“Me pikëllim pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të Isa Mullaidrizit, djalit të Mulla Idriz Gjilanit, thuhet në telegramin ngushëllues të PDK-së në Gjilan. Isën do ta kujtojmë përherë si njeri të urtë, punëtor, bujar e mësimdhënës të përkushtuar”, thuhet në tekstin e telegramit ngushellues.
PDK Dega në Gjilan shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqëve, kolegëve e gjithë atyre që kanë pas fatin ta njohin të ndjerin.
“U prehsh në paqe Isë, në tokën e lirë të atdheut tonë, për të cilën familja juaj dha shumë, në krye me komandantin Mulla Idriz Gjilani”, thuhet në përmbyllje të telegramit./GJILANI INFO/


