- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
Sadete Tërnava Osmani Po t’kishte folur heshtja, mali e shpina që rëndon sytë po t’kishin gjuhë ç’do t’i thoshin dashurisë, dhimbjes asaj kënge të humbur syve të saj me pasionin që po i digjet se heshtja është histori grusht më shumë se çdo ring arenash plagë e afsh ngjitur motrës që ngrihet shpatullat vëllait t’ia mbulojë a thua çfarë do të thoshte mendimi që hesht librat që s’u hapën kurrë çfarë mbajnë kujtimet që s’përballohen të shuara ujrave me mangan shtëpive bjeshkë syve që s’lexojnë më rrëfenjëza moderne e ku gjithçka ndryshon veç dhimbjes që rritet në emër të dashurisë.
Nxënësit e shkollës së Artit Pamor në Gjilan, fitues të Kupës në Garat Komunale të Futsall-it
Nxënësit përfaqësues të ekipit të nxënësve të kësaj shkolle kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm duke fituar “Kupën e Vendit të Parë” në garat komunale në Futsall për shkollat e mesme të larta të mbajtur në palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan. Pra, befasi e kësaj gare këtë herë ishin nxënësit e shkollës së Arteve Pamore, një ngjarje që tregon për punën e palodhur, bashkëpunimin dhe përkushtimin e të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve të Shkollës së Artit Pamor në Gjilan. Drejtori i shkollës, Roland MASURICA, ka pritur nxënësit përfaqësues të ekipit të shkollës, të shoqëruar nga mësimdhënësja e lëndës…
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 11 – 17 nëntor 2024, ka regjistruar gjithsej tridhjeteshtatë (37) kallëzime penale, ndaj dyzetegjashtë (46) personave. Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar: tridhjetekatër (34) aktakuza, ndaj dyzet (40) personave, tridhjetetetë (38) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime), dyzetekatër (44) kërkesa të ndryshme drejtuar policisë, shtatë (7) ankesa, nëntë (9) persona të ndaluar, pesë (5) kërkesa për masa të sigurisë së pranisë së të…
Shqiptarët e dëbuar dhunshëm nga Serbia, duhet të kërkojnë të drejtën e dekolonizimit dhe njohjen e të drejtës për rikthim…
Isuf Bajrami Shqiptarët e dëbuar dhunshëm nga Serbia, prej trojeve të tyre autoktone, duhet të kërkojnë të drejtën e dekolonizimit dhe njohjen e të drejtës për rikthim sipas Rezolutës së OKB-së miratuar nga Asamblea e Përgjithshme Nr. 1514 (XV) më 14 dhjetor 1960. Protesta e qytetarëve shqiptarë në Medvegjë, është një ankesë për mohim të të drejtave në vendbanimet e tyre autoktone! Përmes pasivizimit të adresave të vendbanimit për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës e Sanxhakun i detyruan banorët të dalin në protestë të dielën në Medvegjë! Medvegja është një nga vendbanimi me numrin më të lartë të pasivizimit, shqiptarët…
Në takimin moblizues për zgjedhjet e 9 shkurtit mbajtur në Miresh të Gjilanit, kreu i AAK-së, Dega në Gjilan, Nazim Gagica, ka thënë se me njerëz aktiv e familje të mëdha e të njohura për kontribut në rrethana të ndryshme historike, si gjithmonë, jemi të mobilizuar fuqishëm për të ndryshuar gjendjen e rënduar mbizotëruese. Ai ka thënë se janë dakorduan për angazhim shtesë në mënyrë që në zgjedhjet e shkurtit t’i japin Kosovës një kryeministër serioz dhe një qeveri të përgjegjshme, bashkë me kryetarin e nëndegës, Lulzim Hajdari, kolegët në degë, Ibish Ibishi, Sokol Haziri, Selami Xhamajli dhe kolegë…
Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar gjobën në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj ndaj kundërvajtësit i cili në qytetin e Gjilanit në pikë kontrolli të automjeteve është hasur duke drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit me 0.95 ‰, matje me alkool test. Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik. Siguria në trafik është…
Nxënësit e shkollës “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë bashkë me drejtorin e shkollës Zaim Zymeri dhe një pjesë të stafit, vizituan Shkollën Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë. “Përveç karakterit edukativ dhe arsimor, kjo vizitë kishte edhe karakter vëllazëror. Andaj, me bindje themi se, kjo vizitë, mbartë në vete një rëndësi të veçantë, sepse përfaqëson forcën e ndërgjegjësimit dhe motivimit, për të ruajtur rrënjët e trashëgimisë së përbashkët dhe lidhjen e pandashme, me Luginën”, thuhet në njoftimin e shkollës. Sipas njoftimit, për ta bërë sa më madhështore këtë vizitë, u organizuan edhe lojëra sportive midis nxënësve, si në; volejboll dhe…
Një rast i armëmbajtjeve pa leje në Kllokot, ka shkuar me procedurë të rregulltë, njofton policia. Kështu, ka ndodhur pasiqë patrulla policore kishte ndalur një veturë dhe pas kontrollimit të saj kishte gjetur një ulësen e pasme një pushkë M-48 me leje të skaduar. Ndërkaq, sipas policisë, ishte bastisur edhe shtëpia e personit të dyshuar ku edhe aty ishte gjetur një pistoletë po me leje të skaduar./GJILANI INFO/
Njësiti policor në Gjilan, ka ndalur një veturë me targa vendore e cila po drejtohej nga një person i dyshuar me ç’rast në afërsi të vendit të ndaljes janë gjetur dhe konfiskuar 3.56 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt, njofton policia./GJILANI INFO/
Disa projekte dhe subvencione, nuk po munden të realizohen. Kjo po ndodh si shkak i mos miratimit të bartjes së mjeteve nga viti paraprak nga ana e kuvendit. Mos aprovimi i tyre nga shumica e këshilltarëve po i dëmton qytetarët. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se ka treguar vetëm disa nga projektet dhe subvencionet që opozita po i pengon të realizohen duke mos votuar bartjen e mjeteve nga viti 2023. “Duke tentuar të më kundërshtojnë mua, ata në fakt po i dëmtojnë vetëm qytetarët”, tha Hyseni. I pari i komunës, tregoi se këto projekte janë planifikuar dhe…

