- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
Këtë vit procesi i mbjelljes së grurit është zhvilluar shumë mirë në Komunën e Gjilanit, tha drejtori për Bujqësi dhe Pylltari, Bajram Isufi. Sipas tij, gjatë tërë muajit tetor koha ishte e mirë, ndërsa toka kishte lagështinë e duhur. Fermerët e shfrytëzuan rastin dhe e kryen mbjelljen e grurit brenda afatit optimal. Drejtori për Bujqësi, shton se sa i përket repromaterialit nuk ka pasur problem, sepse barnatoret bujqësore kanë qenë mirë të furnizuara me repromaterial, farë dhe plehra minerale. “Si çdo vit edhe këtë sivjet, Drejtoria për Bujqësi në Gjilan është kujdesur për të subvencionuar fermerët me farë cilësore të…
Policia në Kamenicë është njoftuar për një sjellje agresive nga një person i dyshuar ndaj një mashkulli dhe një femre. Sipas policisë i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë në Gjilan dhe gjendet nën përkujdesje të policisë. Rasti në ka shkuar në procedurë hetimore./GJILANI INFO/
Në fshatin Remnik të Vitisë, konkretisht në Xhaminë e fshatit, u bë shpalosja e pllakës në shenjë përkujtimi për aktivitetin e zhvilluar në vitet e 90-ta, ku një pjesë e këtij objekti fetar ishte lëshuar nga banorët si ambulantë në kuadër të Shoqatës Bamirëse Humanitare “Nëna Terezë”. Në ceremoninë e shpalosjes së kësaj pllake, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, theksoi se roli i Shoqatës “Nëna Terezë”, ka qenë i madh. “Ambulanta në Remnik, ishte simbol rezistencës dhe sakrificës, me që shërbeu për nevoja shëndetësore të banorëve të kësaj ane. Gjithashtu, edhe aktivitetet humanitare që janë zhvilluar atë…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim kryetarin e ri të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Viti (OVL-UÇK), Idriz Quni i shoqëruar me ish kryetari i deritanishëm, Abdyl Bajrami dhe nga ish-kryetari i SHFD-UÇK-së, Qemajl Rexhepi. Me këtë rast kryetari Haliti i ka uruar atij që për pozitën e marrë dhe ka falënderuar njëherit edhe kryetarin e deritanishëm z. Bajrami për bashkëpunimin ndërinstitucional. Ai po ashtu tha se është i gatshëm të vazhdoj bashkëpunimin e mirë ndërinstitucional me këtë institucion të rëndësishëm./GJILANI INFO/
Arifi: Qeverisja aktuale, ka trajtuar 99% më shumë kërkesa në raport me të njëjtën periudhë raportuese të qeverisjes së kaluar
Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, sipas parametrave më të rëndësishëm, në mes të qeverisjes së kaluar dhe aktuales, nga viti (2019-2021)- (2022 deri në fund të tetorit të vitit 2024) ka shënuar rezultate shumë të mëdha. Drejtori Ali Arifi, tregon se lëndë të trajtuara në vitin 2019 ishin 894 lëndë, më 2020 ishin 448 lëndë dhe më 2021 (deri në fund të tetorit) ishin 456 lëndë. Sipas tij pra ishin gjithsejtë 1798 lëndë. Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, tregoi se në vitin 2022 ishin 923 lëndë, në vitin 2023 ishin 1. 544 lëndë…
Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, është mbajtur akademi përkujtimore në pesë vjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe mësuesit Elez Muja. Në akademi të pranishëm ishin edhe zyrtarë nga Presidenca, deputetë nga Kuvendi, zv. ministri i Mbrojtjes, përfaqësues të subjekteve politike, familjarë e miq. Kryetari Alban Hyseni, tha se është nder dhe krenari për secilin prej nesh që kur kujtojmë e përkujtojmë familjarët e qytetarët tanë mblidhemi e flasim për veprat e kujtimet e shumta dhe me vlerë që kemi për ta. Ai shtoi se për familjet tona në përgjithësi e familjen Muja…
Gjatë një ditë Policia e Kosovës në gjithë teritorin e vendit ka arrestuar 5 persona, 4 të tjerë i ka paraburgosur si dhe një person është dërguar në vuajtje të dënimet, njoftoi sot policia./GJILANI INFO/
Për 24 orët e fundit në gjithë teritorin e vendit janë shënuar 41 aksidente trafiku, prej tyre 16 me lëndime, kurse tjerat kanë qenë me dëme material, bëri me dije sot policia. Ndërkaq, Brenda kësaj kohe janë shqiptuar 1 mijë e 556 tiketa gjobitëse trafiku për ngasësit e automjeteve që kanë shkelur dispozitat logjore dhe rregullat në trafik./GJILANI INFO/
Persona të panjohur kanë thyer derën e një objekti dhe derën e objektit përcjellës, në Artanë, me ç’rast kanë vjedhur rreth 50 euro, dy boca plini si dhe pajisje të kuzhinës, njoftohet nga raporti njëditor i policisë nga rajoni i Gjilanit. Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar, rast ky të cilin policia e ka cilësuar si vjedhje e rëndë./GJILANI INFO/
Universiteti “Kadri Zeka” përfituese e projektit STEM EUROPE nga grupi i projekteve evropiane ERASMUS Lump Sum Grants
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka arritur një sukses të rëndësishëm me përfitimin e projektit STEM EUROPE, pjesë e projekteve të ERASMUS Lump Sum Grants, që synon të transformojë arsimin profesional në fusha shkencore dhe teknike. Ky projekt u realizua falë përkushtimit të ekipit të mësimdhënësve të UKZ-së, nën drejtimin e Prof. Dr. Xhevdet Thaqit, Prof. Asoc. Dr. Bashkim Dalipi dhe Prof. Asoc. Dr. Ekrem Halimi, të cilët bashkëpunuan ngushtë me studentët e programit Master Sistemet e Kontrollit dhe Intelegjenca Aritificiale për ta sjellë këtë mundësi të re në institucion. Ky projekt ka për qëllim zhvillimin e arsimit…

