Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit

July 20, 2026

Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë

July 20, 2026

Parashikimi i motit për sot

July 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
  • Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë
  • Parashikimi i motit për sot
  • Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
  • Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese
  • Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”
  • Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq
  • Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Sport»Ndihmëstrajneri Bajrami: Do të performojmë pozitivisht për ta marrë më të mirën nga kjo ndeshje
Sport

Ndihmëstrajneri Bajrami: Do të performojmë pozitivisht për ta marrë më të mirën nga kjo ndeshje

adminBy adminDecember 14, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Ndihmëstrajneri i SC Gjilanit, Muharrem Bajrami është shfaqur në konferencën për media para gazetarëve në prag të duelit kampional ndaj rivalit lokal FC Drita.

Bajrami ka folur në lidhje me përgatitjet të cilat i ka zhvilluar ekipi për këtë ndeshje, ndërkohë që mbetet i bindur për performancën të cilën pritet ta ketë grupi për këtë ballafaqim.

“Është kënaqësia ime të jem pjesë e këtij derbi, pjesë e ndeshjes më të përfolur në gjithë trevat shqiptare, pasi që e kam ndjekur edhe më parë këtë përballje dhe e di se sa i rëndësishëm është, sidomos edhe për tifozët. Jemi të vetëdishëm për ecurinë e rivalit të nesërm dhe potencialit që ka brenda skuadrës me mjaft futbollist cilësor, por ne kemi patur kohën e mjaftueshme për ta përgatitur ndeshjen në mënyrën më të mirë duke e analizuar kundërshtarin për pikat më të forta dhe ato më të dobëta. Ne jemi të bindur për kualitetet që kemi gjithashtu dhe me bindje e them që do të performojmë pozitivisht për ta marrë më të mirën nga kjo ndeshje”, ka thënë ai.

Bajrami tha se për “kuqebardhët” objektivi nuk ndryshon, pavarësisht kundërshtarit dhe forcën që posedon për këtë ndeshje.

“Objektivi ynë si në çdo ndeshje nuk ndryshon edhe pse përballë kemi një ekip cilësore. Por, ne kemi gjithë kualitetin e duhur dhe potencialin për të mposhtur çdo kundërshtar. Nëse nuk e besojmë këtë gjë, nuk duhet të jemi këtu. Presim një ndeshje të luftuar, ashtu siç kanë qenë edhe ndeshjet e shkuara. Detajet e vogla mund ta vendosin këtë ndeshje” tha tutje ndihmëstrajneri i SC Gjilanit, Muharrem Bajrami .

Sipas tij, skuadra ka performuar mirë në ndeshjet e fundit dhe kjo shton besimin te stafi teknik që formën e mirë do ta ndjekin edhe në duelin e radhës.

“Vijmë nga dy paraqitje shumë të mira, nga fitorja në kupë dhe pika e kthesës në kryeqytet ndaj Prishtinës, prandaj edhe nuk duhet të kemi presion. Kemi futbollist me eksperiencë që mund ta bartin barrën dhe jemi të bindur që ky ekip meriton të jetë shumë më lartë në klasifikim” tha Bajrami.

Në fund Bajrami ka folur edhe për tifozët, teksa shpreson që në një të ardhme të afërt ky derbi të zhvillohet në kushte dhe rrethana të tjera.

“Tifozët janë bukuria e futbollit. Tifozët e dy klubeve meritojnë që këtë ndeshje ta ndjekin në kushte më të favorshme. Në këtë ndeshje ne do të kemi tifozët tanë prezent, për të cilët shpresojmë të jenë në numër dhe të zëshëm në mbështetje të ekipit. Shpresojmë që shumë shpejtë derbi do ta ketë hijeshinë e vet në kushte dhe rrethena të tjera”, tha ndihmëstrajneri Bajrami.

Ndeshja e dytë e derbit për këtë sezonë ndërmjet Gjilanit dhe Dritës zhvillohet këtë të diel (15 dhjetor) në stadiumin ndihmës në Gjilan me fillim nga ora 13:00. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Edon Zhegrova nis stërvitjet me Juventusin

July 14, 2026

Reagim i fortë i Zhegrovës ndaj Lalës: Suksesi im erdhi nga puna

July 13, 2026

Leo Messi nuk ndalet, “pleshti” vendos dy rekorde të reja në Botëror

July 4, 2026
Mos humbni
Kronikë

Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit

By adminJuly 20, 2026

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 aksidente…

Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë

July 20, 2026

Parashikimi i motit për sot

July 20, 2026

Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza

July 16, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit

July 20, 2026

Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë

July 20, 2026

Parashikimi i motit për sot

July 20, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.