KryetarI i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar sot se Albin Devaja iu është bashkuar ekipit të tij, tashmë në cilësinë e këshilltarit për planifikim.
“Albini është ekonomist dhe menaxher me përvojë të gjatë. Dhe përveç karrierës profesionale, ai është gjithashtu një aktivist politik dhe qytetar aktiv. E, nga ana tjetër, Familja Devaja njihet në qytetin tonë për kontributin e saj të madh në fusha të ndryshme”, ka thënë, Kryetari Hyseni.
Hyseni ka theksuar se së bashku me profesionistë, qytetarë dhe të gjithë ata që dëshirojnë të mirën e qytetit tonë, do të vazhdojnë pa u ndalur. /GJILANI INFO/


