- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
U mbajt me sukses Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike, organizuar nga SHUKOS dhe SHUKALB
Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike, organizuar nga SHUKOS dhe SHUKALB, u mbajt me sukses për të 12-in vit me radhë nga data 5 deri më 7 nëntor 2024. Në këtë ngjarje, Kru Hidromorava u përfaqësua nga Bordi i Drejtorëve, i udhëhequr nga Kryesuesja, znj. Filloretë Gashi, Menaxhmenti i Lartë dhe stafi i Kompanisë, i udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv, z. Ymer Salihu. Tema kryesore e konferencës këtë vit ishte “Bashkëpunimi fqinjësor: Promovimi i paqes përmes menaxhimit ndërkufitar të ujërave”. Gjatë konferencës u trajtuan edhe tema të tjera profesionale, të cilat u prezantuan nga panelistë të ndryshëm, profesionistë të fushave…
Policia e Kosovës, në vazhdën e luftimit të veprave penale dhe dukurive të tjera negative, pas një pune hetimore dhe operative në terren, me datën 07.11.2024 në Gjilan, pas sigurimit të dëshmive dhe urdhëresës për bastisje, ka realizuar një kontroll/bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka bërë shitblerjen e substancave narkotike në qytetin e Gjilanit. Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar, në cilësi të provave materiale, janë gjetur dhe janë sekuestruar rreth 632 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, të ndarë për shitje,…
Qasja e grave në pronë dhe trashëgimi, ishte tema e sesionit informues dhe ndërgjegjësues e organizuar dhe mbështetur nga USAID, përkatësisht aktiviteti qeverisja e pronës, Komuna e Gjilanit dhe KW4W. Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, ka falënderuar gratë pjesëmarrëse të profileve të ndryshme në emër të kryetarit Alban Hyseni. Ajo ka folur për sfidat dhe të arriturat si shoqëri jo vetëm në Gjilan, por në të gjithë Kosovën, ku qasja e grave në pronë dhe trashëgimi është një çështje që ka njohur përparime të konsiderueshme. Sipas saj, sfidat mbeten për shkak të kulturës tradicionale, praktikave patriarkale dhe…
Aksidentet në trafik, gjobitjet për shkelësit e dispozitave ligjore dhe rregullave në trafik si dhe arrestimet janë bërë përditëshmëri në Kosovë. Statistikat zyrtare policore nga policia e vendit, bëjnë me dije se gjatë ditës së fundit kanë ndodhur rreth 70 aksidente trafiku, se janë shqiptuar mbi 2 mijë e 400 tiketa gjobitëse në trafik dhe janë arrestuar rreth 20 persona. Ndryshe njoftohet se për 24 orët e fundit kanë ndodhur 68 aksidente trafiku, dy prej raste me fatalitet , 24 prej rasteve me lëndime, e 43 tjerat me dëme materiale. Gjatë të njëjtës periudhë kohore janë arrestuar 18 persona,…
Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, mori pjesë në ngjarjen e prezantimit të Platformës Pivot-RP, një mjet që lehtëson qasjen e hulumtuesve ndaj burimeve të financimit për projekte shkencore dhe kërkimore. Prezantimi i Pivot-RP e bëri Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, ku po ashtu u prezantuan gjithashtu dy raporte të rëndësishme të përgatitura nga Projekti HEI’25: “Transparenca financiare e universiteteve publike 2023” dhe “Profilet e universiteteve publike të Kosovës”. Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, vlerësoi rëndësinë e platformës Pivot-RP për…
Komuna e Vitisë realizoi buxhetimin me pjesëmarrje, përfshinë projektin e propozuar nga qytetarët
Komuna e Vitisë, gjatë këtij viti për herë të parë ka filluar me buxhetimin me pjesëmarrje, ku banorët e fshatit Smirë kishin përzgjedhur dhe votuar për një projekt qe ata dëshirojnë të përfshijnë në buxhetin komunal. Smirasit atëherë votuan me shumicë votash për propozim iden “ Shtigje të ecjes përgjatë lumit Smira” Përndryshe buxhetimi me pjesëmarrje si praktikë e re në komunën e Vitisë është në bashkëpunim të ngushtë me projektin “Kontrata Sociale” nga USAID dhe është përkrahur edhe nga Demorkacia +. Projekti i përzgjedhur është përfshirë në buxhetin e Komunës së Vitisë për vitin 2025. Për më shumë informata,…
Profesionistët e rinj shëndetësorë të punësuar kohët e fundit në Gjilan, janë takuar me kryetarin e komunës Alban Hysenin, u.d të drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Hekuran Rapucën dhe me u. d të drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare Basri Kamberin. Ata janë inkurajuar dhe kanë marr mbështetje nga i pari i Gjilanit për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët. Derisa profesionistët shëndetësor kanë marr lajmin e mirë se asnjë i diplomuar në fushën e shëndetësisë nuk do të mbetet pa punë. Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se 51 profesionistë të rinj shëndetësorë…
Në konferencën rajonale “Të bashkuar kundër dhunës në familje në Ballkanin Perëndimor-bashkëpunim rajonal dhe mbështetje për strehimoret për viktimat e dhunës në familje”” të mbajtur në Shkup, në emër të kryetarit Alban Hyseni, Komunën e Gjilanit e kanë përfaqësuar nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, bashkë me zyrtaren e barazisë gjinore Linditë Salihu. Ajo tregoi se më 31 tetor dhe 1 nëntor, në Shkup, u zhvillua konferenca rajonale për të adresuar sfidat e mbështetjes për viktimat e dhunës në familje. Sipas saj projekti “Të bashkuar kundër dhunës në familje” synon të rrisë kapacitetet e strehimoreve dhe të mbështes viktimat për një…
Nënkryetari i Komunës së Gjilanit Kadir Hyseini, ka pritur komandantin e KFOR-it turk për regjionin e Gjilanit, Yunuz Yildiz dhe zëvendësin e tij Mehmet Yapar, ku kanë diskutuar lidhur me aspektin e sigurisë dhe thellimin e bashkëpunimit. Nënkryetari Hyseini, ka falënderuar KFOR-in turk për ofrimin e sigurisë në komunën tonë dhe mbështetjen e dhënë me projekte në fusha të ndryshme e të cilat kanë pasur efekt pozitiv në jetën e qytetarëve. Po ashtu është diskutuar edhe për projektet që janë në realizim nga komuna dhe për ato në të cilat mund të ketë ndërveprim e mbështetje. Nga ana tjetër edhe…
Në kuadër të projektit për përdorimin e qëndrueshëm të mbeturinave/mbetjeve organike në Viti, gjatë kësaj jave dhe asaj në vijim, tri studente nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe një punonjës i Universitetit “Justus Liebig” në Giessen (Gjermani) do të jenë të angazhuar në mbledhjen dhe analizimin e mbeturinave/mbetjeve organike nga amvisëritë e përzgjedhura, restorantet, supermarketet dhe objekte të tjera në Viti dhe kryerjen e intervistave mbi këtë temë. Bëhet me dije se kjo punë është pjesë e projektit trevjeçar “Përdorimi i qëndrueshëm i rrjedhave anësore organike (mbeturinave/mbetjeve organike) në Republikën e Kosovës: Zhvillimi i konceptit dhe zhvillimi i mënyrave…

