- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
Për 24 orët e fundit, gjithandej teritorit të vendit policia ka arrestuar 14 persona, 12 i ka paraburgosur dhe një person e kanë dërguar në vuajtje të dënimit, bëhet me dije përmes raportit të fundit nga Policia e Kosovës./GJILANI INFO/
9 Nëntori është 12 Vjetori i Themelimit të Gazetës Online në Internet “Gjilani Info” të pronarit të saj zotëri Heset Zymberi, gazetar e publicist, -tanimë për kohë të gjatë në botën informative te ne në Gjilan me Rrethinë e tutje në rrjetin informativ të tërë kombit, në të gjitha trojet shqiptare, e në gjithë botën ku ka shqiptarë. Po tani gazetat në një gjuhë i lexojnë njerëzit nga bota, të popujve të ndryshëm, pasise tani ka shumë njerëz që njohin gjuhët e të tjerëve, me këtë edhe të gjuhës shqipe. Portalet i hapin e i lexojnë kështu edhe njerëz…
Njësia për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete në Komunën e Gjilanit bashkë më Asamblenë Komunale të Fëmijëve në Gjilan, kanë organizuar aktivitet në kuadër të fushatës për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore. Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, tha se sot po diskutojnë një çështje që përbën njërën nga plagët më të mëdha të shoqërisë anembanë botës – trafikimi i qenieve njerëzore. “Trafikimi është një akt i tmerrshëm që cenon dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut, duke i kthyer njerëzit në mallra përfitimi e shfrytëzimi. Në shumë raste, viktimat e trafikimit janë individë…
Në Kongresin Ndërkombëtar për Shkenca Njerëzore, Sociale dhe Arte, organizuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, nga Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në ceremoninë e hapjes së këtij organizimi, ka marrur pjesë Prof. Ass. Dr. Arbona Xhemajli Prorektore për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore së bashku me Arjetë Rexhepi u.d. Udhëheqëse e Divizionit për Hulumtime Shkencore dhe Inovacion dhe Betim Berisha u.d. Udhëheqës i Divizionit Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Anëtarësime. Folësi kryesor i kongresit ishte shkrimtari dhe analisti i njohur Tim Judah, i cili mbajti një prezantim të rëndësishëm me titullin “Ukraina, Ballkani Perëndimor dhe gjithçka ndërmjet”. Prezantimi i Judah u…
Kreu i komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se me transformimin e rrugës “Doruntina” në qendër të qytetit, është rregulluar edhe hapësira për 31 parkingje në Kamenicë. ”Rikujtojmë se kjo rrugë është asfaltuar në kuadër të dizajnimit të brendshëm të qytetit”, ka thënë Rahimaj. /GJILANI INFO/
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore gjatë periudhës kohore 01.11.2024 – 07.11.2024 në vazhdën e implementimit të planeve operative kanë shqiptuar njëmijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tre (1763) gjoba. Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i trembëdhjetë (13) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të trafikut me të lënduar, Hetim i një (1) aksidenti me pasoja fatale, Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dyzet (40) ngasës. Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e…
Në mungesë kuorumi, dështon të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Gjilanit
Në mungesë kuorumi, ka dështuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Gjilanit, pasi partitë opozitare LDK dhe PDK nuk kanë qenë prezentë në sallë. Kryesuesi Kushtrim Kadriu bëri të ditur se me 14 asamblistë të pranishëm nuk ka kuorum për të filluar seancën. Përndryshe, në seancën e jashtëzakonshme e cila është ftuar nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ishte paraparë të diskutohej për bartjen e buxhetit dhe miratimin e buxhetit për vitin 2025. Ndërkaq, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, tha se kjo bllokadë e shkaktuar në Kuvend, qytetarëve u kushtron me rreth 5 milionë euro humbje për…
Bashkë me ekipet mjekësore, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kanë bërë vizita shtëpiake tek pacientët të cilët nuk kanë mundësi të marrin shërbimet në qendrat mjekësore. Për këto shërbime tash janë tre ekipe të përkushtuara – secili me dy infermiere dhe një doktor, derisa në të kaluarën ky shërbim kryhej nga vetëm një ekip i përbërë nga dy infermiere dhe asnjë doktor. “Jam shumë i lumtur të ndaj me ju se kemi zgjeruar shërbimet paliative – vizitat në shtëpi për shtresën e ndjeshme të qytetarëve të cilët nuk kanë mundësi të marrin shërbimet në qendrat mjekësore”, tha kryetari…
Këto janë disa nga projektet e investimeve kapitale që përfshijnë ndërtimin e rrugëve, trotuareve, shtegjeve për biçiklistë, rinovimin e shkollave, ambulantave, urave, terreneve sportive, investime në furnizimin me ujë të pijes, mekanizëm bujqësor, si dhe përmirësimin e ambienteve dhe parqeve. Investimet kapitale vazhdojnë të mbeten një prioritet i yni kryesor për zhvillimin ekonomik. Ato kontribuojnë në modernizimin e infrastrukturës, krijimin e mundësive për punësim, dhe rritjen e produktivitetit, duke përmirësuar kështu jetesën e qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të banorëve./GJILANI INFO/
Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Behar Hyseni, ka njoftuar se kanë filluar punimet për restaurimin e tri objekteve të rëndësishme të trashëgimisë tonë kulturore. Sipas Drejtorit Hyseni objektet në të cilat kanë filluar punimet janë: • Xhamia e Meshinës. U ndërtua në vitin 1886, ka arkitekture unike, karakteristikë e veçantë e saj është minareja prej druri. • Shtëpia e Rahim Sadikut. Kjo shtëpi ka vlerë të madhe historike, pasi pikërisht këtu u strehua patrioti i madh, veprimtari i çështjes kombëtare, Mulla Idriz Gjilani. • Shtëpia e Jusuf Ademit në Leshtar. Kjo shtëpi përpos vjetërsisë së saj (mbi…

