- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
Prokuroria Themelore në Gjilan: Gjatë muajit nëntor janë ngritur 16 aktakuza për dhunë në familje
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë muajit nëntor 2024, ka pranuar dymbëdhjetë (12) kallëzime penale, ndaj dymbëdhjetë (12) personave, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), Gjatë kësaj periudhe kohore, nga Departamenti Përgjithshëm i kësaj prokurorie janë ngritur gjithsej gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’. Ndërsa, nga Departamenti për të Mitur është paraqitur një (1) propozim për shqiptimin e masës edukative, ndaj një (1) personi të mitur, për këtë vepër penale./GJILANI INFO/
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se në kuadër të projekteve për asfaltimin e rrugëve, ka përfunduar asfaltimi i pesë rrugëve të tjera në fshatin Muçiverc. I pari i komunës ka thënë se asfaltimi i këtyre pesë rrugëve ka vlerën afër 80 mijë Euro. Ndërsa rrugët të cilat janë asfaltuar janë: Rruga “Hasan Masurica” Degëzimi 1 Rruga “Hasan Masurica” Degëzimi 2 Rruga “Hasan Masurica” Degëzimi 3 Rruga “Hasan Masurica” Degëzimi 5 Rruga e Malit /GJILANI INFO/
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka njoftuar se ka përfunduar ndërtimi i urës në Koretin. “Edhe një kërkesë të kamotsme të banorëve të Koretinit, i kemi dhënë përgjigjje”-ka thënë Kryetari Rahimaj. Ky investim në këtë urë, ka arritur vlerën e 83,000 eurove dhe është një investim i plotë nga Komuna e Kamenicës. Ura në fjalë, është ndërtuar sipas standardeve të përcaktuara dhe nevojave edhe për personat me nevoja të veçanta. Ai gjithashtu ka njoftuar se do të vazhdojë me realizimin e projekteve të tjera./GJILANI INFO/
Sadbere Gagica Ende te ura na presin Drejt qiellit-dallëndyshja var krahët Në varrëse harrimi Simfonia humb zërin mbi akrepa te arnuara, pa kthim Tatuazhe jete qëndis në lëkuren time Te porta e diellit Hyn për të zgjuar gjumin e huazuar Tutje qe stinë e dehur Stinë udhëtimi mes ecjeve-etjeve (Z)emra plot përshëndetje në gjurmët e penës Mbi supe një thes plot mall Këmisha e pranverës leckosur nga dashuritë Vetmia me gjuan me lot të fshehur Hesht në vargun e heshtjes Nga vetmia në vetmi dridhem Kujtimet murosa Në galerinë e ëndrrave prush Pluhur rreth zemrës u bë trishtimi Lot…
Hyseni: Albin Devaja është bashkuar me ekipin tonë në cilësinë e këshilltarit për planifikim
KryetarI i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar sot se Albin Devaja iu është bashkuar ekipit të tij, tashmë në cilësinë e këshilltarit për planifikim. “Albini është ekonomist dhe menaxher me përvojë të gjatë. Dhe përveç karrierës profesionale, ai është gjithashtu një aktivist politik dhe qytetar aktiv. E, nga ana tjetër, Familja Devaja njihet në qytetin tonë për kontributin e saj të madh në fusha të ndryshme”, ka thënë, Kryetari Hyseni. Hyseni ka theksuar se së bashku me profesionistë, qytetarë dhe të gjithë ata që dëshirojnë të mirën e qytetit tonë, do të vazhdojnë pa u ndalur. /GJILANI…
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, ndaj gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale. Aktakuzat e ngritura janë : Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi”, Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprat penale “Zjarrëvënia” dhe “Kanosja”, Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë…
Policia e Rajonit të Gjilanit ka shqiptuar 1 mijë e 297 gjoba dhe 15 masa të ndalimit të mjeteve motorike
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 22.11.2024 – 28.11.2024 në vazhdën e implementimit të planeve operative kanë shqiptuar njëmijë e dyqind e nëntëdhjetë e shtatë (1297) gjoba. Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: · Hetim i dymbëdhjetë (12) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, · Hetim i trembëdhjetë (13) aksidenteve të trafikut me të lënduar, · Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për pesëmbëdhjetë (15) ngasës. Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon…
Java e 15-të vjen me kryendeshjen e dy rivalëve të kreut të tabelës, FC Ballkani – FC DRITA. Ndeshja pritet të jetë derbi dhe kështu u tha edhe në konferencën e klubit tonë, ku kryetrajneri Zekirija Ramadani para gazetarëve tha se janë detajet ato që vendosin për epilogun e kësaj sfide. “Nuk ka ndeshje te lehta, por ne aspektin e motivimit për ne si trajner është shumë më e lehtë të motivosh skuadrën. Derbit zakonisht mund t’i vendos një moment, shpresoj që ai moment të jetë në favorin tonë. Jemi në vendin e parë, kemi pesë pikë diferencë dhe normal…
Orari i zyrave postare nga ora 08:00-20:00 KRU “Hidromorava” fton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit Gjilan, Kamenicë dhe Viti, që të shfrytëzojnë pikat e Postës së Kosovës për të paguar faturat e ujit, shpejt, sigurt dhe lirë. Konsumatorët gjatë pagesës duhet të posedojnë faturën mujore që të verifikohet kodi i konsumatorit. KRU “Hidromorava” falënderon të gjithë konsumatorët për bashkëpunimin duke kryer me rregull pagesën e faturave të ujit!
nëse një ditë ke mall për mua dēgjoje kếngën që ta kujton ikjen mbylli sytë dhe më thuaj «të dua» lejo refrenin tế ta pushojë dhimbjen dhe kur të më gjesh ritmit të saj plagët e vjetra mos i trazo më puth siç puthet një buzë n’vaj dhe në mrekulli t’lutem beso nëse nata gjumin s’ta bie vallëzo vargjeve të poezisë për ty që shkruar i kam me dritën e yjeve lutu t’zbres dhe te ti të vij dhe nëse rrugët na kryqëzohen diku mos u hesht nga ndjesia e fajit shpërthe si dikur nën hije të fikut kur shuanim…

