- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
Edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal në Gjilan, Kushtrim Kadriu ka ngushëlluar familjen Kurtalani përmes një telegramI. Në telegram thuhet: E nderuar familje Kurtalani Me pikëllim të thellë mora lajmin për ikjen në amshim të më të dashurës suaj, shërbyeses civile Ismete Kurtalani. Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e familjarës suaj. Ismetën do ta kujtojmë gjithmonë me respekt. Zoti e mëshiroftë atë dhe juve ua lehtësoftë dhimbjen! /GJILANI INFO/
Pas kumtimit të lajmit mortor për vdekjen e zyrtarës komunale, Ismete Sahiti Kurtalani, familjet Sahiti e Kurtalani janë ngushëlluar nga kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. “Nga puna e përditshme që ndanim, nga takimet e shumta që kishim, mirësjellja, buzëqeshja dhe kujdesi i saj do të mbeten gjithmonë si një pasqyrë dhe kujtimi i parë që na vjen në mend! Ngushëllimet më të sinqerta për familjet Sahiti dhe Kurtalani”./GJILANI INFO/
Sot më 2 nëntor 2024, në moshën 60 vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër, ndërroi jetë Ismete Sahiti Kurtalani. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët, derisa drejtues të institucioneve dhe të tjerë, të pikëlluar nga ky lajm i trishtë, kanë ngushëlluar familjen e të ndjerë. Në lajmin mortor thuhet: Me dhimbje dhe pikëllim ju njoftojmë se sot me 2 nëntor 2024 ne moshën 60 vjeçare, pas një sëmundje te shkurtër ndërroi jetë bashkëshortja, motra, nëna, gjyshja jonë ISMETE SAHITI KURTALANI (1964-2024) Varrimi behet ne varrezat e qytetit Gjilanit me Ikindi!!!! Funerali niset nga Kompleksi Fitorja !!!! Çdo vuajtje dhe…
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 66 aksidente trafiku, njëri prej tyre me fatalitet, 19 me lëndime si dhe 46 tjerat me pasoja materiale, ka njoftuar sot policia. Nga ana tjetër, bëhet me dije se po për të njejtin rreth kohor janë arrestuar 21 persona, 13 janë paraburgosur dhe 1 person tjetër është dërguar në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/
Mot kryesisht me diell dhe i butë parashihet të mbajë sot, pas mëngjesit të ftohtë dhe me mjegull. Temperaturat minimale zbresin në 3C e 5C. Frynë erë e lehtë veriore e verilindore 4-8m/s. Temperaturat maksimale shkojnë në 18C e 19C. “Më vonë në mbrëmje vranësira fillojnë të shtrihen në pjesë të vendit që do të jenë më të pranishme përgjatë ditës së diel, me kalimin e frontit të ftohtë, e temperaturat pësojnë rënie në 12C. Do të frynë erëra veriore e verilindore me hove mbi 10m/s. Nga e hëna java fillon me kthjellime, por mbetet ftohtë, me maksimale prej…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar sot një dokument me të cilën komuna të cilën ai e udhëheqë ka përfituar një grant të rëndësishëm nga Bashkimi Evropian për përmirësimin e efikasitetit të energjisë në ndërtesat shumë-banesore sociale. Në kuadër të projektit të mbështetur nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), Komuna e Vitisë do të bashkëfinancojë projektin me 10%, ndërsa FKEE mbulon 90% të kostos totale prej 595,544.00 EUR. Me këtë rast sot kryetari Haliti ka nënshkruar kontratën me menaxhmentit të FKEE-së që do t’i hapë rrugë realizimit të shpejtë të punimeve./GJILANI INFO/
Kryetari i Komunës së Kamenicës ka bërë të ditur se është nënshkruar marrëveshja me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë për renovimin e dy ndërtesave sociale. I pari i komunës ka thënë se kjo marrëveshje kap vleren prej 556,988 Euro. “Vazhdojmë për qytetin tonë Në vlerë prej 556,988 Eurosh kemi nënshkruar marrëveshjen me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë për renovimin e dy ndërtesave sociale. Përfitues janë 49 familje apo 184 banorë. Faleminderit Ministres znj. Artane Rizvanolli për mbështetjen. Në mes të qytetit, dy ndërtesa të shëmtuara po paraqitnin pamje shumë të keqe në qytetin tonë të bukur.…
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjilanit, ka mbajtur dëgjimin publik mbi Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal 2024-2031. Enver Shabani, drejtor për Zhvillim Ekonomik, tha se ky dokument ambicioz përcakton drejtimet kryesore për zhvillimin ekonomik të komunës sonë për vitet në vijim. “Pjesëmarrja në punëtoritë për hartimin e kësaj strategjie ishte shumë e rëndësishme, për të siguruar që zëri përfaqësuesve nga fusha të ndryshme të dëgjohet dhe të kontribuoi në formësimin e një strategjie të qëndrueshme për zhvillimin ekonomik të qytetit tonë”, tha Shabani. Drejtori për Zhvillim Ekonomik, shtoi se me hartimin e kësaj strategjie po shënojnë një hapë…
”Heroi i Pasluftës”, Murat Ramadani, feston 40-vjetorin në Shërbimin e Zjarrfikësve të Komunës së Gjilanit
Më 1 nëntor 2024, Murat Ramadani, një ndër figurat e përkushtuara të Komunës së Gjilanit, shënon 40 vjet shërbim të pandërprerë në Shërbimin e Zjarrfikësve. Gjatë karrierës së tij, Ramadani ka qenë shembull i sakrificës dhe përkushtimit. Pas luftës, ai shërbeu fillimisht si udhëheqës i ndërrimit, pastaj si u.d. komandant, dhe sot vazhdon të japë kontributin e tij të jashtëzakonshëm si Zv. Komandant. Edhe 5 vite deri në pension, dhe Murati vazhdon e do të vazhdojë të shërbejë me të njëjtin përkushtim dhe përulësi si gjithmonë. Ky përvjetor nderon jo vetëm një karrierë të palodhshme, por edhe një angazhim…
Me një ceremoni solemne është vënë gurthemeli i xhamisë re në Lagjen e Spitalit në qytetin e Gjilanit. “Me ndërtmin e kësaj xhamie, e cila pritet të jetë më e madhja në Gjilan, do të plotësohen kërkesat e shumë banorëve për ndërtmin e një xhamie në këtë pjesë”, thuhet në njoftimin e KBI-së së Gjilanit… Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, tha se ndërtimi i kësaj xhamie do të mundesojë adhurimin e Krijuesit dhe në vecanti do të sherbejë në edukimin e brezave të rinj në frymën islame e kombëtare. Ndërkaq kryetari i Këshillit të BI-së…

