Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave

July 28, 2026

Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin

July 28, 2026

Sonte më prit

July 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave
  • Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin
  • Sonte më prit
  • Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë
  • Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?
  • Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve
  • Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”
  • Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Thirrja për nominime për: “Çmimi Vjetor për Angazhim Qytetar” dhe “Çmimi Vjetor për Zyrtarin e Dalluar Komunal”
Lajme Lokale

Thirrja për nominime për: “Çmimi Vjetor për Angazhim Qytetar” dhe “Çmimi Vjetor për Zyrtarin e Dalluar Komunal”

adminBy adminDecember 23, 2024Updated:December 23, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Thirrja për nominime për: “Çmimi Vjetor për Angazhim Qytetar” dhe “Çmimi Vjetor për Zyrtarin e Dalluar Komunal” të Komunës së Gjilanit

Të nderuar qytetarë të Komunës së Gjilanit,

Në këtë periudhë të fund vitit, është momenti për të vendosur në qendër të vëmendjes ata individë apo grupe të qytetarëve, si dhe zyrtarë komunal, të cilët përmes kontributit në komunitet, angazhimit dhe aktivizimit të tyre, kanë treguar përkushtim të jashtëzakonshëm në rritjen e ndërveprimit ndërmjet qytetarëve dhe Komunës, duke ndikuar pozitivisht në adresimin e çështjeve në komunitet.

“Komisioni Komunal për Çmimet e Mirënjohjes Publike”, ka kënaqësinë që të shpallë të hapur procesin për nominimet për “Çmimin vjetor për angazhim qytetar” dhe “Çmimin vjetor për zyrtarin e dalluar Komunal”.

Me këtë rast, komisioni do të vlerësojë kandidaturat e të gjithë të nominuarve që pranohen në formatin e nominimeve të hapura, të cilët në cilësinë e tyre si individë apo në forma të organizuara të grupeve formale apo jo-formale, si dhe zyrtarë të komunës të cilët kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e komunitetit, si dhe formësimin e politikave lokale duke rritur pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes, gjatë vitit 2024.

Të nominuarit për “Çmimin vjetor për Angazhim qytetar” duhet së paku të plotësojnë tre nga kriteret si vijon:

1. Kontributi dhe ndikimi në komunitetit i evidentuar përmes prezantimit të ideve dhe nismave që kanë pasur ndikim pozitiv në komunitet;

2. Pjesëmarrje publike aktive në takimet, diskutimet dhe forumet publike të organizuara nga Komuna;

3. Nxitja e përfshirjes së qytetarëve në komunitet për të adresuar kërkesat e qytetarëve në raport me organet e komunës;

4. Prezantimi i ideve apo nismave për zgjidhje inovatore për të adresuar çështjet e komunitetit në raport me organet e komunës;

5. Avokimi për çështjet e komunitetit në raport me organet e komunës, përmes kontributit në procesin e konsultimit publik, procesin e planifikimit buxhetor dhe konsultimit publik për politikat lokale.

Ndërkaq, të nominuarit për “Çmimin Vjetor për Zyrtarin e Dalluar Komunal” duhet të jenë zyrtarë të komunës të cilët gjatë përmbushjes së detyrës publike kanë promovuar dhe demonstruar ndershmërinë, integritetin, shërbimin ndaj qytetarëve, neutralitetin, objektivitetin dhe transparencën, si dhe së paku të plotësojnë tre nga kriteret si vijon:

1. Të ketë realizuar plotësisht objektivat e parapara për vendin e punës dhe të ketë kontribuar në rritjen e performancës së Drejtorisë Komunale-Komunës, me profesionalizëm dhe përgjegjësi në punë,

2. Të ketë përfshirë në mënyrë aktive qytetarët në proceset e vendimmarrjes publike në nivelin lokal të qeverisjes, si dhe adresimit të çështjeve të komunitetit;

3. Të ketë promovuar dhe mbajtur një komunikim të vazhdueshëm dhe transparent për vendimet dhe aktivitetet e komunës në raport me qytetarët;

4. Të ketë siguruar që proceset e vendimmarrjes lokale të përfshijnë perspektivën e qytetarëve, si dhe përfshirjen e grave, komunitetet pakicë, të rinjtë dhe personave me aftësi të kufizuar, në proceset e dizajnimit të politikave lokale;

4. Të ketë ndërtuar një partneritet dhe dialog të strukturuar me bizneset, shoqërinë civile, mediat në procesin e formulimit dhe zbatimit të politikave lokale.

Për të nominuar një individ apo një grup formal ose jo-formal për “Çmimin vjetor për angazhim qytetar”, ose një zyrtar të komunës, për “Çmimin vjetor për Zyrtarin e Dalluar Komunal”, ju lutem, vizitoni ueb faqen zyrtare të komunës së Gjilanit tek rubrika konkurse/njoftime, në linkun si vijon:

1 Në gjuhën shqipe: https://kk.rks-gov.net/…/konkurset-njoftimet/aplikacione/

2 Linku në gjuhën serbe: https://kk.rks-gov.net/…/cate…/konkursi-i-objavljivanja/

Në këto linqe do të gjeni të gjitha detajet lidhur me kriteret e përgjithshme dhe të veçanta, si dhe formularin e nominimit për plotësim.

Formularët e plotësuar dhe dokumentet mbështetëse mund të dërgohen në e-mail adresën: [email protected], si dhe kopjet fizike mund t’i dërgoni në Qendrën për Shërbim me Qytetarë.

Nominimet do të pranohen deri me datë 24.12.2024.

Le të bashkohemi në këtë iniciativë të përbashkët për të vlerësuar dhe nderuar të gjithë ata qytetarë që me aktivizimin e tyre kanë bërë ndryshime pozitive dhe transformuese në komunitetin tonë!

Ju faleminderit për nominimet tuaja!

Anëtarët e Komisioni Komunal për Çmimet e Mirënjohjes Publike

Shënim:

Të gjithë nominuesit dhe të nominuarit pajtohen të ndajnë informacionet e kërkuara nga formatet e nominimit dhe të njejtat të trajtohen nga Komisioni Komunal për çmimet e Mirënjohjes Publike, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Nga nominimi përjashtohen të emëruarit dhe të zgjedhurit politik. Për kandidatët fitues bëhet verifikim i të kaluarës kriminale si dhe për shërbyesit publik verifikimi edhe nga njësia e burimeve njerëzore lidhur me performanën vjetore si dhe evidencën e masave disiplinore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese

July 16, 2026

Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”

July 14, 2026

Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri

July 14, 2026
Mos humbni
Kronikë

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave

By adminJuly 28, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë periudhës së fundit ka ngritur gjashtë…

Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin

July 28, 2026

Sonte më prit

July 28, 2026

Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë

July 24, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave

July 28, 2026

Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin

July 28, 2026

Sonte më prit

July 28, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.