- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
- Kosova përballë përgjegjësisë së shtetformimit
Author: admin
Duke qenë se jemi në sezonin e gripave dhe ftohjes është e rëndësishme që të kujdesemi për veten, sidomos nëse kemi kapur infeksione. Lidhur me këtë, një infermiere e njohur si Barbara Austin ka ndarë disa metoda natyrale që ndihmojnë kundër ftohjes dhe gripit. Është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për veten kur sëmuremi edhe në kushte shtëpiake. Por, cilat janë metodat natyrale sipas ekspertes? Më poshtë kemi veçuar disa prej tyre. Hidratimi Rekomandimi i parë nga Austin për t’u rikuperuar shpejt nga një virus i ftohjes ose nga gripi është të qëndroni të hidratuar. “Kur jeni të…
Adem Nimani Kur tokat shqiptare mbeten jashtë mbrojtjes nga Perandoria Osmane, Serbia me krejt forcat që kishte, pa pritur një ditë, mësyu shfarosjen e fqinjëve shqiptarë. Pa kaluar dy vjet, në vitin 1914, po nëpër ato rrugë që kishin kaluar falangat vrastare serbe, në vitin 1912, po ato falanga që kishin vra e plaçkitur shqiptarët e pambrojtur nga askush, që nga Kurshumlia e Vranja e deri në Durrës e Krujë, kishin marrë arratinë para ushtrisë austro-hungareze. Derisa populli shqiptar akoma nuk mund të thoshte fjalën e tij, dhe akoma i paorganizuar, duhej të dëgjonte thirrjen e superfuqive të kohës dhe…
Kosovare Asllani, ka arritur që të shënoj gol në ndeshjen e playoff-it kundër Serbisë. Futbollistja me prejardhje nga Kosova, realizoi në minutin e 19-të për rezultatin 2:0. Fituesi i këtij takimi shkon vitin e ardhshëm në Kampionatin Evropian. Golin e realizuar nga Asllani mund ta gjeni KËTU.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur gjashtë aktakuza për mashtrim, ngacmim dhe tregti të ndaluar
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Gjilan,me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Shantazhi” dhe “Kanosja”. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale: Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave…
Ahmet Selmani (ose duke pritur këngën e pakënduar) Ynëzot na e fal mëkatin vetë i kemi rritur zogjtë e Stimfalit që tani na e hanë mishin e regjur në rrezg të ditës dhe eshtrat na i lënë në diell si statuja të gjalla që thahen e s’bëzajnë ndërkaq ne flasim prajshëm kacagjelohemi për qiellin e lirë duke pritur të fluturojnë bukur njata zogj me sy kafshues e t’ia marrin këngës së pakënduar.
Në një garë ndërkombëtare të mbajtur në Londër, Dr. Bardhyl Rraci ka marrë titullin “Kirurgu Oral më i mirë në Botë më 2024” Në një garë ndërkombëtare të mbajtur në Londër, Dr. Bardhyl Rraci ka marrë titullin “Kirurgu Oral më i mirë në Botë më 2024” E martë, 3 Dhjetor 2024 – 8:25albinfo.ch Në një garë ndërkombëtare të mbajtur në Londër, Dr. Bardhyl Rraci ka marrë titullin “Kirurgu Oral më i mirë në Botë në vitin 2024”, përcjell albinfo.ch, Kjo ngjarje ndërkombëtare mbahet çdo vit në Londër, ku ndahen çmime për profesionistët më të mirë shëndetësorë nga British Healthcare…
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, diskutohet përfshirja e tyre në të gjitha sferat
Organizata HANDIKOS, në bashkëpunim me Njësinë Komunale për të Drejtat e Njeriut në Kamenicë, organizoi një tryezë diskutimi me 3 dhjetor në Ditën Ndërkokvëtare të Personave me Aftësi të Kurizuara, me moton: “SOT ËSHTË DITA JOTE – NGRITE ZËRIN!”. Qëllimi i kësa tryeze ishte ndërgjegjësimi mbi të drejtat dhe përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në çdo aspekt të jetës. Në këtë ngjarje përpos anëtarëve të HandiKOS-it morën pjesë edhe Drejtori i Arsimit, Drejtoreshat: e Administratës, Buxhetit e Financave, Kadastrit, Pronës dhe Gjeodezisë, Zyrtarja për Barazi Gjinore, Zyrtar nga DSHMS, psikologë dhe asistentë. Drejtoresha e HANDIKOS, znj. Hyrmete…
Deri me 30 nëntor të këtij viti Administrata Tatimore e Kosovës ka mbledhur 883.6 milionë euro tatime. Sipas ATK-së kjo vlerë e të hyrave është tregues i fuqishëm i punës profesionale që shtetit i garanton stabilitet. “Kjo vlerë e të hyrave është tregues i fuqishëm i punës profesionale të stafit të Administratës Tatimore, e cila padyshim shtetit i garanton stabilitet financiar e ekonomik. Të hyrat e inkasuara për këtë periudhë janë hiç më pak se 90.7 milionë euro apo 11.4% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Në komunikatën e ATK-së thuhet se për performancën emirë…
Qendra për mbrojtjen dhe rehabilitimin e grave dhe fëmijëve “Liria” në Gjilan, mbajti takimin me anëtarët e mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje. Leonora Morina Bunjaku, nënkryetare e Komunës së Gjilanit, tha se kontributi i secilit është i rëndësishëm në parandalimin e dhunës me bazë gjinore. “Si shtet kemi ecur përpara, ku janë bërë hapa të rëndësishëm dhe gratë janë në pozita vendimmarrëse. Me punë e përkushtim arrihen edhe sukseset”, tha Morina Bunjaku. Ajo kërkoi angazhime më të mëdha në parandalimin e fenomenit të dhunës ndaj grave. “Duhet ti shtyjmë proceset përpara e jo ti pengojmë ato. Bashkërisht mund…
Prokuroria Themelore në Gjilan: Gjatë muajit nëntor janë ngritur 16 aktakuza për dhunë në familje
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë muajit nëntor 2024, ka pranuar dymbëdhjetë (12) kallëzime penale, ndaj dymbëdhjetë (12) personave, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), Gjatë kësaj periudhe kohore, nga Departamenti Përgjithshëm i kësaj prokurorie janë ngritur gjithsej gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’. Ndërsa, nga Departamenti për të Mitur është paraqitur një (1) propozim për shqiptimin e masës edukative, ndaj një (1) personi të mitur, për këtë vepër penale./GJILANI INFO/

