- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për ndeshjen me Rumaninë, e cila do të jetë edhe përcaktuese për vendin e parë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve. Dardanët kanë ushtruar sot në Kampin Nacional në Hajvali, ndërsa dje i nisën përgatitjet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Futbollisti ofanziv, Zymer Bytyqi thotë se motivi tek Dardanët është i lartë, ndërsa shton se ai me shokë do të mundohen ta vazhdojnë serinë pozitive prej tri fitoresh radhazi. Ai gëzohet që u rikthye tek Kosova dhe është i gatshëm ta japë kontributin e tij nëse i…
“Unë dua të jem zëri i atyre që mund të mos dëgjohen gjithmonë dhe kanë frikë se mos i nxjerrin jashtë sapo të flasin”, thotë Osmani Me një kombinim ambicieje dhe vizioni, Shasime Osmani, e lindur në vitin 1998, kandidon për një vend në këshillin e qytetit (asamblenë) të Bernës për Partinë Socialdemokrate (PS). Studentja e drejtësisë dhe asistente në Kellerhals Carrard është e përkushtuar ndaj temave të arsimit dhe barazisë dhe përpiqet për një të ardhme në të cilën të gjithë qytetarët e Bernës do të kenë shanse të barabarta për pjesëmarrje dhe arsimim. Ajo do të donte…
Sadbere Gagica Spahija Ti vjeshta ime e pritjeve Strehuar jam në krahët tu Ëndrrën ta lëmë në dritaret e zemrës Të heshtur Natës pa mëngjes Ta kujtojmë këngën e ëndrrës Të ikim nga varrezat në shekujt e jetës Më duket se jam Odiseo Dhjetë vjet pa e parë diellin Shkëlqimi i syve Humbet në horizontin e pluhurit të harresës Dramë jete në skenë Të ikim në heshtje Ku bridhnim të dy brigjeve urave Në shtegtarë të panjohur ndërgjegjesh Kërkoj leje kalimi në frymorë Prej dëshmitarëve të kohës së kohërave Në qytetin e vargut Dy gota i shtrova mbi bar me…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim përfaqësues nga organizata “CNVP”, me ç’rast është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në mes të komunës së Vitisë, organizatës “CNVP”, konkretisht projektit (SUNREED), dhe Grupit Lokal të Veprimit (GLV), për të vendosur inkubatorin e biznesit . Në këtë takim, kryetari Sokol Haliti, konfirmoi funksionalizimin e inkubatorit të biznesit dhe përgatitjen e hapësirës për sektorin e produkteve pyjore –jodrusore, që përmes projektit SUNREED, i cili mbështetet nga Ambasada Suedeze, do të inicohet organizimi, funksionimi i grupit të grave dhe të rinjëve duke ndikuar në punësim, ngritjen e kapaciteteve, aplikimin e…
Është realizuar takimi në mes nënkryetarëve të Komunës së Gjilanit dhe Ranillugut lidhur me zgjidhje e problemit të ujit të pijes për banorët e kodrës së Përlepnicës e Ropotovës. Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, tha se bashkëpunimi ndër rajonal ka rëndësi të madhe. Më tej ajo shtoi se Komuna e Gjilanit, është e gatshme të ndihmoinë mënyrë që banorët të kenë ujë të pijes dhe që ky problem jetësor të zgjidhet. Nënkryetari i Komunës së Ranillugut, Artan Dubova, tha se banorët e kësaj zone duhet të kenë ujë të pijes. Kodra e Përlepnicës e Ropotovës. Bashkëpunimi…
Zv.kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, sot në Viti, ka marrë pjesë në një diskutim të hapur me temën “Menaxhimi i migracionit,” që u organizua nga Shoqëria Gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ). Ky aktivitet, i cili mblodhi përfaqësues nga institucionet e nivelit qendror dhe lokal, u fokusua në trajtimin e çështjeve të migracionit të parregullt dhe të rregullt. Me këtë rast zv.kryetari Aliu, ka mbajtur një fjalë rasti ku e konsideroj si shumë të rëndësishme këtë temë që është zhvilluar sot me mekanizmat relevant. Ai tha se ky takim mund të lehtësojë bashkëpunimin në trajtimin e kësaj çështjeje. Ndërkaq…
Mos e përdorni ujin nga rrjeti i ujësjellësit për pije Kamenicë, 12 nëntor 2024 – Të nderuar konsumatorë, Ju njoftojmë se, për shkak të mospërputhjes së analizave kimike të mostrave të ujit me vlerat parametrike të standardeve për ujë të pijes, mund të konkludojmë që uji në rrjet nuk është i furnizuar nga burimi që menaxhohet nga KRU “Hidromorava”. Për këtë arsye, ju rekomandojmë që ujin nga rrjeti i ujësjellësit mos përdorni për pije deri sa të verifikohet se uji është i sigurt dhe i klorizuar, pasi aktualisht ka mospërputhje me parametrat e kërkuar për ujë të pijes. Për sigurinë…
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me këshillin organizativ të KF “Dardana”, kanë organizuar ndeshje përkujtimore në shenjë respekti dhe nderimi për kontributin e dy ish lojtarëve dhe ish-trajnerëve të KF “Dardana” tashmë të ndjerë, z.Selami Krasniqi dhe z.Xhevat Hasimi. Ndeshja u zhvillua ndërmjet veteranëve të klubit dhe kryesisë së tifozëve ultras “Dardanët”, të shtunën në stadiumin e qytetit “Agush Isufi”. Drejtori Behar Hyseni duke përkujtuar punën e dy ish-trajnerëve z.Krasniqi dhe z.Hasimi, theksoi se aktivitete të tilla sportive do të mbahen sa më shumë në mënyrë që kontributi i secilit në fushën e sportit të shpërblehet. Edhe…
Në këto zgjedhje të rëndësishme, nxënësit përfaqësues të shkollave të mesme të komunës së Kamenicës votuan në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryesinë e re të nxënësve, e cila do të mbrojë dhe promovojë interesat e të gjithë nxënësve. Pas një procesi rigoroz dhe diskutimeve për planet e tyre të punës, Kuvendi i Anëtarëve zgjodhi Kryesinë e re: Blend Kastrati – Kryetar Amar Krasniqi – Nënkryetar Vedina Hyseni – Anëtare e Kryesisë Olta Hyseni – Anëtare e Kryesisë Yllza Maliqi – Anëtare e Kryesisë Ky është një angazhim që do të ofrojë edhe më shumë dhe do të…
Policia në Viti ka arrestuar një person, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë (5) copë fishekë. Ndërkaq, edhe në shtëpinë e tij, pas një kontolli është gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore, njofton policia. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/

