Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara ka ndaluar 6 persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh si dhe ka ngritur 2 aktakuza ndaj 2 personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara ka ndaluar gjashtë (6) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një (1) person është ndaluar me dyshimin e veprës penale ‘’Dhuna në familje’’, një (1) person është ndaluar për veprat penale ‘’Kanosja’’, ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Mospërfillja e gjykatës’’ dhe katër (4) persona janë ndaluar për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.
Aktakuzat:
Gjithashtu Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’./GJILANI INFO/