Edhe gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar raste aksidentesh dhe shqiptime tiketash trafiku në raportin e polici së vendit tonë.
Përndryshe për periudhën në fjalë, behet e ditur se kanë ndodhur 79 aksidente trafiku si dhe janë shqiptuar 1 mijë e 300 tiketa trafiku.
Për aksidentet në trafik, thuhet se 19 prej tyre të kenë qenë me lëndime, kurse 60 aksidentet tjera vetëm me dëme materiale.
Ndërkaq, janë arrestuar 16 persona dhe 4 të tjerë janë paraburgosur. /GJILANI INFO/