Author: admin

Një person ka humbur jetën në fshatin Bushincë të Novobërdës, pasi i njëjti është rrotulluar me traktor, ditën e marte. “Raportohet se viktima mashkull kosovar, ka ndërruar jetë pasi që i njëjti është rrokullisur me traktor derisa ishte duke bartur dru në pyll. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në njoftim. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Ekipin e ri për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT) në Viti, të kryesuar nga togeri Lincoln Miller dhe specialisti Jayden Blondell. Në këtë takim është diskutuar rreth zhvillimeve të gjithë mbarshme në komunën e Vitisë, projektet e shumta që do të kryhen në vazhdim e që janë në të mirë të të gjithë qytetarëve vitias, pa dallime. Kryetari Haliti, ju ka uruar mirëseardhje kësaj ekipe, si dhe i ka falënderuar për bashkëpunimin e ndërsjelltë që ka KFOR-i, në garantimin e sigurisë për qytetarët e kësaj komune./GJILANI…

Read More

Është vënë gurthemeli për ndërtimin e Ambulantës së Mjekësisë Familjare në fshatin Uglar, e cila pos që do të ofroj shërbime cilësore për banorët e këtij lokaliteti, do të ketë edhe infrastrukturë moderne. Në këtë ngjarje ishin edhe disa nga deputetët nga Kuvendit të Kosovës nga Gjilani, ata nga KK Gjilan, drejtorë, zyrtarë të tjerë komunalë e shëndetësorë dhe përfaqësuesit e fshatit. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se ndërtimi i Ambulantës së Mjekësisë Familjare në Uglar po bëhet me qëllim për ti përmbushur nevojat e banorëve të këtij lokaliteti me shërbime mjekësore. Ai shpreson se punët do…

Read More

Në Komunën e Vitisë, janë drejt përfundimit mbjelljet vjeshtore të grurit. Këtë e bëri të ditur drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira. Ai tha se fermerët vitias, duke përfituar nga kushtet e favorshme atmosferike të ditëve të fundit, kanë arritur të mbjellin pjesën më të madhe të tokave të tyre. Drejtori Pira shtoi se, bazuar në inspektimet e kryera gjatë fundjavës, mbi 98% e sipërfaqeve të planifikuara për mbjellje me këtë kulturë tashmë janë përfunduar. Sipas tij, për këtë sezonë janë paraparë të mbillen mbi 3500 hektarë me grurë. Megjithatë, ai theksoi se bujqit kanë shprehur shqetësimin…

Read More

Po vazhdon pastrimi i shtretërve të lumenjve, thellimi dhe zgjerimi në Komunën e Gjilanit. Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani, thotë se punimet po vazhdojnë në pastrimin e shtratit të lumit në Livoç të Ulët. Ai tregoi javën e shkuar është bërë pastrimi i shtratit të lumit në fshatin Përlepnicë e në fshatin Kmetoc. Sipas tij nga e shtuna, operatori ekonomik ka filluar pastrimin në fshatin Livoç të Ulët dhe do të përfundoj në hyrje të fshatit Livoç i Epërm. “Kjo po bëhet tash dy vjet, me qëllim të zvogëlimit të rrezikut nga vërshimet dhe përmbytjet”, ka deklaruar…

Read More

Të nderuar konsumatorë, Sot gjatë ditës ekipet teknike të mirëmbajtjes do të kryejnë disa intervenime në FPU Velekincë. Si rezultat i këtyre punime që do të kryhen, do të jetë e nevojshme të ndërpresim furnizimin me ujë gjatë ditës dhe kjo do të ndikojë në ndërprerje të furnizimit të rregullt me ujë. Pas çdo ndërprerje uji në rubinetët tuaja mund të jetë i turbullt, por kjo nuk duhet të ju shqetësojë pasi që pas rrjedhjës të një sasie të vogël gjendja do të normalizohet. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për këtë ndërprerje të përkohshme, pasi investimet që po realizohen do të përmirësojnë…

Read More

Po vazhdon mbështetja e fermerëve nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari. Tanimë janë 128 fermerë kanë përfituar serra të madhësisë 100 m², vlera e të cilave arrin 128 mijë euro. Drejtori për Bujqësi dhe Pylltari, Bajram Isufi, bashkë me koordinatoren Kosovare Pajaziti, nga Islamic Reliev Kosova, kanë vizituar disa zona në fshatra e qytet ku po bëhet montimi i serrave 100 m² në bashkëpunim me Islamic Reliev Kosova. “Kemi shpërndarë 128 serra për 128 fermerë dhe pas shpërndarjes ka filluar edhe montimi i tyre, ku edhe kemi vizituar disa lokalitete për të parë nga afër ecurinë…

Read More

Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bern të Zvicrës, në prezencë të Kryeministrit Albin Kurti dhe Ambasadorit Mentor Latifi kemi nënshkruar kushtet e dakorduara për bashkëpunim dhe investim në vlerë prej 7.3 milionë eurosh që parashihet të investohen në ndërtimin e impiantit të prodhimit të biogasit, nga mërgimtari Fidan Haradini. Kapitali i diasporës çdo ditë e më shumë po kanalizohet në projekte të rëndësishme dhe zhvillimore për Kosovën. Ky impiant do të prodhojë 1 MG energji elektrike dhe 1 MW energji për ngrohje. Prodhimi i biogasit në Kamenicë, pritet të avancojë e zhvillojë edhe sektorët si bujqesia dhe mbeturinat.…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, përuruan përfundimin e punimeve të rrugës alternative në Stubëll të Epërme, rrugë kjo e cila lidhë mes veti fshatrat Stubëll të Epërme, Stubëll të Poshtme dhe Goden. Në këtë ngjarje, ai u mirëprit nga banorët e fshatrave përreth, të cilët shprehën falënderime për këtë projekt të rëndësishëm. Kryetari Haliti gjatë përurimit të këtij projekti theksoi rëndësinë që ka ky projekt infrastrukturor që sipas tij do të kontribuojë në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve dhe do të ofrojë një qasje më të lehtë për banorët…

Read More

Familjet në nevojë të cila jetojnë në dy godinat sociale në Gjilan, do të kenë kushte më të mira për jetë. Kjo po bëhet pasi banesat e tyre, përmes investimit prej 500 mijë euro do të rinovohen plotësisht. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se rreth 500 mijë euro do të jenë investim për banesat sociale në Gjilan. Sipas tij ky projekt mbështetet nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, financuar përmes fondeve të Bashkimit Evropian, ndërsa komuna kontribuon me vetëm 10% të shumës totale. I pari i Gjilanit, theksoi se investimi përfshin renovimin e plotë të…

Read More