Aktakuzat e ngritura nga Prokuroria Themelore në Gjilan janë me sa vijon:
Nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”./GJILANI INFO/


