- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Kamenicës, dje për publikun kamenicas është dhënë shfaqja “Një dorëzim në Spokan” me regji të Blendi Arifit. Një shfaqje e cila ka eksploruar thellësitë e natyrës njerëzore përmes personazheve të saj komplekse dhe ngjarjeve të papritura. Aktorët që luajtën mbrëmë në këtë shfaqje ishin: Alban Shahiqi, Florent Salihu, Djellza Dema e Blendi Arifi./GJILANI INFO/
Sadbere Gagica Mbete stinë loti në sytë e mi Roman i pashkuar Netë pa gjumë Deri në agim Prozë e gjatë kujtimesh Skicë e shkurtër dashurie Ditari malli i (pa) shkruar Deri në fund Po koha iku si lejlek Nëpër qiellin e mallit tim Një puthje të vargut e mora Në sonetën e (pa)përfunduar Je ëngjell në qiellin tim Çdo natë bisedonim për hallet Lot syri Në pakthim Gjurmë stine Udhëve pa adresë ËNDËRR E SHUAR Që ënde rri zgjuar?! Je strukur Në palcën e shpirtit O Ylli Pse sot më s’vjen? Të pragu i oborrit Të pres Etje etje…
As 24 orëshi i fundit nuk ka kaluar pa arrestime dhe paraburgosje në Kosovë, njofton policia e vendit. Bëhet e ditur se gjatë kësaj kohe janë arrestuar 30 persona si dhe janë paraburgosur 17 të tjerë./GJILANI INFO/
Përfundon suksesshëm trajnimi për promovimin e Turizmit Rural dhe Marketingun e Produkteve Vendore për femrat e Kamenicës
Ky trajnim është bërë mes Komunës së Kamenicës në bashkëpunim me Tourism and Marketing Institute (TMI) dhe me përkrahjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), ku u trajnuan pjesëmarrëset për të promovuar turizmin rural dhe marketingun e produkteve lokale. Poashtu në kuadër të trajnimit për turizmin rural dhe marketingun e produkteve vendore, është vizituar biznesi i Ibadete Sadikut, “Gollaku Food,” ku është parë nga afër procesi i tharjes dhe përpunimit të pemëve dhe perimeve. Nga kjo vizitë pjesëmarreset u inspiruan nga suksesi i këtij biznesi lokal që po kontribuon në ekonominë e vendit tonë./GJILANI INFO/
Në muajin e solidaritetit, Kryqi i Kuq Dega në Kamenicë, ka pranuar një donacion nga për njerëzit nevojtar nga kompania RC COLA. Stafi i Kryqit të Kuq nga Kamenica njofton se fjala është për sasi pijesh, vlera e të cilave arrin në 1 mijë e 48 euro. Ky aktivitet është vlerësuar nga stafi i këtushëm si i rendësishëm, sepse po i kushtohet rëndësi përfshirjes në nisma humanitare dhe sociale. “Përmes këtij donacioni, RC COLA po ndihmon që të përmirësohet mirëqenia e njerëzve në komunitet, duke përforcuar vlerat e solidaritetit dhe bashkëpunimit”, thuhet ndër tjerash./GJILANI INFO/
Edhe gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur aksidente trafiku si dhe janë gjobitur ngasës të automjeteve në trafik për shkelje dhe dispozitave ligjore dhe rregullave në trafikun rrugor. Sipas statistikave zytare nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se për 24 orët e fundit kanë ndodhur 58 aksidente trafiku në tërë teritorin e vendit, por për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk ishte me fatalitet. Prej 58 aksidenteve që janë shënuar për periudhën në fjalë, 20 syresh ishin me lëndime trupore, kurse 38 aksidentet tjera me dëme material, thuhet nga policia. Nha ana tjetër, mësohet se për…
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. IHK njofton se vranësirat gë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7/m/s.jat
Lajmi për vdekjen e tij që është kumtuar nga familjarët, është pritur me dhimbje jo vetëm nga familja e familjarët dhe të afërmit e tij, por edhe nga gjithë që e njohen. Ishte njeri i njohur për veprimtari humane përmes Iniciativës Qytetare të Zhegrës (IQZH), aty ku edhe veproi për disa vite në cilësine e koordinatorit dhe përgjegjësit të aktivitetit human. Ndihmoi njerëzit nevojtarë përmes shpërndarjes së ndihmave mujore me artikuj ushqimor, siç njihej me emrin Aksioni “Ushqim për Skamnorët”. Ky aksion ishte realizuar për shumë vite pa u ndalur, muaj për muaj, kishte Mustafë Jasharin, njeriu që i…
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka mirëpritur një grup studentësh nga Universiteti PH Zug i Zvicrës, të cilët po qëndrojnë për një vizitë studimore njëjavore në kuadër të bashkëpunimit ndëruniversitar. Kjo vizitë është realizuar në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet UKZ-së dhe Universitetit PH Zug, e cila përfshin shkëmbimin e studentëve dhe stafit, si pjesë e përpjekjeve për të zgjeruar mundësitë e mobilitetit akademik. Gjatë vizitës së tyre në UKZ, studentët zviceranë janë pritur nga Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, i cili u ka uruar mirëseardhje. Rektori Dërmaku i ka informuar…
UKZ ka mirëpritur studentët e vitit të parë me rastin e fillimit të Vitit Akademik 2024/2025
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizoi pritjen solemne për studentët e vitit të parë me rastin e fillimit të Vitit të Ri Akademik 2024/2025. Në këtë ngjarje të veçantë morën pjesë Rektori i Universitetit, Prorektorët, Dekanët, personeli akademik dhe administrativ, kryetari i Parlamentit Studentor si dhe studentët të cilët po fillojnë rrugëtimin e tyre në Universitet. Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku mbajti fjalën e mirëseardhjes për studentët e rinj, duke i uruar suksese dhe një vit të mbarë akademik. Ai theksoi rëndësinë e zgjedhjes së tyre për t’u bashkuar me një institucion që synon të përgatisë profesionistë të…

