“Që nga nesër, do të marr vendim për mos aplikimin e përdorimit të Doracakëve ‘Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’ për nivelet 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e Komunës së Vitisë”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, kreu i Komunës së Vitisë, Sokol HalitI.
Sipas tij, ky vendim do të merret pasi është shqyrtuar përmbajtjen e këtyre udhëzimeve dhe shqetësimeve të ngritura nga përfaqësuesit e Komunës dhe nga prindërit, lidhur me përshtatshmërinë e aktiviteteve dhe materialeve të propozuara.
“Ne besojmë se përmbajtja e këtyre doracakëve nuk është e përshtatshme për fëmijët dhe nxënësit tanë dhe mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e tyre të shëndetshëm”, ka theksuar ai.
Kryetari Haliti ka thënë se kjo është një masë që do të ndërmerret me qëllim mbrojtjen e interesave dhe mirëqenies së nxënësve tanë, si dhe për të siguruar që edukimi të jetë në përputhje me vlerat dhe normat tona./GJILANI INFO/


