- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, bashkë me drejtorin e Arsimit Shpend Nuhiu, atë të Bujqësisë Bajram Isufi, drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim Bejtullah Osmani dhe nga zyra e kryetarit Nëntor Shaqiri, kanë pritur në takim gjeneral major Timothy E. Orr, ish-komandant i Gardës Kombëtare të Iowa dhe mik i shquar i popullit dhe shtetit të Kosovës dhe gjeneral brigadierin e FSK-së Xhavit Gashi. Po ashtu është realizuar edhe një vizitë në Gjimnazin “Xhavit Ahmeti” dhe Skollën Teknike “Mehmet Isai” ku dhe janë zhvilluar biseda me nxënësit. “Në emër të kryetarit të komunës Alban Hyseni, institucioneve tona dhe…
U mbajt Akademi përkujtimore në 20 vjetorin e vdekjes së Milaim Bajramit “Udhëheqës në kohë të vështira”
Në 20 vjetorin e vdekjes së Milaim Bajramit, ish-kryetar i komunës së Vitisë në vitet 1967-1968, udhëheqës i Ndërmarrjes “Agromorava”, drejtor i Ekonomisë së Pyjeve në Komunën e Vitisë dhe drejtor në Ndërmarrjen “Banja e Kllokotit”, u zhvillua një akademi përkujtimore me titullin “Udhëheqës në kohë të vështira”, për të nderuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e rajonit dhe shërbim të komunitetit. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, theksoi rëndësinë e Milaim Bajramit si udhëheqës dhe njeri që ka dhënë një kontribut të madh në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës, veçanërisht në periudhën e vështirë…
Po mbahet punëtoria për qeverisjen e përgjegjshme gjinore në nivel lokal, komuna e Vitisë merret si shembull në këtë fushë nga OSBE
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka nisur sot punimet e një punëtori me temën “Qeverisja e Përgjegjshme Gjinore në Nivel Lokal – Praktikat e Mira dhe Sfidat”, e cila ka si qëllim promovimin e barazisë gjinore dhe përmirësimin e qeverisjes në nivelin lokal. Gjatë kësaj ngjarje pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me praktikat e mira të zbatuara nga komuna e Vitisë, të cilat u prezantuan nga zv.kryetari i kësaj komune, Hasan Aliu. Ai tha se për këtë komunë qeverisja e përgjegjshme gjinore është një temë shumë e rëndësishme. “Sot po diskutojmë për një temë mjaft të rëndësishme,…
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurve V.S. dhe F.M., për shkak të dyshimit të veprave penale ‘’Vrasja e rëndë’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit V.S. dhe F.M., me datën 7 nëntor 2024, rreth orës 13:55 minuta, në rrugën ,,Mërgimtarët e Gjilanit”, në Gjilan, kanë privuar nga jeta tani të ndjerin S.O., në atë mënyrë që pas…
Në Gjilan, përkatësisht në rrugën “Isa Boletini”, është therrur me thikë një person pas një mosmarrëveshje me një person tjetër, rast ky të cilin policia e ka cilësuar si vrasje në tentative. Personi i therur me thikë, fillimisht është dërguar në Emergjencë të Spitalit Rajonal në Gjilan, e mandej për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK Prishtinë. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /GJILANI INFO/
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se ka një lajm fantastik për studentët, ku kanë hapur konkursin për ndarjen e bursave studentore për vitin akademik 2023/2024. “I kemi 293 bursa në vlerë prej 150 mijë euro”, tha Hyseni., I pari i komunës, tregoi se 164 prej bursave janë në vlerë 720 euro në vit ose nga 60 euro në muaj për studentët të cilët studiojnë jashtë Gjilanit. Sipas tij 109 të tjera bursa janë për ata që studiojnë brenda qytetit tonë në vlerë prej 480 euro në vit ose nga 40 euro për muaj. Ndërsa janë edhe 20…
Universiteti Publik “Kadri Zeka” priti një delegacion nga Kolegji Universitar Qiriazi nga Tirana, me qëllim për të shikuar mundësinë e bashkëpunimit akademik dhe ndërkombëtar. Në takim morën pjesë Rektori i UKZ, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, Prodekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Ass. Dr. Lulzim Rashiti, si dhe u. d. Udhëheqësi i Zyrës për Bashkëpunim, të cilët zhvilluan bisedime me përfaqësuesit e Kolegjit Universitar Qiriazi, që ishte në përbërje të Rektorit Prof. Dr. Gjokë Uldedaj dhe përfaqësueset e Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Anxhela Uldedaj dhe Dr. Eda Cauli. Gjatë…
Dardanapress organizon tryezën me temën: “Promovimi, Ruajtja e Trashëgimisë Kulturore në rritjen e Zhvillimin e Ekonomik Komunal”
Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi, Ruajtja dhe Prezantimi i Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore”, ka mbajtur tryezën me temën “Promovimi, Ruajtja e Trashëgimisë Kulturore në rritjen e Zhvillimin e Ekonomik Komunal”. Qëllimi i organizimit të tryezës ishte promovimi dhe ruajtja monumenteve të trashëgimisë kulturore në komunën e Kamenicës dhe ndikimi në zhvillimin e ekonomik komunal. Tema tjera të diskutimit në tryezë ishin: Gjendja momentale e objekteve të trashëgimisë kulturore në komunën e Kamenicës, Përfshirja e trashëgimisë kulturore në planet zhvillimore komunale, Restaurimi dhe mirëmbajta e monumenteve të trashësisë kulturore. Pas diskutimeve nga pjesëmarrës në tryezë kanë dalë…
Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), si anëtare e Rrjetit Jo-formal për Arsimin e të Rriturve në Kosovë (ALE-NK) dhe zbatuese e projektit YEEP 2 – fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja bashkë me Komunën e Gjilanit mbajtën një tryezë diskutimi dhe panair për të shënuar “Javën e të mësuarit gjatë gjithë jetës”. Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, ishte e pranishme në këto dy aktivitete që mblodhën edhe përfaqësues të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, asaj të Shëndetësisë, Qendrës për Aftësim Profesional, biznese dhe OJQ të profileve të ndryshme. Nënkryetarja e komunës, tha…
HIDROMORAVA: Konkurs publik: Rishpallje të konkursit për ZAB Në bazë të dispozitave të nenit 21. lidhur me nenin 25. Paragrafi 25.2. pika (h) të Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, respektivisht nenit 13. të Ligjit nr.04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03//L-087 për Ndërmarrjet Publike, Komisioni i Auditimit i KRU “Hidromorava”-SH.A. Gjilan, në mbledhjen e rregullt të mbajtur me datë 05.08.2024 mori vendim që të rishpallë: KONKURS PUBLIK (Rishpallje e Konkursit) Për plotësimin e pozitës punuese : Titulli i pozitës: Zyrtar i Auditimit të Brendshëm I përgjigjet: Komisionit të Auditimit të KRU “Hidromorava” Sh.A. i ekzekutuesve: një /1/…

