Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Të jesh deputet!
Opinione

Të jesh deputet!

adminBy adminDecember 18, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga: Ilir Sefaj 

Tash, kur edhe zyrtarisht partitë politike në vend kanë publikuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë, pretendentë për ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës, analistët politikë veçse kanë filluar t’i vënë në peshore cilësitë e të nominuarve që synojnë ndërtesën e institucionit ligjvënës për një mandat 4-vjeçar.

Nëse do të më lejohej një digresion i vogël, para së gjithash do të thosha se është për keqardhje që ne qytetarët e rëndomtë, që rëndom në kohë fushatash elektorale, liderë politikë preferojnë të na quajnë me një term që tingëllon këndshëm “sovranë”, ende përfshihemi kaq emocionalisht në matematikat e kalkulimet e atyre që profesion e kanë politikën. Por, meqë jemi “sovranë”, “sovranit” i ka hije të bëjë çfarë të dojë!

Sidoqoftë, edhe pse jo zyrtarisht, fushata elektorale në Kosovë ka kohë që ka filluar, dhe kjo nuk përbën lajm për realitetin tonë politik, sepse në optikën e një njeriu apolitik, jeta politike në Kosovë është aq e kontaminuar, saqë vështirë të bëhet një prerje reale mes fushatës elektorale dhe periudhës kur institucionet veçse konsiderohen si të konstituara. Pra, qysh me konstituimin e institucioneve pas një procesi zgjedhor, mazhoranca dhe opozita fillojnë garën politike për zgjedhjet e radhës, duke e lënë “sovranin”, “sovran” në hallet e veta!

Por, më shumë se kjo që u tha më lartë, ajo që intrigon autorin e këtyre rreshtave, dhe besoj një pjesë të madhe të qytetarëve të vendit, është ngarendja për t’u bërë deputetë e njerëzve që nuk e kanë vokacion politikën. Tekefundit, të jesh deputet, është më pak se të jesh mjek i dëshmuar. Të jesh deputet, është më pak se të jesh artist i adhuruar nga populli. Të jesh deputet, është më pak se të jesh sportist i shquar.

Është e pakontestueshme se një diversitet profesionesh është i shëndoshë, mbase edhe i domosdoshëm në politikë, meqë politikën nuk duhet lënë në duar vetëm atyre që kanë një diplomë fakulteti shkencash politike, ngase institucioneve relevante u nevojiten profesionistë të fushave përkatëse. Megjithatë, të të interesojë jeta politike në vend dhe të futesh në garë për t’u bërë deputet vetëm në kohën kur edhe zyrtarisht fillon fushata elektorale, kjo ndodh vetëm në realitetin tonë politik.Një qasje e tillë e profesionistëve shëndetësorë, artistëve, sportistëve po e ndihmon politikën në përmbushjen e egos së saj. Ndërkaq, promovimi që u bëhet këtyre figurave nga liderët politikë, dëshmon se mbi të gjitha dhe më e rëndësishmja për ta, është akumulimi i votave që mund t’u sjellin “aderimet” që promovojnë, sesa ajo për të cilën thirren, e që në rastin konkret do të duhej të ishte angazhimi për ecjen para të shoqërisë dhe shtetit.

Përfundimisht, e për të mos e zgjatur edhe më, besoj që nuk janë pak ata që njëmendësohen me mua kur vetes ia jap “luksin” të konstatoj se të jesh deputet, nuk do të thotë se je më i vlefshëm se një mjek i dëshmuar, artist meritor, sportist i dalluar etj. Krejt në fund, depolitizimi i shoqërisë është e arritura më e madhe që kanë jetësuar demokracitë perëndimore sot. Le të shpresojmë se kjo një ditë do të bëhet realitet edhe tek ne!

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Republika mbi interesat politike: sovraniteti i qytetarëve, kushtetutshmëria dhe përgjegjësia shtetërore

August 12, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.