- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
Osmani: Ashtu siç dështuan në Kosovë, Kroaci, Slloveni e Bosnje-Hercegovinë, forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marr pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore që u mbajt në Dubrovnik. Osmani në një postim në Facebook shkruan se agresori nuk duhet asnjëherë të shpërblehet me tokën e viktimës. “Ashtu siç dështuan në Kosovë, Kroaci, Slloveni e Bosnje-Hercegovinë, forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë. Liria dhe demokracia gjithmonë do të triumfojnë! Dje, para liderëve të tjerë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik, theksova se mësimet e së kaluarës na kujtojnë se akomodimi i agresorëve nuk sjellë kurrë paqe të qëndrueshme. Solidariteti ynë për popullin e Ukrainës është i rrënjosur thellë në…
Prej 53 aksidenteve në trafik që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit, njëri prej tyre ishte me fatalitet, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ndërkaq, bëhet e ditur se 22 prej tyre ishin me lëndime dhe 30 vetëm me dëme materiale./GJILANI INFO/
Kryetari Hyseni: Komuna, mirëpret miratimin e vendimit për shpronësimin e pronave të qarkores së re të Gjilanit
Miratimi i vendimit për shpronësim të pronave të cilat preken nga realizimi i projektit: “Qarkorja e jashtme e qytetit të Gjilanit dhe lidhja e rrugës kombëtare” nga Qeveria e Kosovës, është mirëpritur nga Komuna e Gjilanit. Vendimi për shpronësimin e kësaj rruge, është një lajm i mirë, pasi që do të krijohet një brez i ri i zhvillimit të Komunës së Gjilanit e më gjerë. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se: punët po ecin me radhë dhe mbarë. Ai tregon tanimë është miratuar vendimi për shpronësimin në projektin e qarkores së jashtme të qytetit tonë. “Falënderime të…
Gagica (AAK): Dikush thonit e dikush patkoit, por Gjilani mbetet akoma pa buxhet të miratuar për vitin 2025
Pozitë e opozitë, lojërat leni anash tani, sepse buxheti nuk është para e juaja por taksë të cilën e paguajnë qytetarët tanë të përgjegjshëm e të ndershëm. Qytetari duhet ta ketë parasysh se as ekzekutivi i Alban Hysenit e as legjislativi në Kuvendin Komunal në Gjilan, në esencë po del që nuk e kanë seriozisht miratimin e buxhetit komunal, sepse termi buxhet më tepër po përdoret për mbulesë të dështimeve e viktimizim të skajshëm nga i pari i Gjilanit, në njërën anë, dhe në anën tjetër tendenca për të marrë primatin ose rolin e shpëtimtarit nga shumica në Kuvend.…
Dardanapress organizon kampanjën për Promovimin, Ruajtjen dhe Prezantimin e Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore
Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër të projektit ”Promovimi, Ruajtja dhe Prezantimi i Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka organizuar kampanjën për Promovimin, Ruajtjen dhe Prezantimin e Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës. Qëllimi kampanjës promovuese ishte vetëdijësimi dhe informimi i qytetarëve përTrashëgimin Kulturore të Komunës, përmes shpërndarjes së fletushkave me të dhëna të monumenteve Kulturore -Historike. Gjatë organizimit të kësaj fushate vetëdijësuese, qytetarët janë njoftuar për rëndësinë, vlerat shpirtërore, zhvillimet historike ndër shekuj si dhe për vendndodhjen e objekteve të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës./GJILANI INFO/
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka pritur sot në takim z.Igli Totozani, Drejtor i Misionit të OSBE-së me bashkëpunëtorë. Ata kanë diskutuar rreth zhvillimeve të fundit komunale në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, duke ndarë po ashtu fillimet e mira dhe punët të cilat po bën Komuna e Kamenicës në të dyja fushat. Bashkëpunimi mes OSBE-së dhe Komunës së Kamenicës pritet të forcohet edhe më tepër në fushën e arsimit joformal, për të parë mundësitë e rifunksionalizimit të Qendrës Mësimore në Berivojcë për mësimin e gjuhës dhe edukimit jo-formal të fëmijëve nga komunitetet joshimicë. Të dyja palët…
Komuna e Vitisë dhe “AvicenaKS” nënshkruajnë një dokument që siguron radiologjinë falas gjatë muajit tetor
Zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu i shoqëruar nga drejtoresh e QKMF-së, Vjollca Kadolli-Halili dhe drejtoresha e Financave, Milihate Ajeti kanë pritur sot në takim përfaqësues nga rrjeti i poliklinikave “AvicenaKS” . Me këtë rast është nënshkruar një dokument ku “AvicenaKS” do të marrë përsipër pagesën e një radiologu në Viti që do të bëjë një herë në javë falas kontrolle mjekësore dhe atë me ultrazërin e gjirit për gratë apo vajzat që kanë dyshime për ndonjë ndryshim në gji. Nënshkrimi i këtij dokumenti është vetëm një nga aktivitetet që kanë organizuar komuna e Vitisë, konkretisht QKMF-ja në…
Mbahet forumi: “Ndërtimi i bashkëpunimit ndërkomunal ndërmjet këshillave komunale për siguri në bashkësi të Gjilanit dhe komunave për rreth”
Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, mbajtën takimin: “Ndërtimi i bashkëpunimit ndërkomunal ndërmjet këshillave komunale për siguri në bashkësi të Gjilanit dhe komunave për rreth”. Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, tha se rëndësia e këtij takimi është e madhe, pasi po diskutohet me komunat fqinje lidhur me aspektet e rendit, sigurisë dhe çështjeve të përbashkëta: si qenët endacakë, menaxhimi i mbeturinave, sigurimi i ujit të pijes e të tjera. “Bashkëpunimi dhe veprimi ndërmjet komunave tona nuk ka munguar, por se do të forcohet edhe më shumë në…
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për këto vepra penale: Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’, Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll…
Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” ka pritur në takim u.d. kryetarin e Federatës së Sporteve Universitare në Kosovë
Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, prof. asoc. dr. Artan Dermaku, ka pritur në takim prof. asoc. dr. Musa Selimi, u.d kryetar i Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës. Takimi u mbajt me qëllim të diskutimit të mundësive të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit dhe Federatës në fushën e sporteve studentore. Gjatë takimit, të dyja palët diskutuan për rëndësinë e promovimit të aktiviteteve sportive në mesin e studentëve, si dhe për organizimin e eventeve dhe garave që do të kontribuonin në zhvillimin e shëndetit fizik dhe mirëqenies së tyre. Rektori prof. asoc. dr. Artan Dermaku shprehu përkushtimin e universitetit…

