Pas kumtimit të lajmit mortor për vdekjen e zyrtarës komunale, Ismete Sahiti Kurtalani, familjet Sahiti e Kurtalani janë ngushëlluar nga kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
“Nga puna e përditshme që ndanim, nga takimet e shumta që kishim, mirësjellja, buzëqeshja dhe kujdesi i saj do të mbeten gjithmonë si një pasqyrë dhe kujtimi i parë që na vjen në mend!
Ngushëllimet më të sinqerta për familjet Sahiti dhe Kurtalani”./GJILANI INFO/