Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Komuna e Gjilanit mbështet gratë viktima të dhunës
Lajme Lokale

Komuna e Gjilanit mbështet gratë viktima të dhunës

adminBy adminDecember 4, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Qendra për mbrojtjen dhe rehabilitimin e grave dhe fëmijëve “Liria” në Gjilan, mbajti takimin me anëtarët e mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje.

Leonora Morina Bunjaku, nënkryetare e Komunës së Gjilanit, tha se kontributi i secilit është i rëndësishëm në parandalimin e dhunës me bazë gjinore.

“Si shtet kemi ecur përpara, ku janë bërë hapa të rëndësishëm dhe gratë janë në pozita vendimmarrëse. Me punë e përkushtim arrihen edhe sukseset”, tha Morina Bunjaku.

Ajo kërkoi angazhime më të mëdha në parandalimin e fenomenit të dhunës ndaj grave.
“Duhet ti shtyjmë proceset përpara e jo ti pengojmë ato. Bashkërisht mund të bëjmë më shumë”, tha nënkryetarja e Gjilanit.

Më tej ajo tregoi se do to ofrojnë mbështetje pa përkujdesje familjare.
Sipas saj gratë kanë nevojë për mbështetje më të madhe dhe si shoqëri e institucione duhet bërë çmos që të zvogëlohet dukuria e dhunës në familje.

Leonora Morina Bunjaku, shtoi se arritja e trajnimit profesional dhe me kohë i dhunuesve, parandalon dhunën dhe viktimat. Andaj pashmangshëm institucionet relevante duhet vepruar në vazhdimësi dhe në koordinim me komunitetin.

Ibadete Mustafa, koordinatore e strehimores “Liria”, tha se ky takim me anëtarët e mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje ka një rëndësi të madhe.

Sipas saj duhet mbështetje psiko-sociale dhe profesionale për gratë e mbijetuara të dhunës në familje, dhunës në baza gjinore dhe dhunës seksuale përmes fuqizimit ekonomik.

Ajo tregoi se gratë shpesh herë heshtin për të treguar dhunën e përjetuar.

Linditë Salihu, zyrtare për barazi gjinore, theksoi rëndësinë e trajtimit të barabartë të të gjithë anëtarëve të familjes, duke nënvizuar se një familje e shëndetshme dhe e drejtë ndërtohet mbi respektin reciprok dhe barazinë gjinore.

“Barazia gjinore fillon në shtëpi, trajtimi i barabartë i të gjithë anëtarëve të familjes është baza për një shoqëri të u drejtë dhe të harmonishme”, u shpreh ajo.
Zyrtarja për barazi gjinore e Komunës së Gjilanit, apeloi për ndërgjegjësim dhe edukim që promovon këto vlera thelbësor.

Salihe Aliu, nga Drejtoria për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, tha se sigurojnë shërbimet sociale përmes aktiviteteve të Qendrës për Punë Sociale apo financimin e OJQ-ve që merren me këtë veprimtari.
Po ashtu ajo tregoi se komuna bënë financimin publik të projekteve të Qendrës Liria për Mbrojtje dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve. DSHMS bënë edhe strehimin e viktimat e dhunës në familje përmes subvencionimit të qirasë, subvencionimin për kompensimin e mjeteve e financiare për barëra, ndihma ushqimore, veshmbathje e ndihma financiare të ndryshme nga donacionet.

Ajo tregon se përmes Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, drejtoria siguron edhe shërbime shëndetësore për këtë kategori.

“Prioritet i është dhënë viktimave të dhunës në familje, ku subvencionojmë qiranë”, tha Salihe Aliu.
Gani Leci, udhëheqësi i zyrës për mbrojtjen e viktimave nga Prokuroria e Shtetit, tregoi për procedurat standarde të trajtimit të viktimave të dhunës në familje.

Ai tregoi se ka rritje të rasteve të numrit të veprave penale të dhunës në familje.

Sipas tij kjo zyre ka trajtuar 191 raste për 9 muaj, ku 45 raste janë ndaj burrave.

“Fajtorët që kanë shkaktuar dhunë në familje, zakonisht janë çrregullimet e personalitetit, droga alkooli, bixhozi, xhelozia, papunësia e çështjet pronësore.

Sadulla Salihu, zyrtarë ligjor në Agjencinë për Ndihmë Juridike falas në zyrën rajonale në Gjilan, tregoi për dhënien e ndihmës falas edhe për viktimat e dhunës në familje.

Sipas tij rastet e dhunës në familje, janë përfitues të ndihmës falas pa kritere.

Kujtesa Fazliu, prokurore nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, tha se po vazhdojnë të përballen me sfida dhe vështirësi jo të pakta, sa i përket rasteve të dhunës në familje..GJILANI INFO/

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.