Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave

July 28, 2026

Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin

July 28, 2026

Sonte më prit

July 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave
  • Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin
  • Sonte më prit
  • Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë
  • Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?
  • Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve
  • Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”
  • Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Ndahen mirënjohje për qytetarin më aktiv, zyrtarin e dalluar dhe zyrtaret pos mortum
Lajme Lokale

Ndahen mirënjohje për qytetarin më aktiv, zyrtarin e dalluar dhe zyrtaret pos mortum

adminBy adminDecember 30, 2024Updated:December 30, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Është mbajtur ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve të mirënjohjes publike për qytetarin më aktiv, zyrtarin e dalluar dhe mirënjohje post mortum.
Me çmimin qytetari më aktiv u shpallën organizata Aktivit të gruas pensioniste pranë OPIP dhe Ujmir Krasniqin.
Çmimi zyrtar i dalluar komunal i’u nda zyrtarit nga njësia e kuvendit Mejdi Rexhepit.
Ndërsa mirënjohjet post mortum i’u ndan të ndjerave Drita Bajrami Kajtazit dhe Ismete Kurtalanit.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, tha se është kënaqësi dhe nder i veçantë që sot po ndahen mirënjohje publike për të vlerësuar ata që kanë shkëlqyer me punën dhe përkushtimin e tyre gjatë këtij viti.
Sipas tij këto mirënjohje janë një akt simbolikë, karshi punës së madhe të tyre që kanë bërë, por që kjo tregon se shprehim respekt për kontributin dhe angazhimet e tyre.
I pari i komunës falënderoi edhe USAID-in, të cilët po monitorojnë këtë proces në kuadër të Kontratës Sociale.
Ai tregoi se Komuna e Gjilanit, është njëra prej nismëtareve të projektit Buxhetimi me Pjesëmarrje në nivel të Kosovës, lidhur me përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe planifikim.
Kryetari Hyseni, uroi fituesit e mirënjohjeve.
Zyrtarja nga USAID-i, Fortuna Haxhikadrija, përgëzoi Komunën e Gjilanit për realizimin e këtij aktiviteti, ku USAID-i sivjet është vetëm monitorues.
Derisa ajo ka inkurajuar komunën që këtë aktivitet ta bëjë tradicional.
Kryetari Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun kanë ndarë mirënjohjet.
Komisioni vlerësues për ndarjen e mirënjohjeve publike, ka bërë përpjekje maksimale për të qenë sa më të drejtë, transparent dhe të paanshëm duke synuar që të vlerësohen meritat dhe kontributi i secilit.
Sot, çmimet “Zyrtari i Dalluar” dhe “Qytetari më Aktiv” nderojnë jo vetëm arritjet individuale, por edhe frymëzimin që këta individë sjellin për të gjithë ne.
Këta janë shembuj të ndershmërisë përkushtimit dhe dashurisë për komunitetin tonë. Për këtë u jemi mirënjohës. Përgëzime fituesve dhe faleminderit për angazhimin tuaj të palodhshëm.
Me çmimin “Qytetari më Aktiv” u shpallën organizata “Aktivit të gruas pensioniste pranë OPIP dhe Ujmir Krasniqin.
Aktiviteti i gruas pensioniste pranë OPIP me aktivitetin e tyre kanë kontribuar jashtëzakonisht shumë në përmirësimin e jetës së grave të moshës së tretë ku kanë treguar përkushtim të veçantë në angazhimin e tyre për të ndihmuar gratë e moshuara të ndihen të mbështetura dhe më të përfshira në shoqëri.
Çmimi për angazhim qytetar gjithashtu i ndahet qytetarit aktiv Ujmir Krasniqi, i cili ka treguar përkushtim të veçantë për përfshirjen dhe fuqizimin e të rinjve në aktivitete për barazi gjinore, duke krijuar hapësira për rritje dhe zhvillim në vazhdimësi.
Çmimi zyrtar i dalluar komunal i ndahet zyrtarit nga njësia e kuvendit Mejdi Rexhepi, i cili ka dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim të jashtëzakonshëm në përmbushjen e objektivave të punës duke qenë një model i shërbyesit civil, ku me angazhimin e tij të pandërprerë, ka kontribuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe forcimin e institucioneve tona. Për këtë e falënderojmë dhe në shenjë respekti ndajmë një mirënjohje.
Në këtë ditë të veçantë dëshirojmë të kujtojmë dhe ti nderojmë koleget tona të dashura të cilat kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm gjatë vitit 2024, por që fatkeqësisht nuk janë më në mesin tonë.
Me përkushtim dhe ndershmërinë e tyre ato lanë një trashëgimi të çmuar në shërbim të institucioneve dhe komunitetit tonë. Vepra dhe shembulli i tyre do të mbeten gjithmonë një udhërrëfyes për të gjithë ne duke na frymëzuar të vazhdojmë me të njëjtin përkushtim dhe përgjegjësi.
Në shenjë mirënjohje dhe respekti sot u ndajmë mirënjohje post mortum si një vlerësim modest për gjithçka që ato kanë dhënë për shoqërinë tonë.
Mirënjohjet post mortum i’u ndan të ndjerës Drita Bajrami Kajtazi dhe të ndjerës Ismete Kurtalani./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese

July 16, 2026

Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”

July 14, 2026

Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri

July 14, 2026
Mos humbni
Kronikë

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave

By adminJuly 28, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë periudhës së fundit ka ngritur gjashtë…

Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin

July 28, 2026

Sonte më prit

July 28, 2026

Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë

July 24, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave

July 28, 2026

Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin

July 28, 2026

Sonte më prit

July 28, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.