Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar sot një dokument me të cilën komuna të cilën ai e udhëheqë ka përfituar një grant të rëndësishëm nga Bashkimi Evropian për përmirësimin e efikasitetit të energjisë në ndërtesat shumë-banesore sociale.
Në kuadër të projektit të mbështetur nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), Komuna e Vitisë do të bashkëfinancojë projektin me 10%, ndërsa FKEE mbulon 90% të kostos totale prej 595,544.00 EUR.
Me këtë rast sot kryetari Haliti ka nënshkruar kontratën me menaxhmentit të FKEE-së që do t’i hapë rrugë realizimit të shpejtë të punimeve./GJILANI INFO/