premte), është caktuar një takim tjetër në orën 13:00, ku në rast të dakordimit, do të thirret një seancë të jashtëzakonshme për procedim të buxhetit për vitin 2025.
Sa i përket raportit financuar janar-shtator, shefi i grupit të PDK-së, Bujar Nevzati, pati vërejtje për rënie të të hyrave vetanake e moshpenzim të buxhetit për investime kapitale në drejtoritë përkatëse, derisa shefi i GK të LDK-së, Avdyl Aliu, tha se janë nëntë milionë euro të parapara për investime kapitale, ndërkaq, sipas tij, janë realizuar katër milionë euro, duke kritikuar ekzekutivin për paaftësi e pasivitet.
Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Herolinda Murati – Leka, ka kundërshtuar pretentimet e opozitës sa i përket shpenzimeve kapitale, duke thënë se kanë pasur një lëvizje pozitive drastike sa i përket kësaj kategorie.
Ndërkaq, propozim-statuti i Ansamblit të këngëve dhe valleve popullore, raporti i komisionit për emrin e rrugëve, raporti i Komisionit për zgjedhjen e Këshillave Lokalë, propozimi per mbështetjen e grave të prekura nga kanceri i gjirit dhe raporti i Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Gjilanit për vitin 2023 (Plani i veprimit për zbatimin e Rekomandimeve të Zyres Kombëtare të Auditimit), janë shtyrë për mbledhjen e radhës.
Në këtë seancë kanë marrë pjesë në diskutim dhe kanë adresuar pyetje Bujar Nevzati, Besnik Shala, Krenare Latifi Kqiku, Ismajl Kurteshi, Nazim Gagica, Gentrit Murseli, Avdyl Aliu, Arianit Sadiku, Erestina Isufi, Muhadin Haziri, Arbër Musliu, Imran Haziri, Ramiz Ramadani, Afërdita Balaj e Sami Ahmeti, të ciluave u është përgjigjur kryetari i Komunës, Alban Hyseni dhe drejtorët komunalë, Shpend Nuhiu (DKA), Hekuran Rapuca (DSHMS), Kushtrim Zeqiri (DKRS), Bejtulla Osmani (Mbrotje dhe Shpëtim) dhe Bajram Isufi (Bujqësi e Pylltari)./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

June 24, 2026

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Nxënësit e shkollës “Thimi Mitko” nga Gjilani zhvillojnë ekskursion edukativ në Ujman

June 24, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

By adminJune 24, 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të organizatave…

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

June 24, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ndalon tre persona dhe ngre shtatë aktakuza ndaj nëntë personave

June 24, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

June 24, 2026

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

June 24, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.