- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
Është mbajtur takimi në mes të nënkryetares së Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjakut, drejtorit të Arsimit Shpend Nuhiut dhe OJQ-ve me Puhiza Bekollin, koordinatore e projektit në Fondacionin Jahjaga, për krijimin e task forcës potenciale komunitare për dhunën me baza gjinore për sensibilizim dhe edukim. Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjaku, tha se janë ndër komuna e parë që i kanë kthyer përgjigje të shpejt Fondacionit Jahjaga. “Kjo tregon se sa jemi të përgjegjshëm karshi projekteve që janë në të mire të qytetarëve e po ashtu edhe transparencës komunale”, tha Morina Bunjaku. Nënkryetarja, premtoi mbështetje në formimin…
Mbahet takimi i qeverisjes së përgjegjshme gjinore, pjesmarrëse edhe drejtoresha, Herolinda Murati Leka
Drejtoresha për Buxhet dhe Financa e Komunës së Gjilanit, Herolinda Murati Leka, ishte pjesëmarrëse në diskutimin mbi qeverisjen e reagueshme gjinore në nivel lokal, me fokus në praktikat e mira, sfidat dhe rrugën përpara, të organizuar nga OSBE-ja. “E nderuar të isha pjesëmarrëse në debatin për qeverisjen e përgjegjshme gjinore, të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë”, tha Herolinda Murati Leka. Të pranishëm ishin edhe kryetarët e komunave, zëvendëskryetarët dhe zyrtarët tjerë komunal nga mbarë Kosova. Puna e përbashkët e Misionit të OSBE-së dhe komunave deri më tani ka rezultuar me veprime konkrete, duke përfshirë hartimin e buxheteve të…
Si pasojë e dëmtimit të gypit furnizues në rr.Murat Kryeziu, jemi detyruar të ndërpresim furnzimin deri në evitimin e defektit në rr.Murat Kryeziu. Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë kësaj periudhe. Për çdo informatë shtesë, ju lutemi të na kontaktoni në linjën e kujdesit ndaj konsumatorëve: 0800 61 000 Kujdestaria inaktive: 044 719 813 /GJILANI INFO/
Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, Nazim Gagica ka thënë se është obligim i yni të kujdesemi dhe ta mbrojmë familjen. ” Çdo përpjekje e kujtdo qoftë për me dëmtu familjen, sigurisht që do të përballet me reagim qytetar e politik që e duan Kosovën dhe të ardhmen tonë të shëndosh”, ka thënë në reagimin e tij, Gagica. Ai ka ftuar institucionet komunale, veçmas kryetarin e Komunës së Gjilanit për ta ndaluar përdorimin e Doracakut “Edukimi Seksual dhe Riprodhues” për nivelet 1-5, 6-9, dhe 10-12, i cili u prezentua me 10 tetor 2023, në…
Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik edhe Diasporë Burbuqe Leka, ka qenë një ndër panelistet e cila ka marrë pjesë në konferencën e grupeve lokale të grave e cila është organizuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë. Kjo konferencë ka një rëndësi të veçantë për fuqizimin e grave në aspektin ekonomik si dhe promovimin e barazisë gjinore në nivel lokal dhe në nivel vendi. Konferenca ka bërë bashkë gra lidere, aktiviste, dhe profesioniste për të diskutuar sfidat dhe për të ndarë mendimet dhe praktikat më të mira në fusha të ndryshme, duke përfshirë pjesëmarrjen në vendimmarrje dhe përmirësimin e mundësive ekonomike për…
Lajmet e mira për Klubin Futbollistik “Kika” nuk kanë të ndalur. Dje është nënshkruar edhe marrëveshja e sponzorizimit mes Air Energy & Guris e KF “Kika”. Në këtë takim i pranishëm ka qenë Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me përfaqësuesit e kompanisë: drejtori i kompanisë Air Energy, z. Ibrahim Akyol, së bashku me stafin e tij shoqërues Xhejlane Morina, Flamur Biqkaj dhe Leonard Hisari. Njejtë është përfaqësuar edhe KF “Kika” nga kryetari i klubit, z. Naim Biqkaj, dhe Drejtori Sejdi Latifaj. Kujtojmë se ky lajm vie menjëherë pas vënies së gur themelit të projektit për stadiumin…
Haliti: Do të marrë vendim të mos aplikohet përdorimi i Doracakëve ‘Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues
“Që nga nesër, do të marr vendim për mos aplikimin e përdorimit të Doracakëve ‘Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’ për nivelet 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e Komunës së Vitisë”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, kreu i Komunës së Vitisë, Sokol HalitI. Sipas tij, ky vendim do të merret pasi është shqyrtuar përmbajtjen e këtyre udhëzimeve dhe shqetësimeve të ngritura nga përfaqësuesit e Komunës dhe nga prindërit, lidhur me përshtatshmërinë e aktiviteteve dhe materialeve të propozuara. “Ne besojmë se përmbajtja e këtyre doracakëve nuk është e përshtatshme për fëmijët dhe nxënësit tanë dhe mund të…
Grupi punues për hartimin e Projekt-Planit Zhvillimor Komunal 2024-2032 ka mbajtur shqyrtimin publik për këtë dokument. Të pranishëm në këtë takim publik ishin drejtor të drejtorive komunale, zyrtarë komunal, qytetarë, OJQ dhe të tjerë. Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Uran Berisha, ka hapur këtë takim duke prezantuar Projekt-Planin Zhvillimor Komunal 2024-2032. Drejtori Berisha theksoi se kjo është hapja e parë e shqyrtimit publik dhe se sipas tij 30 ditë nga sot do të jetë edhe në shqyrtim publik në formë fizike në biblotekën e qytetit. Ndryshe ai theksoi se si drejtori janë në dispozicion t’ju japin informata…
Komuna e Vitisë, konkretisht QKMF në Viti sot ka shënuar Ditën Botërore të Diabetit me disa aktivitete. QKMF në kordinim me Qendrën e Shëndetit Publik në Gjilan dhe DKA në Viti ka ndërmarrë një varg aktivitetesh për të shënuar këtë ditë. Dr.Festona Qamili dhe dr.Artë Gashaj kanë mbajtur dy ligjërata me nxënës në shkollat e mesme, një në Gjimnazin “Kuvendi I Lezhës” dhe një në shkollën Teknike”Jonuz Zejnullahu”. Gjithashtu, janë shpërndarë edhe fletushka me informata për diabetin nga infermieret Almira Abazi dhe Besmira Zuka si dhe janë shpërndarë materiale vetëdijësuese për pacientët e rastit. Të gjitha shkollat e Komunës…
Network of Peace Movement (NOPM) mbanë punëtorinë mbi rolin dhe përgjegjësitë e komunës rreth Auditimit
Diskutimet u fokusuan në përmirësimin e njohurive të zyrtarëve komunalë mbi rolin dhe përgjegjësitë e komunës për auditim, analizën e pasqyrave financiare dhe zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditimit. Punëtoria ishte një mundësi për pjesëmarrësit që të thellojnë njohuritë mbi: • Kornizën ligjore të auditimit dhe përgjegjësitë e komunës • Analizën e pasqyrave financiare vjetore • Strategjitë për zbatimin e rekomandimeve të auditimit për menaxhim financiar më të mirë dhe rritjen e transparencës • Diskutim i frytshëm dhe interaktiv në mes të pjesëmarrësve Përfshirja aktive e zyrtarëve komunalë dhe qytetarëve është thelbësore për të përmirësuar llogaridhënien…

