- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
Klubi letrar “NOSITI” nga Kamenica, për t`i begatuar festat e nëntorit, me qëllim të mbështetjes së krijuesve letrar kishte shpallur “konkursin letrar”, për nder të Festës së Flamurit. Për dallim prej herëve tjera, organizatori kishte paraparë Orën letrare, ku do të lexoheshin poezitë konkurruese dhe në fund edhe ato jashtë konkurrencës. Pas orës letrare, u bë i ditur edhe vendimi i Jurisë profesionale të konkursit anonim letrar, në përbërje: Izet Abdyli, Sinan Sadiku dhe Musa I. Ahmetaj, të cilët dalluan tre fituesit e çmimeve të parapara. Kështu, sipas jurisë profesionale: Vendi i parë: Muhamet Halili Vendi i dytë: Sadbere…
Me respekt! Menaxhmenti i KRU “Hidromorava” Gjilan
AAK në Gjilan: Ishim bashkë në secilën rrethanë historike, jemi bashkë sot në liri e do jemi përgjithmonë
Për nder të datave historike të kombit shqiptar, bëmë homazhe pranë më meritorëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dëshmorëve. Për shqiptarët komplet kalendari vjetor është i mbushur me data e ngjarje historike, nëntori kulmon. Ishim bashkë në secilën rrethanë historike, jemi bashkë sot në liri e do jemi përgjithmonë. Përpjekjet dhe sakrifica e shqiptarëve ndër vite, na obligon të shohim përtej secilit interes tjetër në raport me atë të kombit, shtetit e popullit. Shqiptarë, gëzuar festat e Nëntorit!
28 Nëntori vazhdon të jetë simbol i shtetformimit, lirisë dhe dashurisë për atdhe. Veçantia e tij theksohet edhe me ditën e lindjes së Adem Jasharit dhe daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 Nëntor 1997, në Llaushën e Skenderajt. Këto janë fakte të lidhura me angazhimin e pandërprerë për liri e pavarësi. E kjo festë padyshim do të kishte ndriçim më të madh, po qe se luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të ishin të pranishëm mes nesh. Gëzuar të gjithë shqiptarëve! Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Dega në Gjilan
“Kemi tri fe, por kemi vetëm një atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyrë kemi mbrojtjen e Atdheut” Urime 28 nëntorin, festën më të madhe të shqiptarëve me thirrjen përbashkuese të njërit prej kryengritësve më të mëdhenj për liri të shqiptarëve e bashkim, Mulla Idriz Gjilani. Sot i kujtojmë me pietetet më të larta heronjtë, dëshmorët e martirët e kombit, të cilët me sakfrificën e tyre sublime, na mësuan se si duhet atdheu. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre! Lutfi Haziri, Kryetar i LDK-së së Gjilanit
Aktivitetet në Komunën e Gjilanit për nder të 112 vjetorit të Ditës së Flamurit, kanë vazhduar me seancën solemne, homazhe te varrezat e dëshmorëve, vendosjes së gurthemelit për bustin e Hamdi Zymberit, një simbol i qytetit tonë dhe performanca-akrobacione në qendër Në këto aktivitete ishin kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren, Leonora Morina Bunjaku, zv. ministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla, komandanti i Stacionit të Policisë në Gjilan, Agim Lipovica, ish- komandanti i ZOK-ut, Ahmet Isufi, deputetë nga Kuvendi i Kosovës, drejtorë, këshilltarë e zytarë komunalë, përfaqësues të subjekteve politike, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të shoqatave të…
Me qëllim të shënimit të 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar, Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot një seancë solemne ku është folur për rëndësinë që ka kjo festë ndër vite tek shqiptarët. Me pas përfaqësuesit e Institucioneve komunale të Vitisë, policia e Kosovës, qytetarë, përfaqësues të subjekteve politike e të tjerë kanë bërë homazhe të varrezat e dëshmorëve në Viti, ku u përkujtuan dëshmorët e kësaj komune të cilët dhanë jetën për lirinë e këtij vendi. Kurse në seancën solemne që u mbajt sot nga një fjalë rasti e mbajtën, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim…
Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur mbledhje solemne me rastin e 112-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë
Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, me rastin e 112-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ka mbajtur sot seancë solemne, në ngjarjen ku mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, sikurse edhe përfaqësues nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve e përfaqësues të tjerë institucionalë. Kryesuesi Kadriu tha se 28 nëntori është njëra nga ditët më të rëndësishme për popullin shqiptar. “Pavarësia e shtetit amë nuk është e plotë derisa shumë pjesë të territoreve shqiptare ndodhen ende nën sundim të shteteve të huaja”, ka thënë Kadriu. Kryetari i Komunës,…
Për nder të festës së 28 Nëntorit, në shkollën “Ibrahim Uruqi” në Bresalc, është mbajt një program i pasur kulturo-artistik. I pranishëm ishte edhe drejtori i Arsimit të Komunës së Gjilanit Shpend Nuhiu. Nxënësit interpretuan këngë patriotike dhe poezi që nderuan historinë dhe trashëgiminë kombëtare. Programi u pasua nga shfaqja teatrale dhe vallëzimi popullor, ku nxënësit shfaqën talentin e tyre në forma të ndryshme arti, duke krijuar një atmosferë ngazëllyese e të ngrohtë. Ky aktivitet pati për qëllim përforcimin e ndjenjës së patriotizmit dhe dashurisë për atdheun, si dhe nderimin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Drejtori i Arsmit në…
Në këtë prag të shënimit të 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit Kombëtar, kam nderin t’ju përcjell urimet më të sinqerta dhe më të përzemërta. Kjo ditë e shenjtë kombëtare është simbol i lirisë dhe krenarisë sonë që na bashkon si komb dhe na kujton sakrificat dhe vendosmërinë e të parëve tanë për liri dhe pavarësi. Poashtu kjo ditë është frymëzim dhe udhërrëfyes që forcon lidhjet tona shpirtërore e historike. Në kuadër të kësaj feste të madhe, Komuna e Vitisë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, ka organizuar…

