Author: admin

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu, ka bërë me dije se së bashku me Latif Maliqin, asambleist i LDK- së dhe Faton Milazimin- asambleist i PDK- së, patën kënaqësinë që të presin në takim ambasadorin e Hungarisë, shkëlqesinë e tij, Bela Bozsik. ”Gjatë këtij takimi diskutuam me theks të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe potencialin e investimeve që kompanitë hungareze mund ta bëjnë në komunën tonë. Pastaj diskutuam edhe për arsimin, shëndetësinë dhe kulturën”, ka thënë kryesuesi Kushtrim Kadriu. I pari i Kuvnedit Komunal të Gjilanit ka bërë me dije se ambasadori Bozski shprehu kënaqësinë e tij…

Read More

Në kuadër të Teorit Rozë, në marshimin sensibilizues kundër kancerit të gjirit, kryetari i AAK-së, Nazim Gagica ka dorëzuar në Kuvendin Komunal kërkesën për mbështetje solide financiare dhe përkrahje e kujdes të vazhdueshëm institucional për të gjitha gratë e vajzat e prekura nga kanceri i gjirit. “Kontributi ynë i përbashkët në realizimin e këtyre kërkesava dhe angazhimi në aktivitete sensibilizuese, tregon rëndësinë e të qenurit bashkë për të rritur ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për t’iu drejtuar institucioneve shëndetësore për të parandaluar kancerin dhe për të shpëtuar jetë”, ka thënë Gagica. Kreu u AAK-së në Gjilan thotë se se…

Read More

”Janë 78 milionë euro kontrata të nënshkruara, pa e përfshirë autostradën, janë projekte e obligime që administrata e Vetëvendosjes i ka ngulfatur për 3 vite, duke mos i proceduar e duke ju referuar si “projektet e Lutës”. Tash, pas fiks 3 viteve, ka filluar më 1 tetor një projekt siç është rruga “Adem Jashari”, por me shkelje të mëdha. Nuk është projekti ‘tavolinë suedeze’ ku ti zgjedh çka me punu e çka jo sepse ligji është i qartë”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan. Ai shtoi se dështimi i buxhetit në Gjilan është konfirmuar…

Read More

Nga: Lulzim Logu ( Reportazh ) Ndër vite kam udhëtuar shpesh në Rosujë, sidomos me nxënësit e mi kur isha mësues në shkollën e Bujanit dhe gjithmonë jam entuziasmuar dhe prekur emocionalisht nga madhështia e pejsazhit magjepsës, por edhe e historisë që mbart ajo lidhur me të shkuarën e largët të kombit tonë. Dhe më ka shoqëruar vazhdimisht ndjenja e trishtë e harrimit dhe injorimit tonë fatkeq ndaj dëshmive madhore të qytetërimit tonë të hershëm. Sikurse dhe ekzaltimi i sinqertë ndaj zhvillimit të infrastrukturës viteve të fundit, rrugëve të reja në zonë, kthimet nga emigracioni dhe investimet me karakter ekonomik, kulturor…

Read More

“Junior Fest Albania 2024” përfundoi në shtator në Tiranë me kurorëzimin e Nikol Çabelit fituese të këtij edicioni, përcjell albinfo.ch. 12 vjeçarja konkurroi në festival me  këngën  “Vallëzoj” dhe më 16 nëntor të këtij viti do të përfaqësojë Shqipërinë “Junior Eurovision Song Contest” në Madrid të Spanjës. Kënga fituese “Vallëzoj” është realizuar me tekst nga Eriona Rushiti, muzikë nga Endri Muçaj dhe orkestrim nga Enis Mullaj. “Junior Fest Albania 2024” është një Festival Mbarëkombëtar për fëmijë që zhvillohet nga RTSH, si përfaqësues dhe anëtar i EBU-së dhe slogani i këtij festival këtë vit ishte “Ti lulëzo”. Kënga fituese “Vallëzoj”…

Read More

Dega e PDK-së në Gjilan përmes një komunikate për media, thotë: “Pas kërkesës së kryetarit të Gjilanit për shpërbërjen e Kuvendit Komunal, MAPL dhe qeveria e Kosovës po qeshin me analfabetizmin e treguar nga ana e kryetarit të Gjilanit, i cili ka menduar se ka të drejtë juridike dhe fuqi politike për ta quar komunën në zgjedhje të reja për Kuvend Komunal”. Sipas subjektit politik në fjalë, e cila është opozitë në Gjilan, në përgjigjen e MAPL dërguar Alban Hysenit, atij i është këshilluar dhe rekomanduar se si duhet të veproj tutje si kryetar i Gjilanit deri në miratimin…

Read More

Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare RMV-RKS, me ç’rast kanë identifikuar 3 automjete të dyshuara, të cilat dyshohet se po transportonin mall të kontrabanduar. Lidhur me rastin personat e dyshuar ishin me 3 automjete, ku nga to dy automjete përcjellëse me targa vendore dhe një kombi furgon pa targa, i cili dyshohet se ishte i ngarkuar me mallra të kontrabanduara, derisa zyrtarët policorë kanë arritur të lokalizojnë automjetin e dyshuar kombi me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar,…

Read More

Drejtoria e Arsimit po mbështet projektin “Math 4 Talent,” i hartuar nga Shoqata e Matematikanëve të Gjilanit, nga i cili po përfitojnë rreth 50 nxënës nga shkollat e Komunës së Gjilanit. Drejtori i Arsimit Shpend Nuhiu, tregoi se 16 nxënës të klasave të 7-ta, 16 nxënës të klasave të 8-ta dhe 17 nxënës të klasave të 9-ta do të ndjekin trajnimet në lëndën “Matematika e Olimpiadave” për gjatë 5 fundjavëve të ardhshme, pasi me sukses kanë kaluar testimin. “Komuna e Gjilanit, është e para në nivel republike që, përmes mbështetjes së aktiviteteve të tilla, kontribuon drejtpërdrejt në avancimin e nxënësve…

Read More

Një incident ka ndodhur në mbrëmjen e ditës së djeshme në Viti, rast ky që është raportuar në polici nga përsoni që ishte sulmuar me armë zjarri nga personat e dyshuar. Ngaraporti i policisë, bëhet e ditur se personi i sulmuar ishte duke udhëtuar me makinë, kur njëri nga sulmuesit kishte qëlluar me armë në drejtim të tij, por që nuk kishte pësuar lëndime. Pas këtij incidenti, policia ka identifikuar dhe shoqëruar një nga të dyshuarit në stacionin policortë Vitisë. Ndërkaq, gjatë kontrollimit, personi I dyshuar ka dorëzuar një armë zjarri, një karikator me 15 fishekë si dhe 10…

Read More

Nga janari deri në shtator të këtij viti, 70 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku në Kosovë, njofton Policia e Kosovës. Sipas PK-së, 55 për qind e viktimave kanë qenë shoferë, ndërsa 24 për qind e aksidenteve fatale kanë qenë vetaksidente. Janar-Shtator 2024, nga shtatëdhjetë persona që kanë humbur jetën, tridhjetenëntë prej tyre, apo 55 për qind, kanë qenë shoferë, ndërsa rreth 24 për qind e aksidenteve fatale kanë qenë vetaksidente. Policia e Kosovës ka apeluar për vigjilencë dhe respektim të shenjave rrugore nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Policia po vazhdon aktivitetet e shtuara në terren për…

Read More