- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
Kryetari Hyseni: Komuna ka paguar rreth 10 milionë euro borxhe të vjetra nga 14 milionë që ka lënë qeverisja e kaluar
Qeverisja e mëparshme la një barrë të rëndë financiare për qytetin, me borxhe që arritën në 14 milionë euro gjatë pesë viteve, ndërkohë që ndau vetëm 5 milionë euro për t’i shlyer ato, thotë kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni. Sipas tij ligji për Shpronësim (Neni 16, Ligji Nr. 03/L-139), obligon komunën që çdo borxh për shpronësime duhet të shlyhet plotësisht brenda dy viteve nga hyrja në fuqi e vendimit. “Keq menaxhimi dhe mungesa e planifikimit bënë që ndër vite të paguhen miliona euro nga taksat e qytetarëve për shpenzime përmbarimore. Për shumë nga këto toka të shpronësuara,…
Në takimin e javës së 13-të të elitës së futbollit të Kosovës, Gjilani ka barazuar me Suharekën me rezultat 1:1. Në minutën e 31-të, Stijepoviq ka shënuar për mysafirët., kurse pas pesë minutave Jaroviq ka barazuar rezultatin 1:1. Suhareka është në vend të pestë me 18 pikë e Gjilani në të 8-tin me 14 sosh.
Në kuadër të javës së 13-të, FC Drita do të zhvillojë, në udhëtim, ndeshjen ndaj FC Ferizajt, nesër ora 13:00. Një ditë para ndeshjes, trajneri Zekirija Ramadani tha se i pret një ndeshje e vështirë ndaj një skuadre kompakte. “Nesër na pret një ndeshje e vështirë ndaj një FC Ferizaj me paraqitje mjaft të mira, një skuadër që lufton shumë dhe është mjaft kompakte. Gjithmonë i themi ekipit tim, objektivi jonë dihet në çdo takim është vetëm trepikëshi. Jemi në rrugën e duhur, vijmë nga një barazim por kjo aspak nuk e zbehë vështirësinë e ndeshjes pasi kemi përballë…
Mbahet “Karvani Shëndetësor” për ndërgjegjësimin dhe informimin e qytetarëve mbi sëmundjet jo ngjitëse
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në bashkëpunim me AQH, organizuan aktivitetin “Karvani Shëndetësor” të dedikuar për rritjen e ndërgjegjësimit dhe informimin e qytetarëve mbi sëmundjet jo ngjitëse. Hekuran Rapuca u. d i drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, tha se ky aktivitet kishte për qëllim ofrimin e edukimit shëndetësor dhe informacioneve të nevojshme mbi parandalimin dhe menaxhimin e sëmundjeve të tilla, duke përfshirë diabetin, hipertensionin, sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet e frymëmarrjes. Më tej Rapuca, shtoi se nëpërmjet këtij karvani, qytetarët kishin mundësinë të marrin këshilla nga profesionistët shëndetësorë, të informohen mbi faktorët e rrezikut, dhe të mësojnë mënyra të…
Adem Nimani Jo vetëm në një fshat, por edhe në disa vende në Kosovë ka Varre të Krushqve. Janë përmendur ato nëpër letra nga autorë të ndryshëm, por pa thënë diçka më tepër se vetë toponimi. Nga vjen emri? Si ndodhi që ato varre që shihen edhe sot e të quhen Varret e Krushqve? Gojëdhënat për Varret e Krushqve janë përsëritur me shekuj dhe asnjëherë, askush nuk ka thënë diçka më shumë se që dihet deri më tash. Thuhet se krushqit kur takoheshin në rrugë ishin aq të egër sa nuk ia lëshonin rrugën njëra palë tjetrës për të kaluar…
Sot (e shtunë) janë në program për t’u zhvilluar dy ndeshje interesante në Albi Mall Superligën e Kosovës, të vlefshme për xhiron e 13-të. Vikendi na sjell ndeshje të kampionatit elitar kosovar, ku xhiro e 13-të zhvillon sot dy ndeshje, dy të dielën dhe një të hënën. Ndeshja e parë që zhvillohet sot është ajo në mes të Gjilanit dhe Suharekës, ku gjilanasit janë nikoqir të stadiumin me bari artificial. Në ndeshjen tjetër, por jo më pak interesante, Dukagjini e pret Feronikelin ’74 në stadiumin “18 qershori”. Të dy ndeshjet janë paraparë të zhvillohen nga ora 13:00.
Gani Mehmetaj Pas dy botimeve të mëparshme “Zogjtë e qyqes” dhe “Lufta e pengjeve”, shkrimtari Gani Mehmetaj plotëson këtë trilogji për luftën dhe bashkëjetesën mes etnive të ndryshme në Kosovë, me romanin e fundit “Muri i heshtjes”, botim i UET Press. Përmes historisë së dashurisë së dy personazheve kryesorë, fituesi i Çmimit Kadare vendos pjesët e munguara në puzzle-in e realitetit të shkuar, ende të pa pastruar plotësisht nga kujtimet e dhimbjes. E gjitha filloi me një tregim të shkurtër. Ngjarjet vendosen në ambientin e një kafeneje në Pejë, qytetin ku autori lindi dhe u rrit. Subjekti eksploron vuajtjet e…
Esen Stoliqi, një storje suksesi në shtetin finlandez Esen Stoliqi, një storje suksesi në shtetin finlandeze Sukseseve të shqiptarëve në botë u bashkohet edhe Esen Stoliqi, një profil suksesi në shtetin finlandez, transmeton albinfo.ch. Esen Stoliqi është një ndërmarrëse e suksesshme dhe një anëtare e jashtëzakonshme e diasporës së Kosovës në Finlandë, e cila së fundmi është paraqitur në revistën e njohur “Yrittäjänainen lehti 1/24”. Historia e saj është shumë frymëzuese dhe pasqyron punën e palodhur dhe përkushtimin e saj për arritje. /Albinfo.ch
Rahimaj: Në Singapor po prezantojmë dy suksese të radhës, atë për Kamenicë dhe Republikën e Kosovës
Për herë të parë në Festivalin Botëror të Arkitekturës Kosova prezantohet si shtet, për shkak të suksesit të projektit të Kamenicës. Ndërsa projektimi i pritoreve është përzgjedhur në listën e ngushtë si një nga 8 projektet më të mira në fushën e infrastrukturës. Ky është sukses i jashtëzakonshëm, duke përfshirë këtu konkurencën e mbi 1500 projekteve të ndryshme nga mbarë bota./GJILANI INFO/
Një vet aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Marie Shllaku” në qytetin e Gjilanit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka deklaruar se nga ky aksident pos dëmeve materiale është lënduar lehtë edhe vozitësi. “Ka ndodhur një vet aksident ku vozitësi humbë kontrollin mbi mjetin dhe përplaset jashtë rrugës. Përpos dëmeve materiale vozitësi është lehtë i lënduar”, ka deklaruar Hashani. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar se si ka ardhur deri te aksidenti.

