- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan me datën 15.10.2024 së bashku me studentë nga organizata jo qeveritare ‘’Fuqia e bashkimit rinor’’ në Gjilan, kanë zhvilluar një aktivitet që kishte si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rregullat në trafikut dhe rëndësinë e sjelljes së sigurt në rrugë. ”Ky aktivitet shërbeu edhe si mundësi njihje nga afër me punën e Policisë, marrje informacionesh të dobishme mbi punën policore dhe mënyrat e sigurta të lëvizjes në rrugë. Aktiviteti përfshiu demonstrime të situatave të ndryshme në trafik, si dhe aktivitete interaktive mbi mësimin e rregullave të sigurta të qarkullimit”, ka thënë zëdhënësi i…
Investimet në infrastrukturën rrugore të fshatrave të Komunës së Gjilanit po vazhdojnë. Në Dobërçan, ka nisur ndërtimi i tetë rrugëve, të cilat do ta lehtësojnë jetën e banorëve. Për të parë punimet, ka dalë edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Infrastrukturë e Banim, Kushtrim Ibrahimin, ku kanë premtuar vëmendje e gjithëpërfshirje për të gjithë. I pari i Komunës së Gjilanit, tha se: me një vlerë prej rreth 100 mijë euro, ka filluar ndërtimi i 8 rrugëve në fshatin Dobërçan. “Vëmendje e merituar për fshatrat e komunës sonë. Dhjetëra projekte po zhvillohen paralelisht, duke…
Një person nga Pozherani i Vitisë është ankuar në policia se është kanosur nëpërmjet rrjeteve sociale nga një person i dyshuar. Lidhur me rastin, kanë reaguar njësitet e hetuesisë me ç’ rast kanë kontrolluar shtëpinë e personit të dyshuar, ku edhe kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 36 fishekë, bëri me dije policia. I njejti është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim./GJILANI INFO/
Policia ka arrestuar një person në Gjilan, ngase i njejti vazhdimisht iu ka shkaktuar probleme prindërve, njofton policia. I njejti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është paraburgosur./GJILANI INFO/
Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës kërkon përshpejtimin e pagesave të subvencioneve për fermerët
Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës (SHPQK) i është drejtuar me një kërkesë urgjente Ministrit të Bujqësisë duke kërkuar përshpejtimin e pagesave të subvencioneve për fermerët. Sipas SHPQK-së, vonesat e fundit në ekzekutimin e këtyre pagesave kanë shkaktuar probleme të mëdha për fermerët, të cilët përballen me shpenzime të larta dhe mungesë të mjeteve financiare për inputet bujqësore dhe blegtorale. Shoqata thekson se subvencionet janë një faktor kyç për qëndrueshmërinë e fermave dhe përballimin e inflacionit të lartë që ka ndikuar në rritjen e shpenzimeve për farëra, plehra, karburant dhe të tjera. Vonesat, sipas tyre, po ndikojnë negativisht…
Zëdhënësi Hashani: Gjatë muajve janar – shtator të këtij viti në rajonin e Gjilanit kanë ndodhur 4 aksidente me fatalitet
Ndërkaq, për të njëjtën kohë kanë ndodhur edhe 584 aksidente trafiku me lëndime e janë shqiptuar 57 mijë gjobitje për ngasësit e automjeteve që kanë shkelur ligjin dhe rregullat në trafik. Gjatë periudhës kohore, Janar – Shtator 2024 në Rajonin e Gjilanit kanë ndodhur 4 aksidente trafiku me fatalitet për dallim nga viti 2023 që patën ndodhur 7 raste, ka njoftuar togeri Ismet Hashani, zëdhënës. Sipas tij, po për të njëjtën kohë kanë ndodhur 584 aksidente me lënime, kurse po për të njejtën periudhë të vitit të kaluar kanë ndodhur 651 raste. Ndërkaq, numri i rasteve me dëme materiale…
Ambasadori i Hungarisë në Kosovë Bela Bozsik, ka qëndruar për vizitë pune në Komunën e Gjilanit, ku është pritur nga kryetari Alban Hyseni. Temë diskutimi ishin projektet zhvillimore në komunë, investimet ekonomike e arsimore dhe forcimi i bashkëpunimit. I pari i Gjilanit, tregoi se: për vizitë në Gjilan ka qëndruar ambasadori i Hungarisë në Kosovë Bela Bozsik. “Para tij prezantova projektet zhvillimore për komunën, ku diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve të reja në fusha me interes për të dyja palët, me theks të veçantë në sektorin e arsimit dhe ekonomisë”, tha Alban Hyseni. Kryetari i Komunës së Gjilanit,…
GIZ mbështet zyren për zhvillim të karrierës dhe alumnisë në Univeresitetin “Kadri Zeka” me pajisje teknologjike
Në kuadër të përpjekjeve për funksionalizimin e plotë të Qendrës për Zhvillim të Karrierës dhe Alumni në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, në Gjilan, GIZ ka dhuruar pajisje teknologjike, duke përfshirë TV, projektor dhe pajisje të tjera të nevojshme. Ky donacion është pjesë e bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet Zyrës për Zhvillim të Karrierës dhe GIZ-it. Arlinda Selmani, ushtruese e detyrës së divizionit për Karrierë dhe Alumni, priti në takim këshilltaren për migrim, trajnim dhe karrierë në GIZ Kaltrina Fejzullahu , të cilen e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Qendrës për Zhvillim të Karrierës, duke theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi…
Kryetari Hyseni: Shpronësimi i qarkores po bëhet pas 25 vjetësh për rreth 230 pronarë të tokave
Rreth 230 pronarë të tokave në të cilën është rruga qarkore e Gjilanit e ndërtuar pas luftës, do të kompensohen. Ky shpronësim po bëhet pas 25 vjetësh, derisa pritet që rruga e vjetër qarkore të rindërtohet. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se qarkorja e vjetër është elaborati i radhës për shpronësim, i cili është dorëzuar në Ministrinë e Infrastrukturës. “Shpronësimi po bëhet pas 25 vjetësh për rreth 230 pronarë të tokave. Siç kemi paralajmëruar, do të bëhet edhe rindërtimi i qarkores së vjetër”, tha kryetari Hyseni./GJILANI INFO/
Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Kamenicës në bashkëpunim me organizatën “Center for Coooperation and Networking of Organizations” e financuar dhe monitoruar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë bërë hapjen e panairit të prodhimeve bujqësore. Ky panair është hapur pikërisht në Tetor-muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, dhe produktet e ekspozuara janë nga fermeret gra të sektoreve të ndryshme. Drejtori i Bujqësisë, Shpend Morina, ka thënë se kjo drejtori me mundësitë që ka do të vazhdoj të përkrah të gjitha fermeret gra, andj ai ka bërë thirrje që të vizitohet ky panair. “Vizita juaj në këtë…

