Ahmet Selmani
(ose mashtrim optik)
Nuk e di
nëse na kanë lënë
sytë
na ka mpakur sëmundja
e harresës
apo gjithë kohën shohim
ëndrra të dehura
kur këndojmë për madhësinë
e Shqipërisë
e cila duket sa një kokërr
meli
në hartën e përgjakur
të botës./GJILANI INFO/